Haruki Murakami – Kafka në breg

Published on

in

Tanimë nuk ekziston një qendër hegjemonike pasi vërehet një kompesim tematik ku hija markeziane shtrihet në çdo kulturë dhe risemantizohet. Dialektalisht, një herë më shumë, romani jep dhe rijep domethënie, mistifikon dhe demistifikon. Metafora epistemologjike (U. Eco) zhduk limitet: Çdo gjë mund të jetë një subjekt. Kështu romani supozon, sërishmi, rimbledhjen e mitit të imagjinares dhe me këtë një ushtrim i rinarrativizimit që shosh, një herë më shumë, letërsinë si një ushtrim poliedrik që rishpik identitetin në një tjetër, në një territor më të pasur dhe të dendur, të hapur.

Për Rinkon thyerja e 100 vjet vetmi nuk është narrative vetëm se ka në gadishmëri fenomene të tjera kulturore të zhvendosjes së kufijve: Në romanet e Tomas Rinkon, Kenzaburo Oz, Gunter Gras, Salman Rushdie, mes të tjerëve multilokalja dialogon në identitete të tjera në një proces jo lokalizimi, duke ndërtuar një kartografi të re dhe rishpikje në të cilën paradigmat e vjetra estetike janë rimodeluar simbolikisht për të treguar një kundërhistori që rizbulon simbolika, rite, mite, histori, tregime gojore dhe rrëfime si ushtrime për të rinarrativizuar dhe rinjohur atë që është pra do të thotë, riterritorizuar falë një letërsie (postmoderne) që rimerr pa distanca realen, magjjken dhe fantastiken duke propozuar në histori dhe histori alternative, pa kujtesë hapësinore dhe duke e shkëputur për të propozuar lidhjen e saj me qytete të tjera, një dialog i gjerë që kritikon terma si nocion, vertikalizim, identitet ose kujtesë kolektive, atdhe. Një imagjinatë e re sfidon modernitetin (letrar) duke e eshtërzuar: Një surrealitet i veçantë, një histori tjetër e parë, një letërsi hibride që kritikon “stilin” e vjetër: Kufijtë tradicionale, entropike janë të zëvendësuara nga një vend pa limit, një jo vend, për një valë të madhe që kthehet përmes miteve dhe legjendave, një hartë e re ku kufijtë bashkohen në mes.

Që nga dy plane të ndryshme dhe duke marrë parasysh strategji të ndryshme narrative, Kafka në breg” shndërrohet në një road (book) movie që trajton mësimin (fjalë e pandëshkuar, por nuk është vepra e tij e gjitha një lloj edukimi?) e këtyre dy personazheve rreth rëndësisë të kërkimit të idealeve, dëshirave dhe ëndrrave. Nuk besohet që është një roman pedagogjik i planifikuar edhe pse nuk reshti së qeni një roman spiritualist në të cilin shfaqet një ndërkryqëzim analitik që thërret dialogët platonikë, madhështorë, konstantë, mes personazheve si një strategji (trans) formuese dhe narracioni, në shumë kapituj, në personin e Tamurës për të tërhequr vëmendjen. Del që atje një aureolë e pabesë për diskutime dhe shqetësime gjysmëfilozofike, të përditshme ose kulturore, që shumë herë tregohen si mekanizma retorike jashtë mase manipuluese. Bëhet fjalë për kombinimin e enciklopedikes dhe të zakonshmes në jetën e fantazmeve, për të kërkuar një venë më të errët, një vetëdije primitive ataviste, eksperienca e të cilës drejton “tek e përsëritura, familjarja dhe personalja” (Rinkon) me dijen për të treguar thurjet e shkrimit fiktiv. Në këtë kuptim, dialogët murakamianë do të dukeshin gjithashtu për të dërguar dialogët e Don Kishotit, në shumë prej të cilëve ti kujton se sheh një nga personazhet, Nakata, njëfarë Kishano, “çmenduria” dhe sjellja e të cilit lidhet me mençurinë “e re” tek Sanço i tij, Oshino i ri, mbetet në një konceptim aventuresk dhe realist. Personazhet gjithnjë dëgjojnë dhe mësojnë, me një shpirt dialogjik dhe konvergjent. Një marrëdhënie tjetër ndërtekstuale që del, pavarësisht mohimit të Murakamit, dhe është e Kafkës në breg në “Roja në thekërishten buzë greminës” i J.D.Salinger, ndërthurja e Harry Caulfield, protagonisti i këtij romani, përmes çiftit (Caulfield -Poe; Salinger – Korbi) me Tamurën dhe duke vendosur një paralele me ikjen e dy adoleshentëve. Murakami, gjithashtu përkthyes, kishte trefuar njohjen me Salinger në “Tokio Blues” në të cilin autori japonez citon dhe komenton stilin e shkrimtarit amerikanoverior përmes dialogëve të Uatanabes, personazhit kryesor. Por koincidencat mund të shkojnë deri atje pasi, për sa kohë Caulfield me sjelljen e tij jokonforme para shoqërisë amerikanoveriore u rrit mes rinisë duke u shndërruar në një hit sjelljesh dhe qëndrimesh, duke përfaqësuar standartin e një kritike të ashpër në një shoqëri të fragmentuar dhe neokonservatore, për autoritetin atësor dhe për familjen ose për institucionalizimin e vet si presion, me një ekzistencializëm të veçantë kafshues dhe të ashpër për Tamurën, megjithatë, mund të konsiderohet që nga optika e adoleshentëve japonezë, një riaktualizim postmodern i “Roja në thekërishten buzë greminës” ku antiheroi Nipon përfaqëson një vizion të reduktuar të kritikëve të Caulfield, një djalosh “i adoptuar” për një epokë teknologjike dhe homogjenizuese.

Metamorfoza, mësimi dhe papërcaktimi sjell një thyerje mes materies dhe shpirtit, një botë rastësie dhe korrespondencash mes të brendshmes dhe të jashtmes. Nakata dhe Tamura përfaqësojnë dy fytyra të Janusit.

Dy personazhe paralele dhe të ndërvarura që kryqëzohen në metafora të një bote vertikale për tu dhënë në një botë tjetër, horizontale, ana tjetër. Leximet dhe vizionet e veta të botës përmbajnë një gradim superlativ të mistikes. Çfarë është pra romani? riafirmohet edhe njëherë si dëshmi e të shenjtës, errësirës dhe heshtjes së nëndheshme, të asgjësë dhe vdekjes. Teoria e imagjinatës, fiksioni narrativ afrohet sërish me kontradiktën e vetes, në ndërlidhjen mes njerëzores dhe hyjnores, kryqëzimi mes etosit dhe patosit, në katarsisin dhe procesin e krijimit vizionar, por gjithashtu në një tragjedi të përgjumur ku koha dhe realiteti bashkojnë fantazinë për të përshkruar një përshpëritje tjetër, një mistifikim tjetër, një riushtrim që rivendos dëshirën dhe ritet e përmbushura.

Romani do i përkiste rregullit fantastik papërcaktues, në atë që personazhet transformohen, maturohen, mësojnë dhe janë. Zbulimi në këtë kuptim sfidon botën opake të personazheve, të cilëve më në fund iu ndodh një proces anagnorisis që vendos përballë pasqyrës së jetës së tyre, të së vërtetës së tyre.

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.