Zemra e lapsit | Goran Simiç

Published on

in

,

Në muajin gusht, gjatë tri ditëve që u dogj Biblioteka Kombëtare, qytetit i zihej fryma nën borë. Ato ditë, unë nuk gjeta dot në shtëpi asnjë laps për be. Edhe kur gjeja rastësisht ndonjë laps, ai nuk kishte plumb. Madje edhe gomat linin pas një vazhdë të zezë. Pikëllueshëm po digjej atdheu im. Të shpenguar nga trupi i tyre, personazhet e romaneve endeshin nëpër qytet, përziheshin me kalimtarët dhe me shpirtrat e luftëtarëve të vdekur. E pashë Verterin të ulur mbi rrethojën e prishur të një varreze; e shikoja Kuazimodon mbi minaret e xhamive; të përqëndruar në një bisedë me zë të ulët, Raskolnikovi dhe Morsalti me ditë të tëra rrinin të strukur në një bodrum. Gavroshi shëtiste me një palë kominoshe për maskim dhe Joserini bënte trëgti me armiqtë tanë. Nuk do ta përmend djaloshin Sojer që, për disa monedha, zhytej në lumë, që nga ura Princip. Gjatë tri ditëve, jetova në një qytet fantazmë. Isha i bindur se kishte gjithnjë e më pak njerëz të gjallë në këtë qytet dhe se predhat binin vetëm për të më vrarë mua. U mbylla në shtëpi dhe zura të shfletoja guidat turistike. Dola jashtë vetëm ditën që dëgjova në radio se njerëzit po merrnin dhjetë ton qymyr në bodrumet e bibliotekës. Dhe zemra e lapsit nisi të rrihte.

Shqipëroi: Anton Papleka

2 responses to “Zemra e lapsit | Goran Simiç”

  1. Vitjola Avatar
    Vitjola

    Nice.

    Like

    1. Filologus_26 Avatar
      Filologus_26

      Faleminderit!

      Like

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.