Tre romane shembullorë dhe një prolog! | Migel de Unamuno

Published on

in

,

Tre romane shembullorë dhe një prolog! Po i njëjti mund ta shkruante në ballinën e librit Katër romane shembullorë. Katër? Përse? Sepse prologu është gjithashtu roman. Një roman, le ta kuptojmë, dhe një nívola; një roman.
Kjo puna e nívola, ashtu siç e kam shpjeguar në romanin tim – kaq të mrekullueshëm – Niebla, më saktë në faqen 158 të tij, e shpjegoj se qe një dalje të cilën e gjeta për… – kritikët e mi? Epo mirë; kritikët kalimtarë. Dhe ata përfituan prej këtij fakti, sepse kjo gjë favorizonte përtacinë e tyre mendore. Përtacia mendore, duke mos ditur se si të gjykojë, dakordësohet me precedentët, dhe është karakteristika e atyre që i kushtohen kritikës.
Le të kthehemi përsëri tek ky prolog – roman apo nivola qoftë – më shumë se një herë mbi nivolerinë. Dhe e them këtë në vetën e parë shumës, sepse duhet të themi ti, lexues, dhe unë, që formon shumësin ne, të cilët do të kthehemi tek ta. Pra, atëherë, tek shembullorët.
Shembullorë? Përse?
Migel de Servantes quajti shembullorë romanet që shkroi pas Don Kishotit të tij, sipas prologut të tyre na thotë, “nuk ka asnjë prej të cilit të mos merrni ndonjë shembull fitimprurës”. Dhe më pas shton: “Qëllimi im ka qenë të përfshijmë në lavdinë e republikës sonë një tryezë mashtrimesh, ku gjithsecili të mund të argëtohet pa marrë përsipër asnjë barrë, them, pa dhimbje në shpirt a në trup, sepse vendimet e ndershme dhe frytdhënëse më pas miratojnë dhimbjen.” Dhe në vazhdim: “Po; ajo që nuk gjendet përjetësisht në tempuj, nuk i mban përjetësisht me punë oratorët, jo gjithmonë ndihmojnë në këto punë ata që kanë kualifikimet e duhura; orët janë prej rikrijimit nga ku fryma e mjeruar mbështetet; për këtë efekt mbillen qendrat, kërkohen burimet, lindin pyetjet dhe kultivohen me kuriozitet kopshtet.” …

Përktheu nga spanjishtja Antonio Çikollari

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.