Mendimi estetik i Kantit

Published on

in

,

Duhet tё themi se burimet e estetikёs sё Kantit  shtrihen tek mendimtarёt pararendёs, veçanёrisht tek Baugarderi. Mendimi estetik i Kantit ёshtё nё harmoni me mendimin e tij filozofik. Dy konceptet qё mbizotёronin pёrpara Kantit pёr estetikёn ishin tё papajtueshme me njёra-tjetrёn.

Nё konceptin e parё, Kanti e shikonte shijen si njё funksion pёr tё kuptuar diçka, pra si pjesё tё gjykimit ose tё njohjes shkencore.

Nё konceptin e dytё ai e shihte shijen si ndjenjё, si pёrshtypje, qё do tё thotё si diçka arbitrare.

Kanti u pёrpoq tё zgjidhte kёtё kontradiktё mes kёtyre dy koncepteve. Ai e konceptoi shijen si njё gjykim tё ndjenjёs, çka do tё thotё se Kanti e njeh subjektivitetin e saj, por duke qёndruar besnik nacionalizmit, thekson edhe domosdoshmёrinё e ekzistencёs sё shijes. Kanti thotё se gjykimet sintetiko-estetike janё gjykime mbi bazёn e shijes subjektive, qё do tё thotё se janё gjykimet sintetike apriori. Kjo do tё thotё qё shija estetike pёrfaqёson aftёsinё tonё pёr tё gjykuar menjёherё dhe nё mёnyrё tё vetvetishme nёse diçka na pёlqen apo nuk na pёlqen. Kanti nuk niset nga pёrvoja qё shkakton e bukura tek ne, por niset nga gjykimi estetik pёr tё bukurёn. Kjo do tё thotё se qendra e estetikёs Kantiane nuk qёndron tek pikёpamjet e artit apo krijuesit, por tek soditёsi. Theksojmё se Kanti nuk shtron problemin ç’ёshtё e bukura, por ç’pёrfaqёson gjykimi pёr tё bukurёn, çfarё ndjen njё individ pёrpara njё shfaqjeje kur thotё se ajo ёshtё e bukur? Pёr t’iu pёrgjigjur kёsaj pyetjeje duhet dalluar gjykimi estetik nga llojet e tjera tё gjykimit. Sё pari nga gjykimi i njohjes. Gjykimi mbi bazёn e shijes, gjykimi estetik nuk kёrkon ta kuptojё objektin si rezultat i njohjes sё tij, por e njeh objektin si rezultat i imagjinatёs dhe i ndjenjёs vetjake tё pёlqimit apo mospёlqimit. Pra gjykimi estetik nuk ёshtё logjik. Parimi pёrcaktues i tij ёshtё subjektiviteti. Kanti dallon gjykimin estetik edhe nga gjykimi pёr tё kёndshmen apo tё pёlqyeshmen. Duhet tё themi se kёto dy gjykime sipas Kantit kanё tё pёrbashkёta me njёri-tjetrin, por kanё njё dallim thelbёsor. Nёqoftёse gjykimi estetik ёshtё i çinteresuar pёr ekzistencёn e objektit qё shqyrton dhe vёzhgon thjesht nёse ёshtё i bukur apo jo, gjykimi mbi tё kёndshmen shpreh njё prirje tё individit drejt objektit qё vёzhgon, pra nuk kemi thjesht njё miratim mbi bazёn e shijes. Te gjykimi estetik themi tё pёlqen apo s`tё pёlqen, jo prirje pёr ta njohur. Pёrsa i pёrket gjykimit mbi tё mirёn Kanti thotё qё sduhet ngatёrruar me gjykimin mbi tё bukurёn apo tё kёndshmen. Sepse diçka mund tё jetё e kёndshme, por nuk ёshtё e mirё (cigarja, alkooli). Njё nga konceptet e tij tё rёndёsishёm ёshtё subjekti mbi tё madhёrishmen apo sublimen. Kanti dallon dy tipologji tё sublimes:

1)Sublimja e matematikёs

2)Sublimja dinamike

Kanti thotё se tek sublimja matematike, perceptimi i fenomenit prej individit ndeshet me aftёsinё njohёse dhe madhёsia e dukurisё i bёn thirrje arsyes, e cila ёshtё e aftё tё tejkalojё tё gjithё kufijtё e ndjenjёs. Tek sublimja matematike Kanti merr si shembull vargun e pafundmё tё numrave irracionalё. Vendos njё infinit dhe e mbyll. Tipologjia e dytё e sublimes sipas Kantit ёshtё sublimja dinamike. Kanti thotё se tek sublimja dinamike natyra shfaq njё forcё qё na bёn tё ndihemi tё dobёt pёrballё saj. Kanti sjell si shembull shkretёtirёn ose oqeanin. Kanti Thotё se koncepti i sublimes ka pika tё pёrbashkёta me konceptin mbi tё bukurёn, por nёse e bukura vё nё lojё imagjinatёn tonё sublimja e tryston atё, e shtyp. Emocioni qё pёrcjellё sublimja sipas Kantit ёshtё negativ (-). Aty imagjinata nuk nxitet dhe ndonёse njё fenomen sublim e ka brenda admirimin, kёnaqёsia qё ne pёrfitojmё ёshtё (-) negative. E bukura jep ndjesi pozitive. Sublimja e dhunon imagjinatёn e individit. Nёse shumё objekte nё batyrё i quajmё tё bukur nuk do tё ishte e drejtё ti quanim sublime. Njё tjetёr çёshtje e rёndёsishme te Kanti ёshtё koncepti qё ai ka pёr gjeniun dhe marrёdhёniet e artit me tё. Kanti thotё se gjenialiteti ёshtё njё dhunti natyrore. Gjeniu thotё ai i imponon rregullat e veta nё art. Cilёsitё e artit gjenial janё origjinaliteti dhe cilёsia. Vepra e tij ёshtё model pёr tё tjerёt. Kanti thotё se shpeshherё gjenitё nuk janё nё gjendje tё shpjegojnё se si e realizojnё punёn, por janё kundёrshtarё tё rreptё tё çdo imitimi. Sё fundmi njё çёshtje e rёndёsishme te Kanti ёshtё raporti i arteve t bukura me natyrёn e njё çёshtje kjo universale nё mendimin estetik. Kanti mendon qё e bukura nё natyrё ka pёrparёsi, ndaj sё bukurёs nё art. E bukura nё art  thotё Kanti vlerёsohet nё atё masё sa pёrcjellё apo pasqyron tё bukurёn nё natyrё (koncepti mimetik tek Platoni).

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.