ALEHANDRA PIZARNIK | ZGJIMI

ZotëriKafazi është bërë zogdhe ka fluturuarzemra ime është çmendursepse i ulërinë vdekjesdhe buzëqesh pas erësme iluzionet e mia. Çfarë të bëj me frikënÇfarë të bëj me frikën Drita nuk përhidhet më në buzëqeshjen timeas stinët nuk flakin pëllumba në idetë e miaMë janë zhveshur duartdhe kanë shkuar atje ku vdekjai mëson vdekatarët si të jetojnë... Continue Reading →

Jorge Luis Borges mbi Pedro Paramo

Poetja e shquar amerikane, Emily Dickinson, besonte se botimi nuk është pjesë thelbësore e fatit të një shkrimtari. Juan Rulfo duket se ka besuar po ashtu. Ishte një adhurues i leximit, vetmisë dhe i shkrimit të dorëshkrimeve, të cilat i rishikonte, i korrigjonte dhe i asgjësonte. Kësisoj, nuk po e botonte dot librin e tij... Continue Reading →

Dita e pandershmërisë sime | Dashnor Kokonozi

Ka kohë që nuk më ngushëllon aspak ideja se bota është mbushur me njerëz të pandershëm. Secili është i pandershëm për vete. Pandershmëria e të tjerëve nuk arrin ta zbehë pandershmërinë time të asaj dite. Nuk e di nëse të kam folur ndonjëherë për Kostikën? Është një djalë vërtet engjëllor dhe zemërhapur, edhe pse këto... Continue Reading →

Jacques Prévert

Dita sapo ka nisur… dhe tashmë është gjashtë e mbrëmjes. E hëna sapo erdhi dhe tashmë është e premte. Muaji sapo mbaroi… dhe viti thuajse iku. ... dhe kujtohemi që kemi humbur prindërit, miqtë. ... dhe kuptojmë se është tepër vonë të kthehemi mbrapsht. Atëherë ... Të provojmë të heqim qafe ato “Pastaj” Do e... Continue Reading →

OROE FILOZOFIKE | HANAH ARENDT (1906-1975)

1. Njeriu ideal i një regjimi totalitar nuk është një nazist apo një komunist i bindur, por ai për të cilin dallimi midis faktit dhe trillimit, së vërtetës dhe gënjeshtrës nuk ekziston më. 2. Është e lehtë ta duash jetën, sidomos kur je jashtë vendit. Aty ku askush nuk të njeh, dhe je vetëm, dhe e... Continue Reading →

Miguel de Unamuno (1864-1936)

Miguel de Unamuno lindi në Bilbao, Spanjë, ishte biri i Félix de Unamuno dhe Salomé Jugo. Si i ri, ai ishte i interesuar për gjuhën baske, të cilën mund ta fliste, dhe konkurroi për një pozicion mësuesie në Instituto de Bilbao kundër Sabino Arana. Unamuno punoi në të gjitha zhanret kryesore: ese, roman, poezi dhe teatër, dhe si modernist, kontribuoi shumë në shpërbërjen e kufijve midis zhanreve. Ka... Continue Reading →

Jacinta Escudos | Zakone paramartesore

Midis Klaudios dhe së dashurës së tij ka një lidhje, e cila, gjatë dy muajve, përgjithësisht, po rrjedh kafeneve, kinemave, parqeve dhe hoteleve familjare. Pra, një dashuri rruge, siç e mendon ai vetë.Por koha kalon dhe Klaudios i lind dëshira që ta çojë vajzën në shtëpinë e tij, sepse dashuria ka faqe të ndryshme dhe... Continue Reading →

Lev Tolstoi mbi Ana Karenina

Nëse do të kisha thënë me fjalë gjithë ato që kisha qëllim t’i shprehja në roman, atëherë unë do të shkruaja një roman identik me atë çfarë fillimisht shkrova... në gjithë atë që kam shkruar kam qenë i udhëhequr nga nevoja për të mbledhur mendimet e mia të lidhura së bashku për të shprehur veten...... Continue Reading →

Pasi vdiqa | Alban Tufa

Meqë vdiqa, thashë me vete që duhet të bëj tash diçka për veten, ta shijoj edhe pak, domethënë të rrij edhe do ditë këtej. Meqë e mora këtë vendim, thashë të mbaj vesh. Kur u njoftuan për vdekjen time njerëzit u habitën. Askush nuk kishte pritur të vdisja sot, të gjithë mendonin se duhej të... Continue Reading →

Create a website or blog at WordPress.com

Up ↑