Ka një arsye pse një nga veprat më të rëndësishme amerikane të shekullit të njëzet, Njeriu i padukshëm i Ralph Ellison (1952), nis me një epigraf nga shkrimtari Herman Melville dhe një aluzion për fantazmën që përndiqte Edgar Allan Poe-n.
Nëse do të dish gjithçka për Shtetet e Bashkuara në shekullin e 20 dhe 21, duhet të njohësh letërsinë amerikane të shekullit të 19. Shekulli i 19 ishte kur shumë nga – në mos më të shumtat – problemet dhe ideologjitë që përcaktuan kulturën amerikane u kodifikuan, dhe letërsia e asaj kohe tregon përgjegjësinë kreative ndaj këtij ndryshimi.
Në gjysmën e parë të shekullit të 19, u derdh shumë bojë duke ngritur shqetësimin nëse Shtetet e Bashkuara do të kenë një letërsi të tyren apo jo. Shumë shkrimtarë të famshëm, përfshi këtu Ralf Waldo Emerson dhe Walt Whitman, nxitën amerikanët të braktisin letërsinë angleze dhe të fokusohen në tematikat, njerëzit dhe hapësirat amerikane.
Në të njëjtën kohë, indigjenët dhe ish-skllevërit si Harriet Jacobs, William Apess dhe Frederick Douglass përdorën penën dhe retorikën e tyre për të nxitur qeverinë amerikane t’i jepte fund persekutimit dhe gjenocidit të bazuar në raca dhe etni.
Pas Luftës Civile (1861-1865), shkrimtarët rrallë shqetësoheshin nëse vendi kishte apo jo letërsi ose nëse letërsia ishte e njëfarë niveli (megjithëse dukej qashtër që ishte). Ata kishin krijuar gjini të reja (mendoni për vargjet e kursyera dhe të thata të Emily Diskinson) dhe e kishin kthyer vëmendjen e tyre drejt problematikave të pabarazisë në kulturën amerikane, siç shihet hapur në romanin proto-feminist të Kate Chopin, Zgjimi dhe ekspozimin e racizmit dhe supremacisë së bardhë në post-Rindërtimin Jugor të Charles Chesnutt.
Punët e mëposhtme mishërojnë si bukurinë e letërsisë amerikane të shekullit të 19, ashtu edhe aftësinë e saj për të ndryshuar mendjet dhe zemrat.
1. Ndodhitë në jetën e një skllaveje nga Harriet Jacobs (1861)
Autobiografia e skllaves së Jacobs mund të mos jetë ndër veprat e para që është shkruar, ose mund të mos jetë më e famshmja, por është një pjesë tmerrësisht e rëndësishme e rrëfimtarisë që lexohet si roman. Historia e mbijetesës së skllevërve të Jacobs është një narrativë e jashtëzakonshme që hedh një fije drite në përvojën e skllavërimit të femrave.
Shkruar nën pseudonimin (Linda Brent), për një kohë të gjatë kritikët menduan se mund të ishte një trill i shkruar nga ndonjë i bardhë që mbështet zhdukjen e skllavërisë. E vërteta e fshehur pas atij pseudonimi nuk mundi të zbulohej deri në vitin 1987, kur edhe u pranua e vërteta e jetës së Harriet Jacobs. Prej atëherë rrëfimi i saj u bë një tekst klasik i rezistencës dhe është një lexim i domosdoshëm për të kuptuar sesi supremacia e bardhë ende vazhdon të funksionojë në Amerikë edhe sot.
2. Fije Bari nga Walt Whitman (1855; botimi i fundit në 1881)
Walt Whitman ishte thjesht një gazetar i panjohur dhe një kopist kur botimi i parë i Fije bari goditi rrufeshëm botën letrare amerikane. Ky libër i çuditshëm nuk kishte autor dhe përmbante një gdhendje të zakonshme të Whitman me dorën në ijë dhe kokën mbështetur anash. Më e rëndësishmja, përmbante poezi të cilat bota nuk i kishte parë kurrë më parë. Poezi me vargje që rridhnin si ujëvara dhe me shumë pak rimë apo metrikë të matur. Whitman shtoi vazhdimisht poezi dhe e përpunoi veprën Fije Bari përgjatë gjithë jetës së tij, duke lënë si pasuri biografinë e tij në vargje, që ne sot e shohim si një nga shkrimet më revolucionare në formë dhe në kontekst. E bëri Whitman-in idhull për poetët e shekullit 20, si Allen Ginsberg dhe Adrienne Rich.
3. Gra të vogla nga Louisa May Alcott (1868-69)
Nëse e keni parë përgjithësisht përshtatjen e fundit të filmit bazuar mbi romanin Gra të vogla (ose edhe ndonjë nga përshtatjet e xhiruara më parë), do kuptosh se ka diçka në librin e Alcott (që në fakt janë dy romane që tashmë janë botuar në një vëllim) e cila është mjaft goditëse. Shkruar nën hijen e Luftës Civile, Gra të vogla u krijua nëpërmes jetës familjare së pazëvendësueshme të Alcott përgjatë kohës së shkrimtarëve dhe mendimtarëve të famshëm të Transhendentalizmit në Concord, Massachusetts. Është një libër i ndërtuar mbi ëndrrat e një fëmije që mund të bëhen, apo që më së shumti, nuk mund të bëhen realitet.
4. Gruaja namatisëse nga Charles Chesnutt (1899)
Nga fundi i shekullit të 19, një gjini e quajtur “ngjyra zonale” dominoi revistat letrare amerikane. Këto histori prezantonin lagjet periferike që po shtriheshin gjithmonë e më shumë në zonat urbane pranë qendrave. Shkrimtari afro-amerikan Charles Chesnutt e ktheu këtë gjini në kokën e historive “namatitëse” – histori me magjira që i rrëfente një burrë i skllavëruar me emrin Julius, i cili nëpërmjet tyre dëfrente një njeri pasunik të bardhë verior. Historitë e Juliusit përzienin sëbashku folklorin afro-amerikan dhe gotiko-jugor që shfaqnin ambicien e fuqishme të supremacisë së bardhë në jug përpara nisjes së Luftës Civile. Këto histori komentonin në mënyrë indirekte mbi racizmin që vazhdoi përndjekjen e post-Luftës Civile amerikane nën një parullë tjetër.
5. Benito Sereno nga Herman Melville (1855)
Ndërkohë që këto ditë romani më i njohur i Melville është Mobi Dik i shkruar në 1851 (që duhet ta lexoni me patjetër kur të keni disa muaj kohë të lirë), ai që ka mbetur në hije është vepra e pakrahasuar e Benito Sereno. Bazuar në historinë reale të një kryengritjeje në kuvertën e një anijeje, shkrimi është paraqitur si një histori horrori dhe plot të fshehta dhe dykuptimësi. Shfaq horrorin e vërtetë mbi bazat racore të skllavëruara dhe denoncon mbizotërimin e dhunës që do të mund t’i ndante Shtetet e Bashkuara në copëza të vogla brenda pak viteve.
Përktheu Antonio Çikollari


Leave a comment