Pas vdekjes | Juan Rulfo

Kam pak që kam vdekur. Vdiqa dje. Dje do të thotë dhjetë vjet për ju. Për mua, disa orë. Vdekja është e pandryshueshme në hapësirë dhe në kohë. Është thjesht vdekje, pa asnjë kundërshtim, ndaj asgjëje as diçkaje. Është një vend ku nuk ekziston as jeta e as diç tjetër. Gjithçka e lindur nga unë,... Continue Reading →

Teze Sesilia | Juan Rulfo

Llogarita shumë gjëra të humbura, por ajo pasdite kur vdiq tezja ime Sesilia nuk ishte zhdukur. Qëndroja pranë shtratit të saj, ulur në karrige, e shihja duke ngritur krahët gjatë gjithë kohës si për të mbrojtur veten nga ajo sëmundje që i sillte dhimbje dhe me të cilën kishte qenë në mosmarrëveshje prej agimit.Mbaj mend... Continue Reading →

Im atë | Juan Rulfo

Im atë qe burrë i mirë. Jetoi në atë kohë kur gjithçka qe keq. Në atë kohë kur ishte e pamundur të bëje plane për të nesërmen, pastaj e nesërmja ishte e pasigurt dhe e sotmja nuk kishte përfunduar ende. Kohët ishin të këqija: nuk mund të shihje as qiellin e as tokën; e as... Continue Reading →

Juan Rulfo

Imagjinata është e pafundme, e pakufi, dhe duhet ta thyesh rrethin diku; ka një portë, një derë arratisjeje, dhe pikërisht prej asaj daljeje duhet të ikësh, t'ia mbathësh.

Mario Vargas Llosa

Mendoj se ajo që dashuroj më shumë nuk është shkrimi, por rishkrimi, redaktimi, korrigjimi... Mendoj se kjo është pjesa më krijuese. Nuk e di asnjëherë se kur kam për ta përfunduar rrëfimin. Një pjesë që në fillim mendoja se do të më hante thjesht disa muaj, mund të ketë zgjatur me vite. Romani duket i... Continue Reading →

Gabriel Garcia Marquez

Në gazetari, një lajm i vetëm i pavërtetë paragjykon gjithë punën. Në krijimtari ndodh e kundërta, një e vërtetë e vetme legjitimon gjithë punën. Ky është i vetmi ndryshim dhe shtrihet në angazhimin e shkrimtarit. Një romancier mund të shkruajë ç'të dojë për aq kohë sa njerëzit e besojnë.

Gabriel Garcia Marquez

Episodet e çuditshme në romanet e mia janë krejtësisht të vërtetë, ose kanë një fillesë, një lidhje me realen. Jeta në të cilën gjendemi është shumë herë më interesante nga ajo çka mund të krijojmë.

Sfida e krijimit | Juan Rulfo

Për fat të keq, mua nuk pati kush të më rrëfente tregime; në fshatin tonë njerëzit janë të mbyllur, vërtet, plotësisht të mbyllur, secili është një i huaj aty. Ata janë duke folur; mbrëmjeve ulen mbi trastat e tyre për të treguar histori apo kësi gjërash; por, me të mbërritur dikush, e mbyllin gojën ose... Continue Reading →

Create a website or blog at WordPress.com

Up ↑