HISTORIA E DHELPRAVE | NIU CHIAO

Herët në mëngjes, Uang pa dy dhelpra ngritur në këmbët e pasme mbështetur pas një peme. Një prej tyre mbante në dorë një copë letër dhe qeshte si të ishte duke thënë ndonjë shaka.
Ai u përpoq t’i trembte, por dhelprat e mbanin veten për të forta, kështu që u detyrua t’i gjuante me diçka: u mat mirë me një shikim prej qitësi, dhe jo vetëm që largoi dhelprat, por mundi t’iu rrëmbente dhe letrën. Në han nisi tu tregonte dhe të ftuarve për aventurën e pazakontë. Ndërkohë që fliste, prej derës lëkundëse hyn një zotëri me sy të mbuluar. E dëgjoi me vëmendje të gjithë historinë dhe në fund i kërkoi Uangut që t’i tregonte letrën. Ai nisi të rrëmonte nëpër xhepa dhe kur bëhet gati ta vendosë mbi tryezë, hanxhiu vëren se i panjohuri paskësh një bisht dhelpre nga pas.
– Është dhelpër! – bërtiti, dhe përpara syve të tyre, i panjohuri u shndërrua në dhelpër dhe ia mbathi.
Dhelprat u përpoqën herë pas here që ta rimerrnin letrën e cila përmbante një shkrim të pakuptueshëm, misterioz; por gjithmonë dështonin.
Uang vendosi të kthehet në shtëpi. Përgjatë rrugës takohet me familjen dhe ata e marrin me vete në kryeqytet. I thonë që ishte urdhër i tij për t’iu bashkuar në udhëtim, të shisnin gjithçka kishin atje dhe të shkonin të jetonin të gjithë si familje në kryeqytet, dhe për këtë iu kishte dërguar letrën. Uang i urdhëroi t’i dorëzonin zarfin për një shqyrtim të menjëhershëm, por në zarf nuk gjendej gjë tjetër veç një karte të bardhë. Edhe pse nuk kishin më ku të fusnin kokën, Uang urdhëroi:
– Kthehemi menjëherë.
Një ditë tek ta u shfaq vëllai i vogël, të cilin të gjithë e dinin të vdekur. Ai i pyeti përse ishin katandisur në këtë gjendje dhe i vëllai i rrëfeu të gjithë historinë.
– Ah, – u përgjigj tjetri në kohën kur Uang i tregoi për aventurën me dhelprat, – këtu qëndron kleçka e të gjitha të këqijave.
Uang i shfaqi letrën e vjedhur prej dhelprave. Duke ia rrëmbyer prej duarve, i vëllai nisi ta vështrojë me babëzi.
– Më në fund e mora atë që desha, – tha. U shndërrua në dhelpër dhe u zhduk.

Përktheu nga spanjishtja Antonio Çikollari

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.