John Steinbeck | Fjalimi i Nobelit (1962)

Falenderoj Akademinë Suedeze për të cilën vepra ime ishte e denjë për këtë nder shumë të madh. Në zemër mund të ketë dyshime nëse e meritoj Çmimin Nobel midis njerëzve të tjerë të letrave për të cilët kam respekt dhe meritojnë nderim - por nuk kam asnjë dyshim për kënaqësinë dhe krenarinë ngaqë po më... Continue Reading →

Mali Magjik | Thomas Mann

- E ç'janë këto fjalë? - pyeti Hans Kastorpi me vetulla të mbledhura. - Hajde, mos na bëj numra tani! U thotë ai, - u përgjigj Joahimi, - së paku kështu i ka thënë njërit kohët e fundit. Na e ka thënë kryeinfermierja që ishte e pranishme dhe e ndihmoi për ta mbajtur të sëmurin.... Continue Reading →

Banja shvabe | Herta Müller

Është e shtunë mbrëma. Stufa e banjës ka një bark të përflakur. Dritarja e ajrimit është e puthitur fort. Javën e shkuar Arni i vogël dyvjeçar u sëmur me rrufë nga ajri i ftohtë që hynte brenda. Mamaja fërkon shpinën e Arnit të vogël me një palë të mbathura të dala boje. I vogli pllaquritet.... Continue Reading →

Orhan Pamuk mbi ‘Unë jam e kuqja’

Personi i parë që e lexoi me vëmendje romanin Unë jam e kuqja ishte Filiz Çagman, drejtoresha e Pallatit Topkapë. Kur nisa të shkruaja librin, zonja Filiz ishte drejtoreshë e bibliotekës së Pallatit. Para se të filloja librin, bisedova gjerë e gjatë me të. Zonja Filiz më mësoi se, siç rezulton nga pikturat e papërfunduara... Continue Reading →

Czesław Miłosz | Elegji për N.N.

Menjëmend t’u duka kaq larg? Mjafton të ngarendësh mbi valëzat e Baltikut dhe pas rrafshultës daneze, tej pyjeve me ahishta kah oqeani të kthesh, dhe aty, fill dy hapa m'a ke Labradorin – lëbardhur kësaj stine të vitit. Dhe nëse për ty që andrron gjiun e shkretë të detit, që kaq tmerr i ke marrë... Continue Reading →

Një libër në ditë: Unë jam e kuqja, Orhan Pamuk

Në Stambollin e shekullit të gjashtëmbëdhjetë, në fillim të rënies së Perandorisë Turke, ekzistonte lufta për të ruajtur personalitetin dhe zakonet e dikujt në kontrast me ardhjen e ndikimeve perëndimore, të gjitha të analizuara, madje edhe më shumë, nga presioni i fesë, për interpretimin më radikal dhe pasuesit e saj. Ilustrimet e librave, miniaturat, do... Continue Reading →

Create a website or blog at WordPress.com

Up ↑