Ishte një nga ato vashat e bukura e të këndshme, të lindura, si të thuash prej një gabimi të fatit, në një familje punëtore. Ajo nuk kishte pajë, nuk rronte me ndonjë shpresë dhe as që kishte mundësi të njihej me ndonjë burrë të shquar a të pasur, të kuptohej me të, të dashurohej e të martohej. Kur e martuan me një nëpunës të vogël në Ministrinë e Arsimit ajo nuk kundërshtoi.
Ishte e thjeshtë pasi nuk kishte mundësi të stolisej, po vuante dhe ishte fatkeqe si ndonjë e rënë nga vakti.
Mërzitej vazhdimisht, se e ndiente që kishte lindur për të bërë një jetë në mes të luksit e begatisë. Vuante kur e shihte banesën e vet të varfër, muret e zhveshura, kolltukët e vjetëruare të veshur me pëlhurë të lirë. Të gjitha këto gjëra që ndonjë gruaje tjetër të sërës së saj as që do t’i binin fare…
View original post 2,866 more words


Leave a comment