Një oktapod, në prag të ngordhjes prej urisë kishte kaq shumë kohë mbyllur në një akuarium. Një fije drite filtronte mes qelqit dhe shpërndante gjithë trishtimin mbi hijen e dendur të gurit. E gjithë bota tashmë as që mendonte për këtë kuti qelqi harruar në errësirë. Mund të mendohej se oktapodi vërtet mund të kishte ngordhur dhe në të mund të shihej vetëm uji i algëzuar ndriçuar prej agut të mëngjesit. Por ai ende nuk kishte dhënë shpirt. Kish qëndruar i fshehur pas gurit. Dhe kur u zgjua prej gjumit të thellë nisi të ndjejë sërisht urinë e tmerrshme, ditë pas dite në atë burg të vetmuar, nuk pati mbetur gjë as prej zbukurimeve të cilat i përtypte sa për të humbur mendjen. Atëherë filloi të përtypë tentakulat e tij. Mbaroi të parën, nisi me tjetrën. Kur përfundoi me to, nisi të hante të brendshmet, një e nga një.
Në këtë mënyrë oktapodi përfundoi së ngrëni të gjithë trupin e tij, lëkurën, trurin, stomakun, krejt gjithçka.
Një mëngjes u duk andejmi një kujdestar, hodhi sytë brenda akuariumit dhe pa vetëm ujë të gjelbër dhe alga që valëzonin. Oktapodi thuajse qe zhdukur.
Por ai ende nuk kishte ngordhur. Askush nuk mundej të mbijetonte në atë qeli qelqi i vetmuar dhe i braktisur. Për shekuj me radhë, për të mos thënë përgjithmonë, aty ende jeton një krijesë e padukshme, pre e mangësive dhe pakënaqësive të tmerrshme.
Oktapodi që nuk ngordhi | Sakutaro Hagiuara
By

Read Next:
Hey!
Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀
Join the Club
Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.
Categories
Tags
Agron Tufa Alban Tufa Aleph Andrea Koroveshi anila balla Anna Kove Antonio Çikollari antonio çikollari anxhela lepuri Arka e Noes art Bajram Karabolli Bashkim Shehu blog Elena Garro Enrique Vila-Matas franz kafka fund i lumtur Gazmend Krasniqi Gjergj Fishta Gustav Flaubert Herta Müller Ismail Kadare Joan Benesiu Korab Hoxha letersi Letërsi shqipe Malcolm Lowry Mali magjik margaret atwood Mario Benedetti miguel de unamuno Mikhail Lermontov Oliverio Girondo Pesë vdekje poezia Përkthime roman jakobson Satira shqip Thomas Mann Tregim Umberto Eco Under the volcano Zonja Bovari

Leave a comment