1. Filozofia e shpirtit bazohet në katër forma vepruese: njohja intuitive, mendimi logjik, veprimtaria ekonomike dhe ajo morale.
2. Intuita është njohja e individuales me ndihmën e fantazisë në formë figurative; ajo bashkon perceptimin e reales me pasqyrimin e së mundshmes. Croce i identifikon me njëra-tjetrën, intuitimin, shprehjen dhe artin.
3. Njohja ka dy forma: njohje intuitive ose logjike; prej fantazisë ose intelektit; individuale, ose universale.
4. Njohja intuitive nuk ka nevojë për pronarë, siç është logjika apo intelekti.
5. Thelbi i estetikës është barazia që Croce vendos mes intuitës dhe të shprehurit. Intuitimi apo paraqitja dallohet nga ajo që ti ndjen ose pëson, nga materia psikike. Intuitimi është të shprehësh asgjë më pak e asgjë më shumë se shprehja.
6. Njohja intuitive pa asnjë ekuivok barazohet me shprehjen.
7. Croce është kundër konceptit të vlerësimit të artit si intuitim të veçantë, arti është shprehje e impresioneve.
8. Croce trajton edhe çështjen e marrëdhënies mes lëndës dhe përmbajtjes. Sipas tij, matëria nuk është gjë tjetër veçse emocionalitet jo i përpunuar estetikisht dhe se me formë kuptohet përpunimi i tyre.
9. Rimerret tema e artit si imitim, por duke mos e pranuar si tezë. Sipas tij nuk ekziston bukuria natyrale. Ajo ekziston në sytë e interpretuesit.
10. Arti nuk përcaktohet nga kënaqësia. Kënaqësia nuk arrin të ndajë fenomenet estetike.


Leave a comment