Diku në Transilvani, përbindëshi Drakula fle në arkëmortin e tij, duke pritur të bjerë nata. Sigurisht që një ekspozim në rrezet e diellit do t’i shkaktonte shpërbërje të menjëhershme, kështu, ai qëndron i mbrojtur në dhomëzën prej sateni duke mbartur mbi supe emrin e mirë të familjes. Pastaj, çasti i errësirës vjen dhe falë një instinkti të mbinatyrshëm, ky dreq turret larg rehatisë së strofullës së tij, merr format e neveritshme të një lakuriqi nate apo të një ujku dhe vërdalliset nëpër fshat, duke pirë gjakun e viktimave. Më në fund, përpara se armiku i përbetuar, dielli, të shpallë ditën e re, ai nxiton në rehatinë e arkëmortit dhe fle, meqë cikli fillon nga e para. Dhe ja, tani, fillon t’i përzihet. Kapsalitja e syve është shenjë e një instinkti të pashpjegueshëm mijëravjeçar, që tregon se dielli është në të perënduar dhe koha për t’u zgjuar erdhi. Sonte, ndjehet veçanërisht…
View original post 1,057 more words


Leave a comment