Mbi Lucius Livius Andronicus

Published on

in

,

Një nga poetët e parë romakë ka qenë Liv Androniku, (Lucius Livius Andronicus) grek me origjinë, i zënë rob nga romakët dhe më vonë i liruar jetoi në vitet 284 – 204 para Krishtit. Ai përktheu në gjuhën latine “Odisenë” e Homerit. E bëri këtë që ta fuste si libër leximi në shkollë, sipas sistemit të shkollës greke ku arsimi fillor niste me leximin dhe shpjegimin e poemave homerike. Arsyeja që Liv Androniku përktheu “Odisenë” dhe jo “Iliadën” mund të merret me mend. Përveç faktit që “Odisea kishte karakter më të theksuar moralo – pedagogjik, arsyeja kryesore ishte se figura e Odiseut dhe aventurat e tij ishin të vendosura në Siçili dhe Itali, gjë që paraqiste interes për romakët.

“Odisea” latine mbeti për dy shekuj me radhë tekst bazë në shkollën romake dhe në të njëjtën kohë u bë monumenti i parë i letërsisë latine. Puna e Livit ka qenë një gjë e re dhe e pashembullt; ky ishte përkthimi i parë artistik në letërsinë evropiane. Livi bëri mjaft ndryshime në “Odisenë” e tij. Nga ato fragmente që kanë mbetur shihet qartë se ai është sjellë më me shumë liri ndaj origjinalit, shpesh ritregon me fjalët e tij, thjeshtëzon episode, ndryshon figurat, perënditë i emëron sipas mënyrës latine.

Edhe përkthyesit e mëvonshëm romakë, duke u nisur nga ideja për t’iu përshtatur nevojave kulturore të Romës, për përkthimet nga gjuhët e huaja ndoqën parimet e përkthimit të lirë, që krijoi në kohën e tij Liv Anroniku. Përkthime të tilla mbeteshin si krijime origjinale letrare.

Nga viti 240 para Krishtit Liv Andronikun e shohim të merret me dramaturgji: përpunon tragjeditë dhe komeditë greke për skenën romake. Tragjeditë e përpunuara në gjuhën latine kishin tematikë mitologjinë greke. Livit i pëlqenin sidomos subjektet e ciklit mitologjik grek që lidheshin me Romën. Edhe në komeditë e ruajtën subjektet dhe personazhet greke.

Komeditë e para në Romë u quajtën “Komedi të mantelit” (comoedia palliate), palium ishte manteli grek. Aktorët visheshin me kostum grek. Ndërsa komedia me personazhe romake që u quajt “komedi e togës” (comoedia togata) erdhi më vonë në Romë. “Komedia e mantelit” u mbështet kryesisht në pjesët e komedisë së mesme dhe të komedisë së re antike. Komedia e lashtë e shekullit V me prirjet e saj të forta politike nuk zgjonte interes për skenën romake.

Liv Androniku shkroi dhe himne korale me rastin e ngjarjeve të shënuara sipas porosisë së qeverisë romake. Lici hodhi bazat e gjinive të ndryshme në letërsinë romake. Prandaj edhe liria që iu dha këtij ish-skllavi grek nuk ishte tjetër veç njohja zyrtare e meritave të tij.

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.