Kafeneja e rinisë së humbur – Patrik Modiano

Published on

in

Paris, vitet e hershme gjashtëdhjetë. Prej faqes së parë lexuesi kupton që e gjithë historia sillet rreth një toposi dhe një personi: kafe Konde dhe një vajze misterioze që e quajnë Luki, por ky nuk është emri i saj i vërtetë. Kjo kafene pariziene është pika e takimit të bohemëve letrarë dhe universitarë, të personave që kërkojnë të harrojnë realitetin e tyre qoftë dhe për pak kohë. Në mesin e personazheve të rregullt të kafenesë shfaqet Luki, një imazh i heshtur dhe misterioz, që tërheq vëmendjen e grupit që me hyrjen e parë të saj dhe bota ndalet kur, nga një ditë në tjetrën, ndaloi së ndjekuri mbledhjet apo grupimet. U zhduk ashtu siç u duk, papritur.

Elementi kryesor është Luki dhe i gjithë romani (madje edhe lexuesi bashkë me të) vërtitet rreth saj si Toka rreth Diellit. Në çdo kapitull një pikëpamje e re, një narrator i tërhequr prej dritës së ëmbël dhe të çuditshme të asaj femre misterioze na tregon se çfarë dimë rreth asaj dhe na manipulon me të paditurën. Çdo narrator sheh uljet e Lukit në jetën e saj si një uragan, duke shkatërruar gjithçka, të paparashikueshmen dhe të pakapshmen, të paprekshmen. E ndjekin për njëfarë kohe, dhe për një vendim të njërit apo tjetrit, mbërrijnë në zhdukjen e saj, dhe pa këtë dritë, jetët e tyre rikthehen përsëri në monotoni dhe në realitetin e mërzitshëm dhe të hidhur. Vlerësohet dëmi, dhe pasi ka kaluar shumë kohë, kur ata kanë humbur gjithçka, përfshirë dhe rininë e tyre, kur plagët janë mbuluar nga manteli i harresës, Luki shfaqet në kujtimet e tyre dhe vjen nëpërmjet kësaj historie të mrekullueshme.

Gradualisht, nga narratori në narrator, përpiqemi të përshtasim pjesët, sepse boshllëqet sjellin boshllëqe dhe më pas humbet filli. Dhe kjo është arritja më e madhe e këtij romani, forma e të treguarit të historisë së Lukit si një legjendë, si një yll kalimtar dhe të pakapshëm në mënyrë konstante, dhe kjo fiton të gjithë vëmendjen e lexuesit nga faqja e parë në atë të fundit. Pra askush nuk mund t’ia japë rëndësi dhe as të parashikojë fundin nëse nuk e përfundon së lexuari, pasi ka të papritura dhe intensitet.

Është një roman i shkurtër, por kjo nuk e bën leximin të lehtë. Përkundrazi, shkurtësia sjell diçka shumë intensive në këtë rast. Në kaq pak faqe jep aq shumë informacion, sa ndonjëherë lexuesi e humbet rendin, dhe kjo ndodh më së shumti (madje dhe mua personalisht). Numri i madh i karaktereve që shfaqen me shpejtësi të jashtëzakonshme mund të gëzojnë gjysmën e romanit, sepse pjesa tjetër është një rrëmujë e vërtetë emrash ku nuk e merr vesh i pari të dytin dhe asnjë nuk është i qëndrueshëm veçse Lukit dhe një çifti që shfaqen vazhdimisht – pra përsëritja në këtë rast është elemnt kyç në ndërtimin e një vepre, pasi i forcon identitetin – por kjo mund ta bëjë leximin të vështirë dhe të rëndë. Shtjellimi i historisë kërkon më shumë faqe. Kujtojmë “Lufta dhe Paqja” apo “Të mjerët”, që pavarësisht vëllimit, ende rëndojnë me atë ngarkësë thuajse të pafundëm emrash karakteresh.

Një tjetër element që nuk mund të lihet pa përmendur është interesi i tepruar treguar prej autorit për qytetin e Parisit. Është tërheqëse që përshkruan rrugët me imtësi, që përmend vende dhe rrugica të panjohura, që frekuenton strofkat e bohemëve, por përshkrimi i tepërt në kaq pak faqe të shmang prej ngjarjes kryesore, të huton dhe të largon prej qëllimit të leximit, të shkëput prej leximit të përqëndruar dhe të krijon efekte të gabuara, pasi lexuesi ende mendon për rrugicën, kur në të vërtetë përshkrimi tashmë është hedhur tek personazhet apo veprimi i karaktereve të romanit. Nuk është se të shmang aq shumë prej leximit kur përshkrimi vjen prej narratorit – pra kalon kohë derisa pjesët të bëhen të kuptueshme dhe të shndërrohen në imazhe ato rrugë që në lexim të parë shfaqen si imagjinatë, ndërkohë që janë topose reale – por kur interesimi vjen prej personazheve në rininë e tyre, gjithçka bëhet më e thjeshtë.

Si përfundim, ky libër do të mbetet në kujtesën e lexuesit vetëm prej personazhit të Lukit, prej mënyrës sesi Modiano zgjodhi ta sjellë deri në fund. Megjithatë, numri i madh i personazheve për lexuesin vjen si topa tenisi hedhur në drejtime të kundërta me njëri-tjetrin ku ai nuk mundet t’i shqyrtojë e jo më të krijojë mendim, dhe pasioni i disa karaktereve nëpër lagjet e Parisit ndodh në kohë të jetë një tërheqje shumë e besueshme. Autori duhet lexuar dhe në vepra të tjera, sepse do të ishte gënjeshtër nëse do të thuhej që leximi i veprës nuk shijohet, por gjithashtu mund të thuhet që si vepër, është një roman i rrumbullakët.

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.