Sapo u futëm në ujrat e Mesdheut. Është kaq bukur sa askush nuk mundet ta dallojë ku mbaron deti e ku fillon qielli, kështu që na duhet të shohim drejt bregdetit dhe varkave të tjera për të kuptuar nga është lart e nga është poshtë; përndryshe do ta kishim shumë vështirë. Që të mos zgjatem shumë, një ditë më pas, kapiteni na tregoi se një varkë kishte nisur lundrimin dhe në vend që të ndiqte detin, shkoi drejt qiellit; dhe meqenëse qielli është i pafund, ende nuk është kthyer dhe askush nuk dëgjoi më gjë për të.
Përktheu Antonio Çikollari


Leave a comment