Koha dhe rrëfimi |Paul Ricoeur

Published on

in

,

1.Absurdi (dhe tragjikja)

“Unë nuk dua të kuptoj” | Jean Anouilh

*Prezantuar për herë të parë në 4 shkurt 1944, në Teatrin e Ateliesë, në një vënie në skenë të Andre Barsacq, tragjedia moderne e Jean Anouilh (nga e cila është shkëputur fraza e mësipërme) është koncepuar nisur nga modeli grek (duke marrë prej tragjedisë së Sofokliut  “Antigona” shek. V p.k). Sofokliu shkroi një trilogji, frymëzuar nga historia e Edipit: “Edipi mbret” (Edipi njihet si fajtor i krimeve të tij, atvrasjes dhe incestit); “Edipi në Kolonë”(Edipi, i verbuar, është gati për të vdekur) dhe në fund “Antigona” që vendos në konflikt Antigonën, gjithashtu dhe Izminin, vajzat e Edipit me ungjin e tyre Kreontin, mbret i Tebës dhe vëlla i Iokastës, nënës-bashkëshorte të Edipit. Në 1941, Anouilh tashmë kishte rikrijuar mitin grek të Orfeut duke shkruar “Euridikën”. Në 1946, ai e zgjat këtë rrymë frymëzimi me “Medean”, e cila rimerr legjendën e Jasonit, dhe në fund ai jep versionin modern tek “Orestia” së Eskilit (poet grek shek. V pk) në një pjesë të prezantuar në 1972 “Ti ishe aq i sjellshëm, kur ishe i vogël”. Besuam se mund të interpretojmë, në kohën e krijimit të “Antigonës”, personazhet kryesorë, Antigonën dhe Kreontin, si flamujmbajtës të dy çështjeve kundërshtare të epokës; Antigona mishëron rezistencën ndaj qeverisë kolaboracioniste të Vishisë, mbrojtës i së cilës është Kreonti. Është e nevojshme të thuhet që sot, këto referenca drejtuar konflikteve politike të kësaj periudhe kanë humbur për shkak të cungimit, duke bërë që kjo pjesë të na tërheqë interesin prej vlerës njerëzore universale?!

Antigona e di që i ekspozohet vdekjes, kur ajo duke thyer urdhërin e të ungjit, Kreontit, varros kufomën e të vëllait, Polinikut. Kreonti do kishte dashur ta shpëtonte, por ajo këmbëngul në refuzimin e saj për të pranuar ekzistencën së cilës i është premtuar, si thjeshtra e ardhshme e Kreontit, megjithëse jo pa arritur që ky i fundit ta kompromentojë në mënyrë të përkohshme në projektin e tij. Dëshira e Antigonës për të vdekur dhe heroizmi i rreptë kundërshton vullnetin. Për të jetuar, realizmin pragmatik të Kreontit, ashtu si jo-ja kundërshton po-në. Përballen dy koncepte të botës. Njëri është ai i një vajzë të re, të sapodalë prej fëmijërisë, një adoleshente krenare dhe e revoltuar, e cila tërhequr prej absolutes, vendos “të qëndrojë e vetme faqe botës”. Tjetri është ai i Kreontit që reflekton maturinë e njeriut të sprovuar. Larg refuzimit të çdo kompromisi me realitetin neveritës të botës, Kreonti bashkohet me të, i përshtatet, pavarësisht përbuzjeve që ndjen, sepse ai e di që kjo përballje trup me trup me realitetin, është kushti i lumturisë që duhet fituar. Parimi i kënaqësisë kundër atij të realitetit (për të rimarrë formulimin e Frojdit mbi funksionimin mendor, shpallur në 1911). Antigona nuk do të kuptojë. Një refuzim i tillë tregon një intolerancë të pamposhtshme. Të tolerosh këndvështrimin e kundërshtarit, në fakt do të ishte të mjaftoheshe me vlerësimin e vlefshmërisë së tij; ta bësh tëndin, të paktën në një qasje të parë dhe të manifestosh shpirtin e hapur dhe këshillues. Antigona këtë e mohon plotësisht, siç i shpjegohet dhe të motrës, Izminit:

“Të kuptosh. Vetëm këtë fjalë keni në majë të gjuhës, të gjithë, që kur isha e vogël. Duhej kuptuar që nuk mund të prekje ujin, ujin e ftohtë e të rrjedhshëm pasi kjo njomte mollëzat; tokën pasi ndotte rrobat. Duhej kuptuar që nuk mund të haje gjithçka njëherësh, që i duhej dhënë gjithçka na ndodhej lypësit që shihnim, të vrapoje, të vrapoje në erë dërisa të bije përtokë dhe të pije kur ishte shumë vapë dhe të laheshe kur ishte shumë shpejt ose vonë, por asnjëherë kur kishe nevojë! Të kuptosh. Gjithmonë të kuptosh. Do të kuptoj kur të jem plakë (përmbyll ëmbëlsisht) nëse do bëhem e tillë. Por jo tani.”

Si të jetë më e kollajtë për tu kuptuar, Antigona rikthehet te fëmijëria për tu rebeluar kundër ndalimeve që ajo ka pësuar në kurriz të saj, dhe të cilat pak ose shumë, kanë qenë pengesa drejt gëzimit; qoftë për ta larguar (të prekje ujin, tokën); qoftë për të kufizuar veprimin (të haje gjithçka, të jepje gjithçka); qoftë për të dalluar konsumin (të pije, të laheshe shumë shpejt ose shumë vonë). Në dialogun e gjatë që përball Antigonën me Kreontin, nuk kemi më të bëjmë dhe aq me nxjerrjen e mësimeve nga e shkuara sesa me fiksimin e një rrugëdrejtimi, menjëherë “Menjëherë, pasi duhet vendosur menjëherë”. Kreonti vendos të thotë po, megjithëse rrezikon të humbasë humanitetin (“do mund të mbetet akoma njeri pas kësaj?”). Kapiteni i një varke rebele duhet të përballet me dhunën e njerëzve dhe elementeve dhe jo t’i dorëzohet rrëmujës së botës. Edhe njëherë Antigona refuzon të futet në logjikën e rregullit.

“Nuk dua të kuptoj. Mund të jetë mirë për ju. Unë jam atje për gjithçka tjetër, veç jo për të kuptuar. Jam atje për t’ju thënë jo, dhe për të vdekur.”

*Sigurisht arsyet për të vdekur nuk kanë si të mos ushqejnë argumentet e Antigonës. Siç vihet re, ajo pretendon të sakrifikohet për nderin familjar. Detyra do ti diktonte varrosjen e të vëllait, Polinikut, ose të paktën të mbulonte me dhe kufomën duke ditur se “ata që nuk varrosen enden pa gjetur prehje”, (kështu i shprehet Kreontit). Ky i fundit del në përfundimin se Poliniku, në momentin që çon Antigonën drejt vdekjes, nuk është gjë tjetër veçse “pretekst”. Përsa i përket pjesës tjetër, pra ceremonisë së varrimit, e cila po të bëhej, do ishte një maskaradë ofenduese për kujtimin e të ndjerit.

“Dhe ti tani rrezikon vdekjen, pasi i mohova vëllait tënd, këtë portëkalim qesëndisës, mërmëritjet pa kuptim mbi kufomën e tij, këtë pantomim për të cilin ti do ishe e para që do ndjeje turp dhe keqardhje po të bëhej.”

Dhe Antigona nuk e përgënjeshtron (“Po, është absurde.”).

Ndoshta për shkak të krenarisë, vajza e Edipit zgjodhi të ndëshkohet me një vdekje madhështore. Kreonti e supozon këtë duke rikujtuar fatin e ngjashëm të Edipit. Në të vërtetë natyra e thellë e Antigonës manifestohet nga një lloj akti të paarsyeshëm përkundrejt masës së krenarisë që e motivon. Varrosja e Polinikut është mundësia e fundit (“Antigona e vogël do të jetë vetvetja për herë të parë në jetën e saj” – thotë Kori).

Ashtu siç e përshkruan lypësi tek “Elektra” e Giradoux, ajo është në gjendje të japë mendim. Kemi të bëjmë me një vajzë të re, të brishtë. Dhe vetë teksti, në rimarrjet e shumta, nuk resht së nënvizuari sjelljen fëmijënore; lopata që i përkiste Polinikut dhe që u gjet afër trupit, është tregues i këtij aspekti. Gjithashtu, kemi arritur në momentin ku Antigona merr përsipër një mision të padiskutueshëm, duke njohur kauzën. Ajo duhet të pranojë se nuk u angzhua në mënyrë absurde në projektin e saj vetvrasës as për të tjerët, as për të vëllain. E bën për veten. Kështu i përgjigjet Kreontit ajo, kur ai e pyet për kë do të vdesë “Për askënd. Për veten.” pikërisht, refuzimi për të kuptuar, thënia jo ekzistencës është për Antigonën t’i qëndrojë besnike vetvetes, asaj që do. Gjithçka paraqet në sjelljen e saj, që me ndryshimet e para me mendeshën, një qasje të rrëmbyer drejt kënaqësisë të shqisave, me përkapjen e bukurisë së natyrës apo dhe me përhumbjen në përqafimet e ëmbla të Hemonit, të fejuarit. Po aq sa Antigona, e cila ruan unitetin e saj, duke refuzuar të kuptojë logjikën e të mëdhenjve, dhe Kreonti, i cili do të kuptojë, paraqitet i dyzuar. Ai vepron jo në konform me dëshirën e tij; bën atë që nuk do, siç tregon Antigona. Të qenit mbret i Tebës atij iu duk “e drejtë”. Por pushteti nuk ishte si shpresonte; nderoi Eteoklin duke i mohuar varrosjen Polinikut, kushtëzuar kjo nga etika shtetërore. Duhet të çojë drejt vdekjes Antigonën, megjithëse nuk e do këtë gjë. Po nëse kjo, deklaron Antigona “është të qenit mbret” ajo e mban kurorën e vërtetë (“Unë jam mbretëreshë.”)

Kreonti argumenton në favor të një kompromisi për të negociuar mes dëshirës dhe përmbushjes së saj. Ai e di që vrullli i dëshirës (ajo që beson dhe do) duhet të ketë në përbërje veprimin dhe përvojën (atë që duhet bërë).

 “Për të thënë po, duhet të djersitësh dhe të përveshësh mëngët: ta kapësh jetën fort dhe të zhytesh deri në bërryla. Është e lehtë të thuash jo, dhe pse të çon drejt vdekjes. Nuk duhet të bësh zhurmë dhe duhet të presësh. Të presësh për të jetuar madje dhe për të të vrarë. “

Ndërsa në të kundërt, logjika e Antigonës mbështetet në urgjencën e një zotërimi të plotë dhe të menjëhershëm. Sigurisht ajo do të jetë e lëkundur nga argumentimi i Kreontit i bazuar para së gjithave, mbi të vërtetën e fakteve dhe njohjen e njerëzve. Ajo do të jetë në gjendje të pranojë që ishte gabuar mbi vëllezërit dhe atë që e kujtonte si detyrë të saj (“Unë besoja”). Lumturia që pret nuk është e dëshiruara. Të vlerësojë, të masë në kulmin e realitetit pjesën e vogël të lumturisë që i rivjen dhe që duhet të fitojë duke pritur momentin e duhur; në kuptimin e një veprimi të konceptuar me qetësi. Ja, këtë ajo nuk do të dinte ta kuptonte, pranonte apo realizonte. Gjithçka duhet fituar menjëherë:

“Ju ma shpifni me këtë lumturinë tuaj. Me jetën që duhet dashur përtej çdo çmimi. Do të thoshim disa qenër që lëpijnë gjithçka u del përpara. Ky shans i vogël për çdo ditë, sigurisht nëse nuk jemi shumë kërkues. Unë dua gjithçka menjëherë. Të jetë e plotë, ose refuzoj. Nuk dua të jem modeste dhe të kënaqem me një kafshatë. Nëse kam qenë e mbarë, dua të jem e sigurt sot për gjithçka dhe të jetë po aq e bukur si atëherë kur isha e vogël ose-të vdes”.

Që atëherë, shpresa për të jetuar nuk pranohet më. Ajo angazhon, jo momentin e tanishëm, por një të ardhme të pasigurt që kompromenton në mënyrë të pashmangshme kërkesën e plotë të dëshirës së pranishme. Antigona evokon me përbuzje Kreontin 15 vjeçar virtualisht të rrëzuar nga realizimet personale.

“Ah, qesh Kreont, sepse të shoh papritur 15 vjeç. E njëjta frymë pafuqie dhe besimi se mund të bëhet gjithçka.”

Antigona e di se është e pakuptimtë të vdesë dhe i jep të drejtë Kreontit (“Nuk e di më përse po vdes”). Absurditeti i fatit të saj është zbulues i një iluzioni tragjik universal.

  • “Antigona” nxjerr në pah dy koncepte antonimike të njeriut, të mishëruara nga Anouilh në dy personazhet, te të cilët duket se gjithçka i vendos në kundërshti me njëra-tjetrën; deri në varr Antigona i thotë jo Kreontit, edhe pse i jep të drejtë, ndërsa Kreonti i thotë po ekzistencës të përlyer me kompromise dhe të mbushur me pengesa. Megjithatë Kreonti mund të përfitojë nga ky avantazh që PO-ja që ai i vendos ekzistencës ndiqet nga një JO të refuzuar pasi është tejkaluar. A nuk ka ndjerë ai përgjate rinisë absurditetin e një bote që nuk përputhej me imazhin ideal që kishte krijuar?! Tragjedia mbështetet mbi shkëputjen e një mekanizmi që e bën të pandreqshme JO-në e Antigonës. Këtë tundim nihilizmi kush më mirë sesa Kamy ka arritur ta shprehë në veprën e tij?! Në “Miti i Sizifit” filluar në 1938 dhe publikuar në 1942, Kamy vë në dukje absurditetin e botës: Sizifi në ferr, rrotullon gurin e tij deri në majë të një rrëpire dhe i duhet të rifillojë çdo ditë të njëjtin proces, pasi guri bie çdo ditë në fund të saj. Por shpejt ai zbulon se mundimi i tij është në gjendje të kthehet në çlirim. JO-ja hedhur në fytyrë të zotave nga ky hero i absurdit bën që ai të njohë gjendjen e mjeruar ku ndodhet dhe i ngjall revoltën. Që atëherë vetëdija e absurdit nxitëse esenciale e revoltës e ushqen luftën e tij vetmitare. “Nuk ka diell pa hije, prandaj duhet njohur nata. Njeriu absurd thotë po dhe lufta e tij nuk ka të ndalur.” – atje ndodhet fermenti i një humanizmi krijues vlerash, siç e dëshmon dhe lufta e ndërmarrë kundër së keqes në “Murtaja”, 1947. I përkiste Kreontit t’i jepte një kuptim refuzimit vetmitar të Antigonës, atë që çoi larg Kamy, që nga “Miti i Sizifit”, refuzimin vetjak të ekzistencës nga pranimi i qartë dhe solidar i gjendjes njerëzore.

 *Shih “Simbolizmi (dhe misteri)

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.