Nëse do të dyshoja në aq sa dëgjova | Oliverio Girondo

Nëse do të dyshoja sadopak në aq sa dëgjova pasi vdiqa, nuk do të isha vetvrarë.Sapo shuhet muzikëza që na prish çastet e fundit dhe mbyllim përngahera sytë drejt gjumit të përjetshëm, nisin debatet dhe skenat familjare.Çfarë mosnjohje formash! Ç’mungesë absolute e qetësisë! Ç’injorancë për atë që tashmë ka vdekur!As edhe një shtëpi kalabrezësh të... Continue Reading →

Syzet | Matias Garcia Megias

Kam një palë syze që shohin vetëm të vërtetën. Meqenëse nuk jam mësuar, nuk mundem t’i përdor. Veçse njëherë… Ime shoqe flinte krah meje. Vendosa syzet, e vështrova. Kafka e saj qëndronte mbi çarçafë dhe shkëmbente ajrin pranë krahut tim, fare pranë meje. Kocka e rrumbullakët që gjendej mbi nënkresë kishte flokët e sime shoqeje,... Continue Reading →

Njoftim | Salvador Elizondo

Ishulli i mrekullueshëm u shfaq në horizont si një krater mbushur përplot me zambakë dhe trëndafila. Rreth mesditës nisa të dëgjoj notat shqetësuese të asaj kënge magjike. E kisha shpërfillur këshillën e mençur të perëndeshës dhe doja me gjithë shpirt të zbrisja atje. Nuk i zura me tapë labirintet e veshëve të mi dhe as... Continue Reading →

Pas vdekjes | Juan Rulfo

Kam pak që kam vdekur. Vdiqa dje. Dje do të thotë dhjetë vjet për ju. Për mua, disa orë. Vdekja është e pandryshueshme në hapësirë dhe në kohë. Është thjesht vdekje, pa asnjë kundërshtim, ndaj asgjëje as diçkaje. Është një vend ku nuk ekziston as jeta e as diç tjetër. Gjithçka e lindur nga unë,... Continue Reading →

Trëndafili | Juan Eduardo Zúñiga

Mu përballë këmbëve të studentit kaloi nxitimthi një karrocë, por ai sërish mundi të shihte në brendësi të saj imazhin e mrekullueshëm femëror. Të nesërmen, në po të njëjtën orë, e njëjta karrocë u rikthye për të kaluar sërisht nxitimthi përballë tij dhe la po të njëjtin imazh në mendjen e djaloshit, hijen e pastër... Continue Reading →

Krimi | Antonio Di Benedetto

Isha duhanpirës kokëfortë. Një mbrëmje më kaploi gjumi me cigare ndë buzë. U zgjova i trembur. Mesa duket e dija: kisha lindur krah lakuriqit të natës. Duke mos e pranuar këtë fat, në errësirë, nisa të kërkoj hanxharin. E preva copash. Në agim, me të dalë drita, pashë të qe një grua e zeshkët, të... Continue Reading →

Në male | Arturo Barea

Kjo pat ndodhur vjeshtën e parë të luftës. Djali – njëzet vjeçar – ishte toger; babai, për të mos e braktisur të birin, qe ushtar. Në male u qëllua i biri, dhe i ati e mori mbi supe. E kishin plagosur për vdekje. Babai nuk mund të vraponte me peshë mbi të. - Po vdes,... Continue Reading →

Kulla | Eliseo Diego

Gjuetari, shtrirë mbi tokën plot gurë të luginës, ëndërron. Ëndërron një luan të madh. I inatosur, vëren se në ëndërr bisha e tij nuk ka formë. Në përpjekje për të mbledhur veten, sytë thuajse i dolën vendit, qimet iu ngritën përpjetë, u zverdh në fytyrë. Me tu zgjuar i tmerruar, ndjen një peshë të rëndë... Continue Reading →

Create a website or blog at WordPress.com

Up ↑