Në atë kohë dishepulli kaloi përmes gjithë vendit në kërkim të mjeshtrit të paracaktuar. Ai dinte vetëm emrin e tij: Talika, e dinte që ishte i domosdoshëm. E përndoqi nga qyteti në qytet, por gjithmonë ishte një hap pas.
Një mbrëmje, ashtu i uritur siç ishte, troket në portën e një shtëpie dhe kërkon ushqim. Prej saj del një i dehur, dhe me zërin prej pijaneci i ofron verë. Dishepulli refuzon, madje zemërohet së tepërmi. E gjithë shtëpia zhduket përpara syve të tij dhe ai mbetet i vetëm në mes të fushës; i dehuri i rrëfehet: unë isha Talika.
Një herë tjetër, një fshatar i kërkoi ndihmë për të groposur një kalë të ngordhur; i neveritur, dishepulli largohet pa ia hedhur sytë fare. Nga pas dëgjon një zë tallës: unë isha Talika.
Në një rruginë në një qafë mali, një burrë po tërhiqte prej flokësh një grua. Dishepulli i sulet të krisurit dhe arrin të lirojë gruan nga duart e tij. Befas e gjen veten fillikat dhe si gjithmonë një zë nisi ta shoqëronte: unë isha Talika.
Mbërrin një pasdite në varreza; sheh aty një burrë të strukur pranë një zjarri ku digjeshin mbetje njerëzore; e kupton, bie në gjunjë, merr këmbët e mjeshtrit dhe vendos kokën në to. Këtë herë Talika nuk zhduket.
Përndjekja e mjeshtrit | Alexandra David-Néel
By
Read Next:
Hey!
Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀
Join the Club
Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.
Categories
Tags
Agron Tufa Alban Tufa Aleph Andrea Koroveshi anila balla Anna Kove Antonio Çikollari antonio çikollari anxhela lepuri Arka e Noes art Bajram Karabolli Bashkim Shehu blog Elena Garro Enrique Vila-Matas franz kafka fund i lumtur Gazmend Krasniqi Gjergj Fishta Gustav Flaubert Herta Müller Ismail Kadare Joan Benesiu Korab Hoxha letersi Letërsi shqipe Malcolm Lowry Mali magjik margaret atwood Mario Benedetti miguel de unamuno Mikhail Lermontov Oliverio Girondo Pesë vdekje poezia Përkthime roman jakobson Satira shqip Thomas Mann Tregim Umberto Eco Under the volcano Zonja Bovari

Leave a comment