Revolucioni|Slavomir Mrozek

Published on

in

, ,

Në dhomën time krevati ishte këtu, më tutje dollapi dhe në mes të saj tavolina.
Derisa më erdhi në majë të hundës dhe vendosa dollapin këtu dhe krevatin më tutje.
Për një farë kohe u ndjeva vërtet mirë me atë që bëra. Por mërzia më pushtoi sërisht.
Mbërrita në përfundimin se origjina e gjithë kësaj mërzie të pakuptimë ishte tavolina, ose që të jem më i qartë, gjendja e saj mesore dhe e pandryshueshme.
Zhvendosa tavolinën prej aty dhe vendosa krevatin në mes. Përfundimi qe i papërshtatshëm.
Më pushtoi sërisht gëzimi deri në çastin kur u ndjeva në siklet prej asaj katrahure që shkaktoi kjo zhvendosje. Në këtë mënyrë unë nuk mundem të fle me fytyrë nga muri, dhe ai është pozicioni im i preferuar.
Ndjesia e mirë përfundoi përsëri po aq shpejt sa nisi, dhe për të mos rënduar më tepër situatën e sikletshme, i bëra rokadë krevatit dhe tashmë kisha dollapin në mes.
Këtë herë ndryshimi qe radikal. Vendosja e një dollapi në mes të dhomës është më shumë se e papërshtatshme. Është pararojë.
Por pas një kohe… ah, sikur të mos ishte për atë “kohë”. Që t’i bie shkurt, dollapi në mes më bën të dukem sikur po sjell diçka të re dhe të jashtëzakonshme.
Duhet me se s’bën të bëja një pushim, duhej marrë një vendim përfudimtar. Nëse brenda kufijve të caktuar nuk është i mundur asnjë ndryshim i vërtetë, atëherë duhet shkuar përtej këtyre caqeve. Kur jokonformiteti është i pamjaftueshëm, kur pararoja është e paefektshme, doemos duhet bërë një revolucion.
Kësisoj vendosa të fle në dollap. Të gjithë ata që kanë provuar të flenë qoftë edhe një herë në dollap, në këmbë, e dinë se nuk mund të bësh gjumin e ëndërruar, duke mos dashur këtu të përmend ënjtjen e këmbëve dhe dhimbjet e kurrizit.
Po, ishte vendimi i përsosur. Një sukses i pafjalë, një fitore madhështore. Që prej asaj “kohe” u tregova i dobët. Me kalimin e asaj kohe, jo vetëm që nuk u mësova me këtë ndryshim – duhet thënë se ndryshimi quhet ende ndryshim pavarësisht se koha kalon – po përkundrazi, çdo grimçast isha edhe më tepër i vetëdijshëm për këtë ndryshim, pasi dhimbja është rritur me kalimin e kohës.
Gjithçka do të kish qenë e përsosur po të mos kishte qenë për dobësitë e mia fizike. Një natë u mbush kupa. Dola prej dollapit dhe shkova drejt e në shtrat.
Me tu shtrirë në shtrojën e butë, fjeta tri ditë e tri netë pa e prishur gjumin aspak. Më pas vendosa dollapin aty tutje dhe tavolinën në mes, pasi gjithë ajo ngrehinë prej dërrase në mes më vriste syrin.
Tani krevati është këtu, më tutje dollapi dhe tavolina në mes. Dhe kur më kap mërzia me këtë vendosje, nis e kujtoj ditët kur isha revolucionar.

Përktheu Antonio Çikollari

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.