Nuk ka gjë më pak të besueshme se memoria. Harresa është një nga karakteristikat tona më të mjera, por përpjekja për ta riparuar zbrazëtinë e saj me kujtime të zëvendësueshme apo të përkohshme është fatkeqësia më e madhe e prirjeve tona. Përpjekja e profesorëve të psikologjisë kundrejt studentëve ka qenë gjithmonë një thirrje për të mos i besuar kujtesës.
Një herë dikush i tregon një psikoanalisti në një kafene një episod të jetës së tij dhe tjetri duke e vërejtur sikur po kërkonte diçka, i thotë: “Është hera e dytë që shoh të reflektuar të shkuarën në sytë e dikujt që flet për jetën e tij”. Tjetri pyet: “Hera e dytë? Nuk ishte e para? Çfarë rëndësie kishte që ishte e dyta? Përse nuk thua thjeshtë që pe në sytë e mi reflektimin e asaj që rrëfeve?”
Sistemi i vlerave mendore, aksiologjia[1] ka nevojë të mendojë që “të ringjallet” për t’i dhënë rëndësinë e duhur, për psikoanalistin duket sikur fakti vetë nuk kishte asnjë vlerë për aq kohë sa nuk kujton dot asgjë, herën e parë; në të njëjtën mënyrë njerëzit shohin retë dhe nuk mjafton meditimi mbi ngjyrat nëse nuk i shoqëron ato me të paktën një figurë, dhe vetëm kur kujton siluetën e diçkaje, duket sikur memoria refuzon t’i japë rëndësinë e duhur vetes, si të jetë duke i rezistuar ruajtjes së kujtesës së një reje avulloreje dhe kërkon të pranojë me patjetër që janë pambuk sheqeri. Kjo është arsyeja pse kujtesa jonë është një nga mjerimet tona më të mëdha.
Një njeri në moshë 40 vjeçare ka kujtime të mjaftueshme për të mbushur 500 faqe autobiografike, 40 vjet në 500 faqe? Po, dhe më e keqja është se mendoj që ndihem shumë optimist, ka të ngjarë që gjysmat e faqeve të jenë të mbushura me reflektime aktuale, një e katërta e librit do të jetë me kujtime të zëvendësueshme dhe ajo që mbetet me siguri do të mbushet me mbiemra përshkrimorë.
Edhe Frojdi shpesh bie në tundim për të rindërtuar harresën, pavarësisht se i është dedikuar studimit të saj dhe kujtimeve të zëvendësueshme, pavarësisht se pranoi që kujtesa gjendej në vende të paarritshme si ai që po vetë e quajti “vetja e pavetëdijshme”, pra nuk mundi të shpëtojë mashtrimin e mendjes duke plotësuar boshllëqet e veta me supozime.
Milan Kundera e quan të harruarën “Mosdije” dhe aty është vlera e vërtetë e këtij libri. Mosnjohja e vetvetes, e historisë së saj, duke harruar se ç’ka qenë, mjerimin e rremë të kujtesës. Në këtë roman një burrë dhe një grua takohen rastësisht gjatë udhëtimit të kthimit në atdhe nga ku ishin larguar 20 vite më parë, dhe kujtimet nuk shfaqen. Ne jetojmë të zhytur në një neglizhencë të madhe dhe nuk duam ta dimë.
“Mosdija” është një ikonë e postmodernizmit ku gjithçka është relative, asgjë nuk është aspak e vërtetë, kujtesa është zëvendësuar nga fotografi të shumta që do të duhej edhe një tjetër jetë për t’i parë të gjitha, prandaj janë të ruajtura në qindra giga nëpër disqe, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’iu rikthehesh pa harruar qoftë dhe diçka të vogël.
“Mosdija” është një libër për të njohur dhe për të harruar që asgjë nuk është e sigurt. Një lëndim i vërtetë narcistik, një lexim i detyrueshëm për dikë që dëshiron të jetë psikoterapeut.
Analizë e brendshme e veprës:
“Deri pak kohë më parë njerëzit luftonin për të provuar se kush kishte vuajtur më shumë gjatë regjimit. Po, të gjithë donin të njiheshin si viktima. Për fat ajo garë për të ditur kush ka vuajtur më shumë tashmë ka përfunduar. Sot njerëzit mburren me suksese, jo me vuajtje.”
Ky reflektim nga mbivlerësimi i vlerës së flijimit për vlerën e pjesës së hyrjes në fuqi të këtij libri brenda postmodernizmit, brenda sistemit të mendimit që fillon në vitin 1909 me deklaratën e Niçes “Zoti vdiq” dhe që në shkollën e psikonomisë njihet si një nga ndryshimet më të vështira me të cilat përballen vlerat e atyre që u sollën për sakrificë në shek.. XX dhe që është e nevojshme të jetë efektive në shek. XXI.
“Gjatë mungesës së tij, një fshesë e padukshme kishte fshirë peizazhin e fëmijërisë së tij, duke zhdukur çdo gjë që ishte e njohur; ballafaqimi që priste nuk u realizua.”
Ndoshta një nga arsyet përse ekziston harresa është sepse biologjikisht e di që gjithçka ka ndryshuar, nëse nuk harrojmë, aftësia jonë për tu përshtatur me botën është shumë e vogël.
“Dashuria është lartësimi i kohës së tashme.”
Psikonomia[2] na mëson se i gjithë ankthi është gjeneruar nga humbja e vigjilencës, për të lënë pas dore të tashmen dhe të vendosim në vend të saj një situatë që meriton vëmendjen tonë, dhe kështu një nga arsyet se pse dashuria prodhon mirëqenie është që të lartësojë këtë moment të pranishëm, të zbrazur nga të gjitha problemet e momenteve romantike. Por kjo zgjat shumë pak, përpara të parit rrezik të humbjes së objektit të dashur, dashuria transformohet në një shpërqëndrim duke gjeneruar ankth, dhe prej kësaj arsyeje dashuria është shpesh e lidhur me ankthin.
“Të jeni të gatshëm të jepni jetën për vendin tuaj: të gjithë kombet e njohin fenomenin e sakrificës”
Këtu gjithmonë ekziston dikush i gatshëm të përfitojë nga tendencat në masë. Sakrifica si vlerë është shitur dhe shitet nga qeveritë dhe fetë si mashtrim për të përdorur naivët si mjete. Prandaj rëndësia e rivlerësimit të vlerave, e vetëdijes është që sakrifica nuk duhet të njihet kurrë si vlerë.
“Deri atëherë koha i ishte shpallur si një e tashme që avanconte duke gëlltitur të ardhmen; kishte frikë nga ky përparim i shpejtë (nëse priste diçka të keqe) ose revoltohej nëse përparimi ishte i ngadaltë (nëse priste diçka të mirë). Por tani koha është zbuluar në një mënyrë krejt të ndryshme; tashmë nuk bëhet fjalë për të tashmen e mposhtur, robinjë, që e zotëron e shkuara.”
Njeriu ka nevojë të ndihet i rëndësishëm për tu përballur me pakuptimësinë e jetës, dhe të jetë mjet i rëndësishëm i të pasurit kujtime të rëndësishme, por çfarë e shënjon rëndësinë e një kujtimi? Duket qartë se vlera e tij varet nga ndjenja që vjen lidhur me idenë, më shumë ndjenjë, më shumë vlerë. Por duhet theksuar që i referohemi “sasisë” së ndjenjës dhe jo cilësisë. Një kujtim i një kënaqësie të madhe ka shumë gjasa të mbahet mend si diçka e rëndësishme njëlloj siç mbahet mend edhe një dhimbje e madhe.
Këtu na paraqitet shkurt dhe pastër një kurth: mund të bëhet më e vështirë për të arritur kënaqësinë duke marrë dhimbjen, prej kësaj mund të joshesh për të marrë dhimbjen si një pjesë të rëndësishme. Askush nuk gabon nëse mendon se më sipër bëhet fjalë për martirët dhe mazokistët.
“Në vend që të gëzohej për zbulimin e këtij apo atij çasti të harruar, ai ishte i dëshpëruar për pafundësinë e boshllëkut rreth asaj kohe.”
Jemi ajo që ne kujtojmë se kemi jetuar. A nuk duhet të ketë arsimi lëndë të veçanta për forcimin e jetës së përditshme? Kush na mëson për të kujtuar? Jemi duke bërë diçka të gabuar apo harresa është diçka e nevojshme?
“Por a kishte ai motivim ndonjë ndjenjë krenarie? A nuk është mirënjohja sinonimia e varësisë? Ajo që ne tani duam është dashuria pa asnjë mirënjohje!”
Dashuria është vlerë, të dashurosh është shumë më e vlefshme, duke rënë në dashuri është të njohësh vlerat e një objekti të dashur. Duke shprehur mirënjohjen; të qenit i dashuruar do të mohojë vlerën që i jep tjetri, dhe ata do të mendojnë se nuk jeni siç kanë menduar, që nuk jeni ashtu si të tjerët ju shohin, pra përgjithësisht mirënjohja e të qenit të dashuruar është së paku një mungesë edukate.
“E gjithë bota gabon për të ardhmen. Qenia njerëzore mund të jetë e sigurt vetëm në të tashmen. Por a është me të vërtet kështu? A mund ta njihni prej vërteti të tashmen? A është në gjendje dikush për ta gjykuar? Sigurisht që jo. Sepse, si mund ta kuptojë domethënien e së tashmes pa zbuluar të ardhmen? Nëse nuk e dimë se çfarë do të na sjellë e ardhmja, si mund të themi që kjo është diçka e mirë apo e keqe, që meriton mbështetjen tonë, mosbesimin apo urrejtjen?”
Nuk është e njëjta gjë si të ecësh dhe të vraposh, kjo nënkupton ndërfutjen e të jetuarit në “të tashmen e së ardhmes” siç thotë Shën Agustini, në çdo rast një veprim pa qëllim është një fakt i çmendur.
“- Shoh që ndihesh ende komuniste.
– Ajo fjalë tashmë s’të thotë asgjë. Po nuk kam reshtur së qeni bija e një familjeje të varfër.”
Në të gjitha studimet e kryera në vendet ish diktatoriale nuk është gjendur një komunist radikal që nuk vjen nga një pakënaqësi sociale.
[1] Disiplina filozofike që studion vlerat e gjërave
[2] Shkenca që studion ligjet e aktivitetit mendor


Leave a comment