Ëndrra e pafundme e Pao Ju | Tsao Hsue-Kin

Pao Ju ëndërroi sikur qe në një kopsht krejt të njëllojtë me të tijin. A të jetë e mundur, mendoi, që të gjendet një kopsht krejt si i imi? Pranë i aviten disa shërbëtore. Pao Ju thotë i shushatur: “Kush vallë të ketë shërbëtore kaq të ngjashme me Hsi-Yen, Pin-Erh, dhe gjithë të tjerat?” Njëra prej tyre thirri e habitur:
– Ja ku është Pao Ju! Si të ketë arritur deri këtu?!
Ai mendon se e njohën. Afrohet pranë dhe u thotë:
– Po shëtisja dhe krejt rastësisht u gjenda këtu. Ejani, le të ecim dhe pak.
Shërbëtoret qeshin me të madhe.
– Çfarë marrëzie! Të ngatërruam me Pao Ju, padronin tonë, por ti nuk je aq babaxhan sa ai.
Këto ishin shërbëtoret e Pao Ju-së tjetër.
– Motra të dashura, – u tha – unë jam Pao Ju. Kush është padroni juaj?
– Pao Ju, – këmbëngulën njëzëri, – këtë emër ia kanë vendosur prindërit, dhe është një bashkim fjalësh ndërmjet Pao (i bukur) dhe Ju (smerald), në mënyrë që jeta e tij të ishte e gjatë dhe e lumtur, dhe si hajmali për këtë gjë të kishte emrin. Kush je ti që ecën lart e poshtë me emrin e tij?
Dhe u larguan duke qeshur.
Pao Ju u dëshpërua. “Kurrë nuk më kanë trajtuar kaq keq. Përse më urrejnë këto vajza? A ka në të vërtetë një tjetër Pao Ju? Duhet doemos ta zbuloj.”
Duke u marrë me këto mendime, mbërriti në një oborr i cili për çudi i dukej tepër i njohur. U ngjit shkallëve dhe hyri në dhomën e tij. Pa një djalosh të shtrirë. Pranë i qëndronin disa vajza të cilat pëshpërisnin dhe qeshnin me të lehtë. I riu nisi të psherëtijë. Njëra prej shërbëtoreve e pyeti:
– Çfarë po ëndërron, Pao Ju? Më dukesh i pikëlluar.
– Pata një ëndërr shumë të çuditshme. Ëndërrova sikur isha në një kopsht, ju nuk më njohët dhe më latë vetëm. Ndoqa rrugën për në shtëpi dhe këtu gjeta një tjetër Pao Ju që po flinte në shtratin tim.
Duke dëgjuar këtë bisedë Pao Ju nuk u përmbajt më dhe bërtiti:
– Erdha në kërkim të një Pao Ju-je; qenke ti!
I riu u ngrit dhe e mbërtheu për supesh duke i ulëritur:
– Nuk është ëndërr, ti je Pao Ju!
Një zë u dëgjua prej kopshtit:
– Pao Ju!
Të dy Pao Ju-të u drodhën. Ëndërruesi u zhduk; e tjetri po thoshte:
– Kthehu sa më shpejt, Pao Ju!
Pao Ju u zgjua. Shërbëtorja e tij Hsi-Yen e pyeti:
– Çfarë po ëndërron Pao Ju? Më dukesh i pikëlluar.
– Pata një ëndërr shumë të çuditshme. Ëndërrova sikur isha në një kopsht, ju nuk më njohët dhe…

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.