Mendimi estetik i Hegelit vjen sot pёr studiuesit pёrmes leksioneve qё ai ka mbajtur nё universitet. Kёto leksione janё botuar pas vdekjes sё tij dhe gjithmonё ka njё hije dyshimi pёr vёrtetёsinё. Duhet tё themi se doktrina Hegeliane pёr estetikёn mbetet nga mё kryesoret. Kjo estetikё ngjason shumё me njё filzofi tё artit, sepse e koncepton artin si njё produkt tё shpirtit. Nёqoftёse mendimi estetik para Hegelit pёrqёndrohej tek perceptimi artistik, Hegeli pёrqёndrohet tek produkti artistik dhe i kushtonte rёndёsi historisё sё artit dhe letёrsisё nё konceptin filozofik. Pёr kёtё arsye estetika e Hegelit ishte e pandashme nga filozofia dialektike e tij. Arti pёr Hegelin pёrbёn njё fenomen qё shfaq tё vёrtetёn nё historinё e njerёzimit. Arti, thotё Hegeli, nuk ka as lojё dhe as zbavitje, por ёshtё njё formё e absolutit, ashtu sikurse ёshtё edhe feja me filozofinё. Hegeli e kundёrshton konceptin tradicional tё Platonit, i cili refuzonte artin, sepse ishte i gёnjeshtёrt. Hegeli thotё se e bukura ka thelbin e saj shpirtёror, por qё perceptohet nё mёnyrё empirike nga njeriu. Koncepti themelor estetik i Hegelit ёshtё vlerёsimi qё ai bёn pёr realitetin konkret, i cili nё njё vepёr arti vishet me idenё e sё bukurёs. Nё historinё e artit Hegeli shquan tri forma themelore:
1. Artin simbolik
Ky lloj arti sipas tij pёrfaqёsohet nga arti egjiptian. Kёtё tipologji qё bёn Hegeli e bazon mbi ekuilibrin mes formёs sё jashtme apo kuptimit qё ka arti. Nga kjo pikёpamje arti simbolik ёshtё mё abstrakt. Ka njё lloj forme tё papёrpunuar plotёsisht.
2. Artin klasik
Pёrfaqёsohet prej artit antik grek. Arti klasik ka njё formё mё tё pёrsosur dhe njё kuptim mё tё pastёr dhe mё konkret.
3. Artin romantik
Pёrfaqёsohet nga arti dhe letёrsia nё Europё, nga Mesjeta deri nё shek. XlX. Arti romantik ka njё nivel kuptimor mё tё thellё, mё filozofik dhe format i ka mё tё ndjeshme.
Njё vend tё rёndёsishёm nё estetikёn e Hegelit zё klasifikimi sistemor i arteve. Arkitektura dhe skluptura janё arte qё mё tepёr afrohen tek arti simbolik dhe klasik, ndёrsa piktura, muzika dhe letёrsia janё arte qё afrohen mё shumё me tipologjinё romantike tё artit. Gjatё analizave qё bёn, Hegeli i pёrmbahet gjithashtu nocionit dialektik dhe bazuar nё tё shpjegohet edhe mendimi i Hegelit , sipas tё cilit arti nё evoluimin e vet mё tё madh do tё kthehet nё filozofi. Duhet thёnё se ndikimi i estetikёs sё Hegelit ka qenё shumё i madh , fillimisht nё Gjermani dhe mё pas nё shumё vende tё tjera. Disa filozofё tё mёdhenjё si : Niçja, Haidegeri, por edhe Kroçe, janё ndikuar shumё nga estetika e Hegelit, madje quhen si neohegelianё.


Leave a comment