Zhyl Renard | Flokëkarrotëza

Published on

in

,

Pulat

-Vë bast, – tha zonja Lepik, – se Honorina, përsëri ka harruar të mbyllë kotecin.
Ka të drejtë. Mjafton të shohësh nga dritarja. Poshtë, në fund të oborrit të madh, duket çatiza e kotecit, e cila pret katrorin e zi të deriçkës së hapur.
-Feliks, po sikur ti, të shkoje ta mbyllje? – i tha zonja Lepik, më të madhit të tre fëmijëve.
-Unë, nuk jam këtu për t’u marrë me pulat – thotë Feliksi, ky djalosh i zbehtë, dembel dhe frikan.
-Po ti, Ernestinë?
-Oh! Mami, por unë kam shumë frikë!
Vëllaçkoja i madh, Feliksi dhe motërza Ernestinë ngrene kryet me zor për t’u përgjigjur. Ata lexojnë, tejmase të interesuar, me bërrylat mbi tavolinë, gati me ballet ngjitur.
-Zot, sa hutaqe jam! – thotë zonja Lepik. Harrova Flokëkarrotëzën.
Me këtë emër ledhatar, ajo i drejtohet të fund-lindurit, me flokë të kuqe dhe fytyrëz me quka. Flokëkarrotëza që po hallakatet nën tavolinë, shtriqet dhe thotë me ndrojtje:
-Por mama, dhe unë kam frikë.
-Si? – përgjigjet zonja Lepik, – Një goxha djalosh si ti. Luaj këmbët, të keqen!
-E dimë: ai është i patrembur si një cjap, – thotë motërza Ernestinë.
-Nuk i trembet asgjëje dhe askujt – thotë Feliksi, vëllaçkoja i madh.
Këto lavdërime i japin zemër Flokëkarrotëzës dhe nga sikleti se mos tregohet i padenjë për to, përpiqet të luftojë burracakërinë e tij. Për ta inkurajuar përfundimisht, e ëma i premton një shuplakë.
-Të paktën, njëri nga ju të më bëjë dritë.
Zonja Lepik ngre supet, Feliksi qesh me përbuzje. Mëshirëmadhja Ernestinë merr një qiri dhe shoqëron vëllain e vogël deri në fund të korridorit.
-Do të pres këtu – thotë ajo.
Por ikën nga sytë këmbët e tmerruar, se një erë e fortë i fiku qiririn. Flokëkarrotëza, me të pasmet ngjitur në derë, me këmbët e mbështetura fort, fillon dridhet mes reve. Ato janë aq të ngushta, sa i duket vetja i verbër. Një fërtymë e mbështjell si një cohë e ngrirë për ta tërhequr. Dhelprat, ujqërit, ndoshta a nuk do e grricnin në gishtërinj, në mollëza? Po ta gjykojmë, më e mira është të turret drejt pulave me kokën përpara për të çarë hijen.
Duke u përpjekur, me lëvizje të verbëri, mbërrin te çengeli i derës. Nga zhurma e hapave të tij, pulat e trembura vërtiten në pullaz. Flokëkarrotëza iu bërtet: -Heshtni pra, jam unë!
Mbyll deriçkën dhe shkundet nga puplat. Kur kthehet, duke gulçuar, krenar për veten, në nxehtësinë e dritës, duket sikur e ka hequr veshjen me baltë dhe shi, ai ndihet më i lehtë. Qesh, qëndron drejt, me krenari, pret përgëzime dhe tanimë, larg rrezikut, kërkon në fytyrat e familjarëve gjurmën e shqetësimit që patën për të. Por vëllaçkoja i madh, Feliksi dhe motërza Ernestinë vazhdojnë me qetësi leximin e tyre dhe zonja Lepik, me atë zërin e saj karakteristik, i thotë: -Flokëkarrotëz, do shkosh ti, çdo mbrëmje, ta mbyllësh kotecin.

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.