Mjerim | Michel Campiche

Published on

in

,
Ai tërheq një karrocë. Një karrocë të vogël me sponte, të lyer me ngjyrë jeshile të zbardhëllyer dhe mbi sponte qëndron një tepsi me buzë. Dhe mbi të një baule ngjyrë kafe që imiton lëkurën, me rrathë metali që ngjajnë si rrathët e buteve.
Burri e tërheq me dorën e djathtë. Shtrëngon një nga dorezat në skaj të timonit. Të dy dorëzat, në të vërtetë, janë një shufër hekuri që përshkon timonin në pjesën e epërme, si kryqi i ngritur përpjetë. Nga mundimi, burri jepet pak përpara dhe trupi hepohet majtas. Kur ecën kështu, krahun e lirë e mban pak të përparuar për të vendosur baraspeshim, ndërsa dora shenjon fillimin e trupit.
Dhe këtu, trupi nis nga hiçi. Dorë të majtë nuk ka. Në lartësinë e kyçit, një paramanë mban shtrënguar mëngën në pallto që të mos daravitet. Palltoja është me ngjyrë gri të vrarë si pantallonat, por duket se është veshja e të dielës, sepse është e mirëmbajtur edhe ngase burri mban një kapele gri, me anë të ngritura, pak më të çelur se kostumi dhe në këmbë, këpucë të zeza me qafë që ruajnë lavdinë e dikurshme.
Në moshën njëzetedyvjeçare, krahu i mbeti në një makinë shirëse dhe kirurgu ia preu gjer në rrëzë. Pas daljes nga spitali, nisi sërisht punën e argatit. Duke tërhequr karrocën me baule sipër, bridhte fshatrave dhe ndalte nëpër ferma. E shihnin me dyshim dhe e pyesnin: “Çfarë mund të bëni?” Ai thoshte: “Mund të bëj mjaft mirë shumë gjëra. Për shembull të vendos drurin në këmbë dhe t’i bie e ta çaj mespërmes me sëpatë” Ia kthenin: “Mirë, po stivosja të ha shumë kohë. Mandej, ju nuk mund të milni dhe kositni.”
Por fshatarët, më në fund, josheshin gjithnjë prej pagës së ulët. E shihje tekdo në ara ku përdorte me dorën e vetme sfurkun dhe krëhërin, me bisht të futur nën sqetull e që dilte tej shpatullës me drejtim kah qielli.
Në fermën e fundit qëndroi mjaft vite. Një mëngjes, ndërsa po uleshin në tryezën e kuzhinës për të ngrënë sillën, ai tha:
– Sot mbush gjashtëdhjetë vjeç.
– Pa shih, – ia ktheu pronari – je moshatar me tim vëlla, të cilin e zuri përposht pema.
Fermerja psherëtiu.
– Shpesh kjo është mosha kur të bien hallet e mëdha.
U dëgjua vetëm gërmitja e thikave që çukitnin fundin e pjatave kur pret djathin në copëza gjatoshe.
Pati vështirësi në frymëmarrje. Një ditë që kthente barin e thatë, ndaloi, lëshoi sfurkun dhe pronari e pyeti:
– Ç’është?
– Nuk e di. Më sëmbon këtu.
Dhe vendosi dorën në anën e majtë.
– Atëherë shko të të shohë doktori.
Mjeku e vizitoi dhe i tha:
– Nuk i bëhet derman. Je stërmunduar, jo gjithmonë je ushqyer mirë. Mandej, sforcimi i vazhdueshëm i po të njëjtës anë të trupit krijon mosekuilibrim, ti e kupton.
– Atëherë ç’më këshilloni?
– Lereni punën; sidoqoftë ti nuk mundesh më.
– Po ku të shkoj?
– Këtë bisedoje me pronarin.
Padroni e dërgoi te kryetari i komunës:
– Do t’i shkruaj sakaq kryetarit të komunës suaj. Njihemi, takohemi në Këshillin e Madh. Do të rregullohet me patjetër. Këtyre punëve ua kemi marrë dorën, të më kuptoni drejt.
Tri javë më pas erdhi pëlqimi për pranimin e tij në shtëpinë e të moshuarve, poshtë Lozanës. Fermerja i tha të shoqit:
– Nuk mendon se mund ta shoqëroj me kalë?
– Përse jo me taksi, ndërkohë që ti atje je? Për të shpënë baulen ka karrocën dhe brenda dy orëve do të mbërrijë. Dhe sot duket për mrekulli.
– Nuk do të doje t’i jepje ndonjë shishe apo disa të holla për duhan?
– E kemi paguar mjaft për punën që bënte vetëm me një krah.
Fermeri u ngjit nga shkalla e jashtme. Ata dolën nga dhoma duke mbajtur baulen krah më krah. Fermeri e shoqëronte pas. Zbritën, vendosën bagazhet në karrocë. Pronari e bëri me leje:
– Kështu pra! Të uroj rrugë të mbarë.
Dhe u largua. Fermerja i tha:
– Uroj të të pëlqejë atje. Dhe po deshe të na takosh ndonjë të dielë, e di ku të na gjesh.
Atë çast ai hoqi kapelen, e vendosi mbi baule dhe shtrënguan duart.
Në pjesën ku rruga del nga pylli, ndalon një grimëçast të mbushet me frymë. Ulet mbi një trung të prerë peme. Dyzetë vjet punë që me të mbaruar shkollën. Në darkë do t’i thoshin: “Ja dollapi yt; eja të të tregoj shtratin. Je në një dhomë me tetë veta.”
Të gjithë do t’ia qepnin sytë, ngase është i sapombërritur, dhe do t’i ndjejë vështrimet që do të varen te mënga bosh. Dhe më pas, do të shkrihet me grigjën bardhoshe, me ata që tregojnë pa reshtur të njëjtat historira, me ata që janë të këqinj, me ata që kur hanë, mbllaçiten si kafshë, me ata që ngrihen natën dhe i dëgjon të pshurrin me ndërprerje me zhurmën e një tubi të çarë.
Një ditë do duhen ta dërgojnë në infermieri.
Vremonia do të bëhet në një sallë. Një nëpunës do i japë të njohur me drejtuesit ndërkohë pastori do të thotë: “Vëllai ynë besonte në Zot.” Një plak tepër i moshuar, që nuk lë kurrë varrim pa marrë pjesë, do të pëshpërisë: “Që prej kur kam ardhur këtu, është i tridhjetekatërti.” Dhe do të vazhdojë: “Unë për vete ndihem mjaft mirë.”

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.