Teoria e tunelit|Julio Cortazar

Published on

in

, ,

Kali dhe gjymtyrët e tij të gjalla zgjohen për një detyrë të tmerrshme dhe deri tani ky shekull ka treguar shkrirjen e strukturave të konsideruara shkencore si normative. Ne nuk kemi njohur ende më shumë se lëvizja e shkatërrimit; kjo ese tenton të konfirmojë ekzistencën e një lëvizjeje konstruktive, e cila fillon në baza të ndryshme nga ato tradicionalisht letrare dhe të cilat mund të ngatërrohen vetëm me linjën historike nga analogjia e instrumenteve. Në këtë pikë, termi literaturë duhet të zëvendësohet nga një tjetër që, duke ruajtur referencën ndaj përdorimit instrumental të gjuhës, përcakton më saktë karakterin e këtij aktiviteti që plotëson një shkrimtar bashkëkohor.
Nëse deri në këtë pikë nuk kemi shkuar më tej që të tregojmë sesi shkrimi ynë fshin muret e gjuhës letrare për një arsye mosbesimi, për të besuar se nëse ajo nuk është e mbyllur në një mjet vetëm të aftë për ta marrë atë përgjatë shtigjeve të caktuara, është e rëndësishme të kuptohet se ky agresion nuk i përgjigjet një ankthi çlirimi kundër konventave zyrtare, por zbulon praninë e dimensioneve thelbësisht të pakontaminueshme në gjuhën estetike, që kërkojnë formulimin dhe në disa raste janë formulimi. Shkrimtari agresiv nuk ka frikë mos ndoshta naiviteti i fëmijërisë së asaj që literaturat e së kaluarës shprehin në mënyrë të papërsosur, e nxjerrin zbuluar apo mos ndoshta e tradhëtojnë në angazhimin e tij. Ai e di se shkrimtari profesionist erdhi në një sintezë të kënaqshme për kohën dhe ambicien e tij, me një proces si ai që kam treguar në rastin e Balzakut. Shkrimtari ynë e paralajmëron veten të vendosur në kohë problematike, se gjendja e njeriut nuk mund të thjeshtohet estetikisht dhe letërsia kështu falsifikon njeriun që ai ka kërkuar për t’u shprehur në shumëllojshmërinë dhe tërësinë e tyre; ai është i vetëdijshëm për një dështim rrezatues, për një ndarje të njeriut në duart e atyre që mund të integrohen dhe komunikojnë më mirë; në librat e lexuar nuk gjen asgjë tjetër përveç fragmente, mënyra të pjesshme të qenies: ai e sheh një veprim të ndërmjetësuar dhe të kufizuar, një reflektim që beson se forcon kauzat e tij dhe rrudh trishtueshëm antikauzat e formuluara mundimshëm verbalisht, një njeri të letrave, apo siç thonë: një supë letrash, karakter të pandryshueshëm të të gjithë librave, të të gjitha shkrimeve. Dhe ai gjunjëzohet me habi përballë shkrimtarëve të së kaluarës nga ku shfaqet, profetikisht, koshienca në tërësi e qenies, i njeriut i cili i bindet vetëm urdhrit estetik në çastin kur gjen ato që përkojnë me impulsin e tij të lirë dhe që ndonjëherë i krijon për vete si Rimbaud-ja ose Picasso-ja. Njeriu me ndërgjegje të pastër duhet të zgjedhë përpara se të pranojë; se tradita letrare, shoqërore ose fetare nuk mund të jetë liri nëse e pranon dhe e ndjek pasivisht. Këta njerëz dëshmojnë për shumë momente të letërsisë, dhe shkrimtari bashkëkohor vëren me mençuri se në të gjitha rastet, qëndrimi i tij i lirisë është provuar nga ndonjë formë e agresionit ndaj vetë formave të letërsisë. Gjuha e letrave ka lindur në hipokrizi, duke pretenduar estetikisht modalitetet joestetike të njeriut; jo vetëm që e zbatoi qëllimin e përgjithshëm të gjërave njerëzore, por mori për të deformuar informalisht pretendimin se e ka formuluar ajo vetë; jo vetëm që e varfëroi mbretërinë, por më kot tregoi fragmente të rreme që zëvendësonin – duke pretenduar se ishin – të pakthyeshmen jashtë fushës së tij shprehëse.
Faza shkatërruese u imponohet rebelëve si një domosdoshmëri morale… dhe kur ai marshon drejt një rikthimi instrumental, dhe është gjithashtu liria e të cilit arrin vetëm plotësinë në forma që e përmbajnë atë në mënyrë adekuate, sepse prej tij lind akti i lirë, kuptohet që përkeqësimi bashkëkohor i problemit të lirisë (që nuk është dhuratë dhe po; pushtimi ekzistencial ndërkaq) ka formulimin e tij letrar në agresionin ndaj urdhrave tradicionalë. Është përmirësuar në situata të caktuara duke nënkuptuar me këtë një strukturë tematike për të shprehur, për të manifestuar shprehimisht se nuk pranojnë reduktime të thjeshta verbale, apo ato që vetëm formulohen me gojë duke i shfaqur si situata – çfarë ndodh në format të gatshme të surrealizmit, ku shkrimtari mëson se puna e tij është kjo apo ajo.
Duke i parë gjërat në këtë mënyrë, shohim nevojën për ta ndarë shkrimtarin në dy grupe kundërshtare: ai që informon situatën në gjuhë (dhe kjo do të ishte rruga tradicionale) dhe ai që informon gjuhën në këtë situatë. Në fazën tashmë të kapërcyer të eksperimentimit automatik të shkrimit, ishte e zakonshme të vërehej se gjuha u mbyt në falimentim total si një fakt estetik, kur iu nënshtrua situatave të huaja për gjerësinë e saj semantike, aq sa kthimi i çastit i shkrimtarit në ndërgjegje u përkthye në imazhe të fabrikuara… kapje të rreme të intuitave që lindën vetëm nga ngjitjet verbale dhe vizioni ekstraverbal. Gjuha ishte aty e informuar në këtë situatë, duke u mbështetur në të: në veprimtarinë e përgjithshme “letrare”, ajo që dikur ishte përjashtuar vetëm nga shembujt më të lartë të poezisë lirike.
Nuk mund të thuhet se përpjekja e shkrimit automatik ka pasur më shumë vlerë sesa ai i pastrimit dhe vigjilencës, sepse në fund të fundit shkrimtari është i gatshëm të sakrifikojë gjithçka, përveç vetëdijesimit të asaj që bën, siç e përsërit shpesh Paul Valéry. Për fat të mirë, në format e vetëdijshme të krijimit, kemi arritur në një koncept analog të marrëdhënieve të nevojshme ndërmjet strukturës-situatë dhe strukturës-shprehi, është paralajmëruar, në dritën e Rimbaud-së dhe surrealizmit, se nuk ka gjuhë shkencore – domethënë, kolektive, sociale – për të shkuar përtej kornizave të ndërgjegjes kolektive dhe sociale, që është, e kufizuar dhe ataviste; se është e nevojshme të krijohet gjuha për çdo situatë dhe se kur përdoren elementet e saj analoge, prozodike dhe madje edhe stilistike, të nevojshme për të arritur një kuptim tjetër, është e nevojshme të përballet nga situata për të cilën ato përdoren dhe jo nga vetë gjuha.
Shkrimtari ynë tregon shenja të shqetësimit… ai dyshon se njeriu e ka ngritur atë pengesë (atë të gjuhës) duke mos shkuar përtej zhvillimit të formave të kufizuara verbale, në vend që t’i kthejë ato dhe se është në dorën tonë të kulturës për të rrëzuar me gjuhën “letrare”, xhamin e mbuluar me brymë që na ndalon të mendojmë për realitetin.
… Ky agresion kundër gjuhës letrare, shkatërrimi i formave tradicionale, ka karakteristikën e vet të tunelit; shkatërrojnë për të ndërtuar. Është e njohur mirë se mjafton të zhvendoset një aktivitet nga rendi i tij i përhershëm për të prodhuar njëfarë skandali dhe befasie. Një grua mund të jetë e mbuluar me të gjelbër nga koka tek këmbët dhe nuk habit askënd, por nëse i ngjyen flokët jeshile, do të tërhiqte vëmendjen e gjithkujt në rrugë. Funksionimi i tunelit ka qenë teknikë e zakonshme e filozofisë, e misticizmit dhe e poezisë, por konformizmi mesatar i “literaturës” ndaj urdhrave estetikë, e bën të pazakontë një rebelim kundër kuadrove të brendshme të veprimtarisë së saj.
Është dashur të shihet në mënyrë të verbër në tunelin verbal një rebelim të ngjashëm me atë të muzikantit që ngrihet kundër tingujve, duke i konsideruar ato si depot e pabesa të muzikës, pa e kuptuar se në muzikë nuk ka asnjë problem të informacionit dhe sidomos të konformitetit, që situatat muzikore tashmë marrin formën e tyre, se janë forma vetë.
Shkatërrimi i gjuhës është kuptuar që nga viti 1910 si një nga format më perverse të vetëshkatërrimit të kulturës perëndimore; konsultohuni me bibliografinë e padëshirueshme ndaj Ulysses (Uliksit) dhe surrealizmit. Ajo është vonuar, është vonuar që ta shohë vetëvrasjen e shkrimtarit si të tillë, sepse duke fundosur krahun verbal, vepron një detyrë e domosdoshme dhe pastruese e rikthimit. Të ballafaquar me një rebelim të këtij rendi, i cili kompromenton vetë qenien e njeriut, grindjet tradicionale të letërsisë dalin të jenë lëvizje thjesht sipërfaqësore dhe qesharake. Nuk ka ngjashmëri midis këtyre trazirave modale, që nuk e vënë në krizë vlefshmërinë e letërsisë si një mënyrë verbale të qenies njerëzore, dhe ky progres i tunelit, i cili kthehet kundër verbalit nga vetë folja, por tashmë në një plan ekstraverbal, denoncoi letërsinë si një kopje jo të denjë të realitetit, dhe lëviz drejt krijimit të një aktiviteti në të cilin estetika zëvendësohet nga poetika, formulimi ndërmjetësues me formulimin përkrahës, përfaqësimi nga prezantimi.
…Letërsia duhet të mbetet e pandryshuar si një aktivitet estetik i njeriut, i ruajtur, i grumbulluar nga shkrimtarët profesionistë. Ajo do të vazhdojë të jetë një nga artet, madje edhe nga artet e bukura; do t’i përmbahet impulseve ekspresive të njeriut në rendin e bukurisë, të së mirës dhe të vërtetës… Le ta lëmë atë në mbretërinë e saj të fituar dhe të mbarë, dhe t’u drejtohemi vendeve të reja; pushtimi jashtëletrar i të cilit duket se është një fenomen i rëndësishëm brenda shekullit. Romani, – në lidhje me një formë të manifestimit verbal, – do të na shërbejë për të shqyrtuar metodën, mekanizmin me anë të të cilit një përdorim verbal është artikuluar në një vizion të caktuar, në një rishikim të caktuar të realitetit.

Përktheu nga spanjishtja: Antonio Çikollari

©kens.al

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.