Përbindëshi i liqenit|Anonime afrikane

Published on

in

, ,

Na ishte njëherë e një kohë e bija e një mbreti të fuqishëm. Emri i saj ishte Untombina dhe njihej për guximin e saj.
Në vendin ku jetonte, ishte një liqen i bukur që nuk i afrohej asnjë qenie njerëzore. Në liqen jetonte një përbindësh që, me apo pa mëshirë, merrte në fund të gjithë ata që humbisnin në atë zonë apo ata që përpiqeshin të laheshin në ujërat e tejqyrta të tij.
Untombina kishte dëgjuar shpesh për përbindëshin dhe gjithashtu e dinte se ku ndodhej liqeni.
Shira të rrëmbyeshëm ranë në të gjithë vendin dhe tokat u përmbytën; atëherë Untombina u tha prindërve të saj:
– Dua të shkoj të shoh përbindëshin e liqenit për ta pyetur nëse mund ta ndalë këtë shi.
Por i ati, Mbreti, e ndaloi dhe nëna derdhi shumë lot vetëm për idenë e asaj që mund të ndodhte, pasi ajo ishte Untombina kokëfortë dhe gjëja më e lehtë për të menduar ishte se përbindëshi do e kullufiste.
Rrjedhimisht, vajza mbeti në shtëpi, jo për shkak të ndalimit nga babai dhe thirrjeve të nënës, por sepse me përmbytjen e vendit, rrugët u bënë të pakalueshme.
Por, vitin e ardhshëm, filloi përsëri të binte shi dhe ujërat arritën në majat më të larta që rrethonin qytetin dhe Untombina nuk mund të qëndrontë më duarkryq. Donte të shkonte me çdo kusht në liqenin e magjepsur dhe ishte e pamundur ta ndaloje; Madje nuk dëgjoi as zërin autoritar të të atit, e as lotët rrëke të së ëmës.
Thirri të gjitha vajzat e qytetit dhe zgjodhi, mes tyre, plot dyqind prej tyre që ta shoqëronin gjatë udhëtimit. U vesh si nuse. Duke ndjekur shembullin e saj, vajzat u mbuluan me rrobat e tyre më të mira dhe me bizhuteritë më të çmuara.
Ato dolën së bashku mes rrugëve të fshatrave. Untombina në mes dhe njëqind vajza në çdo krah të saj, duke formuar një eskortë nderi. Duke qeshur dhe duke kënduar, gratë e reja ecnin, sikur po shoqëronin nusen tek dhëndri; dhe kur hasnin në rrugë tregtarët me karroca të mëdha dhe plot mallra, i dëgjonin t’i quanin me zëra të gëzueshëm e rioshë se cila prej tyre ishte më e bukura.
Burrat afroheshin dhe i quanin të gjitha të bukura, por përsëri asnjëra nuk mund të krahasohej me Untombinën.
-Epo, – thanë tregtarët, – e bija e mbretit është e hollë dhe e gjatë si pemë dhe e harlisur si bari i freskët që buron pas shirave të rrëmbyeshëm.
Kur vajzat e tjera i dëgjuan këto fjalë, u zemëruan aq shumë sa nisën t’i shanin tregtarët me një lumë fjalësh. E ata vazhduan rrugën e tyre. Ishte një pamje e gëzueshme për të parë ato vajza kaq të bukura e të reja që ecnin me gëzim, të veshura me sqimë dhe pispillosur me bizhuteritë e tyre më të mira që ndriteshin nga dielli.
Ditën kur mbërritën, i zhveshën të gjitha petkat e tyre dhe u hodhën në ujin e freskët, të pastër për t’u larë në rrezet e fundit të diellit.
Sa të lumtura ishin vashat e bukura! Laheshin, kridheshin dhe lagnin me ujë njëra-tjetrën, kërcenin dhe hidheshin me gëzim.
Dielli u zhduk dhe tashmë duhet të gjenin një vend ku mund të flinin. Ishte me të vërtetë koha për të braktisur kënaqësinë e liqenit. Dhe e bënë këtë, por nuk mund ta mendonin kurrë se do ju vidhnin fundet e tyre të bukura dhe veshjet, unazat e këmbëve, varëset dhe byzylykët.
-Oh, oh, oh! – bërtiti njëra prej tyre. – Shiko, Untombina, përbindëshi i liqenit ka vjedhur të gjitha rrobat dhe bizhuteritë tona! Çfarë do bëjmë tani? … Oh, Untombina, çfarë do bëjmë tani?
Nisën të qanin me zë të lartë sa mundën; vetëm Untombina mbeti e qetë dhe krenare, duke menduar për vajzat e frikësuar.
Më në fund, më e guximshmja e të gjithave thirri:
– Është faji yt, Untombina; ti na solle në këtë fatkeqësi!
Një tjetër, si më e mençura prej tyre, propozoi që të gjitha të binin në gjunjë dhe të lutin përbindëshin për t’iu kthyer atë që kishte vjedhur.
Por Untombina e refuzoi me kryeneçësi propozimin.
-Unë jam e bija e Mbretit, – tha, – dhe as që kam në mend të përgjunjem përballë përbindëshit.
Dhe me të thënë këtë, u largua nga vajzat e tjera të cilat, mes lotëve dhe përgjunjeve, iu lutën përbindëshit të kthente thesaret e tyre.
-Oh, Zot i këtij liqeni, – luteshin, – na jep përsëri xhevahirët e çmuar dhe rrobat e bukura! Nuk duam t’ju bëjmë keq apo dëm. Ishte Untombina, vajza e mbretit tonë, që na solli këtu. Vetëm ajo është fajtore.
Dhe pastaj, krejt papritmas, veshje pas veshje, rrobë pas rrobe, jakë pas jake, byzylyk pas byzylyky, nisën të bien si shi nga qielli në bregun e liqenit.
Pas një kohe të shkurtër, dyqind vajzat që kishin shoqëruar Untombinën ishin të veshura dhe të gatshme për t’u kthyer në fshat.
Vetëm Untombina nuk ishte veshur. Ajo qëndronte drejt, me krahët kryqëzuar mbi gjoksin e saj dhe nuk bëzajti as kur vajzat iu lutën për t’i kërkuar përbindëshit veshjet dhe bizhuteritë.
-Oh, Untombina, bëje, të lutem. Lutu dhe ti, Untombina, – luteshin vajzat.
Por Untombina mori një pamje aq fodulle dhe aq krenare, sa që e humbi bukurinë në sytë e shoqeve të saj. Dhe u përgjigj:
-Kurrën e kurrës. Unë jam bijë mbreti dhe nuk i lutem askujt.
Kur përbindëshi i liqenit dëgjoi këto fjalë, doli në sipërfaqe të ujit, kapi vajzën krenare dhe e gëlltiti.
Vajzat ja mbathën me të katra mes klithmave të tmerrit dhe, kur arritën në fshat, treguan se çfarë kishte ndodhur me vajzën e mbretit.
-Oh! – nisi të vajtonte babai i pafat, – e kisha paralajmëruar kaq shumë herë , por ajo nuk më dëgjonte. Por prisni, shumë shpejt do ta lirojmë nga kthetrat e përbindëshit.
Dhe urdhëroi:
– Luftëtarët e mi, hidhni krahëve tuaj mburojat, shtizat, hobet, harqet, dhe shigjetat e mprehta! Të lirojmë vajzën time!
Shumë shpejt një ushtri e luftëtarëve të zinj u nisë drejt liqenit të qetë.
Përbindësh e nxori kokën nga uji dhe duke parë aq shumë luftëtarë, hapi gojën e tij të madhe dhe gëlltiti shumë prej tyre me lehtësinë me të cilën gëlltiti së pari Untombinën. Trupi i tij i madh dukej se po zgjerohej në atë kohë dhe ishte vërtet e tmerrshme të shihje se si ai zhdukte ata që u përpoqën të shpëtonin; dhe kështu lajmi arriti në dyert e mbretërisë.
Por në krye të portave ishte mbreti me shtizat më të mprehta që zotëronte dhe ai u përball me përbindëshin, trupi i të cilit u shtri pothuajse në të gjithë fshatin, aq të mëdha ishin përmasat e tij!
Mbreti i vjetër ishte luftëtar i guximshëm dhe shumë i aftë në artin e betejës dhe e dinte menjëherë se ku duhej ta sulmonte armikun e tij. Së pari ai i hodhi shtizën në fyt dhe pastaj rrëmoi një vrimë në anën e tij. Në këtë anë të gjithë luftëtarët filluan të dilnin dhe më në fund Untombina e guximshme, më krenare se kurrë.
Mbreti e mori për dore dhe e shoqëroi si trofe tek e ëma, e cila kishte qarë kaq shumë për të.
Për fat të mirë përbindëshi u vra dhe liqeni ku jetonte qysh atëherë, u tha.

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.