Asgjë nuk na preku kaq shumë këto katërmbëdhjetë vjet sa vdekja e Marias, vajzës së vogël dhe të pafajshme të librit të Horge Isaak. Ky vëllimth, lidhur pas një lëkure të kuqe, me këngë shkruar me shkronjëza të arta, i përkiste bibliotekës së tim gjyshi Rikardo Alfonsos, dhe e gjeta në një prej sëndyqeve të harruara në depon e sendeve të vjetra. Vetëm ato mure e dinë sa lotë kam derdhur gjatë sëmundjes, vdekjes dhe varrimit të Marias.
Më pas, kur shkova në varreza të shihja vendin ku prehej Eda Eligia, motra ime e vdekur, mu duk sikur pashë të njëjtin zog skëterrë dhe ogurzi që qe ulur në njërin krah të kryqit të hekurt. Kur iu avita, zogu u ngrit në fluturim duke lënë pas një krakisje të vjetër dhe të frikshme.
Lumturia ime më e madhe atëherë qe se tuberkulozi do t’i jepte fund me të bijën e Narciso Blankos, por Blankot tradicionalisht kanë qenë familja e njerëzve të shëndetshëm.
Përktheu Antonio Çikollari


Leave a comment