Nё historinё e mendimit estetik dhe filozofik, termi romantik shfaqet pёr herё tё parё nё Angli rreth viteve 1600 dhe kishte kuptimin e poezisё romane. Mё pas me ermin “romane” parakuptohej poezia franceze, e cila ishte njё poezi qё bazohej te ndjenja dhe nuk bazohej shumё tek e vёrteta nё natyrё. Nё vitin 1700 ky term mori tё tjera ngjyresa, sepse pёrfshinte piktoresken, primitiven, nostalgjinё dhe njё vepёr qё bazohej te ndjeshmёria dhe fantazia. Estetika e romantizmit europian krijohet si kundёrshtim ndaj estetikёs klasiçiste. Nё fundin e viteve 1700, nё Gjermani krijohen parimet themelore estetike dhe filozofike mbi tё cilat ngrihet romantizmi europian. Do tё jetё poeti Novalis, i cili ia kundёrvendos termin romantik letёrsisё tradicionale dhe thotё qё tashmё nevojitet njё shprehi e re poetike, e cila duhej bazuar nё njё program konkret estetik. Koncepti romantik si vetёdije krijuese me njё program tё shkruar kulturor dhe estetik nisi nё Gjermani nё vitet 1798-1800 nёn drejtimin e Fridrik Shlegelit, i cili nё vitin 1798 boton revistёn e vet “atheneum”, manifestin e romantizmit. Ky manifest hartohet nё bashkёpunim me Novalesin dhe Shellingun. Manifesti i romantizmit kёrkon njё qytetrim tё ri, njё estetikë tё re, njё filozofi tё re , njё konceptim ndryshe tё religjionit dhe patjetёr njё letёrsi tё re. Studiuesit e estetikёs pёrcaktojnё disa shkaqe historike tё cilat kanё ndikuar nё lindjen e poetikёs sё romantizmit.
Shkaqet
1) Njё nga shkaqet themelore ishte kriza qё pёsoi filozofia iluministe prej filozofisё sё Kantit. Kjo solli nё botёn gjermanike rilindjen e kulteve historike mesjetare nacionale, ndryshe kultin e kombit nё kundёrshtim me kozmopolitizmin iluminist.
2) Shkaku i dytё ishte lёvizja e “stuhi dhe vrull” nё Gjermani me emrat e Gёtes, Shilerit etj., e cila megjithёse nuk qe njё lёvizje tipike romantike, e paraprin romantizmin nё shumё nga tiparet e tij.
3) Njё shkak i tretё ishte ekzistenca e njё letёrsie pararomantike, sidomos nё Angli, por edhe nё Itali, qё ndryshe quhet letёrsia e varreve.
4) Njё tjetёr shkak qё nxit lindjen e romantizmit ёshtё ekzistenca e njё grupi ideologёsh dhe studiuesish gjermanё me nё krye Herderin, tё cilёt admironin artin popullor dhe artin primitiv.
5) Duhet tё themi se megjithёse romantizmi u zhvillua nё kundёrshtim me iluminizmin, gjithsesi trashёgoi disa koncepte tё iluministёve. Njё nga kёto koncepte ёshtё ai i lirisё, por jo mё lirinё si qёllim, por lirinё si mjet.
Tiparet
Megjithёse romantizmi ёshtё lёvizje heterogjene me tipare tё ndryshme pёr letёrsi tё ndryshme, studiuesit kanё shquar disa tipare universale tё cilat janё tё pranishme tek tё gjitha letёrsitё:
1) Njё nga tiparet ёshtё kulti i ndjenjёs. Romantikёt i japin rёndёsi ndjenjёs nё kundёrshtim me racionalizmin klasiçist. Ndjenja thonё romantikёt ёshtё e ndryshme tek tё gjithё njerёzit dhe karakterizon lirinё individuale tё secilit. Ky konceptim pёr ndjenjёn e kthen kёtё tipar nё tiparin qёndror tё romantizmit, nёn ndikimin edhe tё filozofisё sё Kantit.
2) Tipar tjetёr ёshtё ekzaltimi i konceptit tё atdheut dhe tё kombit qё kundёrshton atё kozmopolitizmin iluminist.
3) Tjetёr tipar ёshtё rikthimi tё religjoni si njё element themelor pёr letёrsinё , megjithёse ky religjon ka nuanca tё ndryshme tek poetё tё ndryshёm.
4) Njё tjetёr tipar ёshtё mbёshtetja e letёrsisё romantike tek arti popullor kombëtar.
5) Tipar tjetёr ёshtё rёndёsia qё i japin romantikёt shqetёsimeve psikologjike tё heroit, gjё qё çon tek heronjtё individualist me njё ego tё theksuar. Duhet tё themi qё pёr romntikёt kemi njё ekzaltim tё fantazisё, imagjinatёs qё kundёrshton racionalizmin. Nga kjo pikёpamje poetёt romantikё mё shumё do tё preferojnё Homerin se sa Virgjilin. Romantizmi sjell njё stil tё ri tё shkruari nё historinё e letёrsisё, njё stil qё i pёrshtatet ndjeshmёrisё sё lartё, por me njё gjuhё tё thjeshtё, tё afёrt me ligjёrimin popullor.
6) Njё risi tjetёr qё shoqёron romantizmin ka tё bёj me pёrhapjen dhe zhvillimin e zhanreve tё ndryshme, sidomos me romanin, kryesisht me romanin historik,por edhe baladat dhe novalat nё vargje.


Leave a comment