Mbi mendimin estetik të Platonit

Published on

in

, ,

Nё historinë e mendimit estetik, Platoni bën pjesë tek ata filozofë, tё cilёt, megjithëse nuk kanё patur ndonjё vlerёsim tё lartё pёr artin dhe letёrsinё, kanё luajtur njё rol themelor nё fushёn e estetikёs. Të tillё kanё qenё Kanti, Baugardeni; por i pari ёshtё Platoni. Tri janё çёshtjet kryesore estetike tё cilat Platoni trajton nё mendimin e vet filozofik:

1) Raporti i idesё sё tё bukurёs me sendet e bukura

2) Raporti i artit me imitimin

3) Vlera edukative e artit

1) Raporti i idesё sё tё bukurёs me sendet e bukura

Nё shumё nga dialogёt e tij (Fredri, Republika, Simpoziumi, etj) Platoni nuk shtron pyetjen se cilat sende janё tё bukura, por ç’ёshtё e bukura. Pra ç’ёshtё ajo gjё e cila bёn tё bukur njё njeri, njё kafshё apo njё send? Dhe Platoni pёrgjigjet: “Pavarёsisht sendeve tё bukura dhe mendimeve pёr tё bukurёn, ekziston ideja e sё bukurёs”. Kjo ide e sё bukurёs bёn qё çdo e bukur e veçantё tё cilёsohet e tillё, sepse nё vetvete pёrmban njё pjesё nga kjo e bukur e pёrgjithshme. Platoni e konsideron idenё e sё bukurёs njё nga tri idetё mё themelore. Sёbashku me tё mirёn dhe tё vёrtetёn. Megjithëse duket qartё qё pёr Platonin e bukura ёshtё diçka ideale, ajo nuk duhet kuptuar krejtësisht e ndarё nga realiteti. Platoni thotё se vetёm ai individ qё e njeh idenё e sё bukurёs, ёshtё i aftё tё pёrcaktojё shkallёn e sё bukurёs me sende tё veçantё. Kjo tezё e Platonit mё vonё kundёrshtohet nga disa teoricienё mes tё cilёve spikat  B. Kroçe, i cili thotё se e bukura nuk ka shkallё. Ajo ose ёshtё ose nuk ёshtё. Pra nuk ka hierarki tё sё bukurёs thotё Kroçe. Duke u rikthyer te Platoni, theksojmё se pёr tё ideja e sё bukurёs ёshtё mbishqisore, jo hapёsinore, e pandryshueshme dhe e pёrhershme. Platoni thotё se bukuritё e veçanta, konkrete janё kalimtare. Ato shkatёrrohen me kalimin e vitetve. Ngatёrrimi i bukurisё sё pёrhershme me bukurinё  e pёrkohshme vjen si pasojё e shqisave, ku Platoni veçon shqisёn e tё shkruarit. Pёr Platonin bukuria nuk ёshtё shqisore.

2) Raporti i artit me imitimin

Sё pari duhet tё theksojmё se nё periudhёn antike arti ishte shumё i idhur me natyrёn dhe imionte botёn reale. Duke patur parasysh konceptet filozofike tё Platonit, sipas tё cilave bota reale ёshtё njё kopje e zbehtё e botёs sё ideve, atёherё qartёsohet edhe pёrbuzja qё kishte Platoni pёr artin. Platoni thotё: “Meqё bota reale kopjon botn e ideve edhe rtisti kopjon kёtё botё reale, atёherё artisti kopjon tё kopjuarёn”. Nё mёnyrё metaforike Platoni e cilёson artin si hija e hijes, pra botё reale ёshtё hija e ideve. Arti ёshtё hija e kёsaj hije. Nga kjo pikёpamje Platoni mbetet skeptik nё rolin e artistёve nё shoqёri. Nё njё shoqёri thotё ai, rolin mё tё rёndёsishёm e kanё filozofёt, mё pas vijnё zejtarёt dhe nё fund artistёt ose piktorёt. Platoni thotё se poetёt shkruajnё pёr sende qё nuk i kuptojnё, ndёrsa piktorёt vizatojnё objekte qё nuk mund t`i bёjnё vet. Artistёt thotё ai ligjёrojnё gjёra tё bukura, por nuk dijnё asgjё lidhur me obektin pёr tё cilin flasin. Duke u  shtyrё mё tej nё qёndrimin e vet Platoni thotё se zejtari qё bёn njё tavolinё ёshtё shumё mё i dobishёm se sa piktori qё i vizaton ato. Imitimi ёshtё gjysmak dhe i pjesshёm.

3) Vlera edukative e artit

Nё historinё e mendimit estetik Platoni mbetet themeluesi i njё koncepti siç ёshtё tendenca nё art  apo funksioni shoqёror i artistikes. Pёr ta sqaruar kёtё koncept tё Platonit duhet tё kemi parasysh se nё periudhёn e tij, arti, por sidomos arti dramatik, kishin popullaritet shumё tё madh dhe ndikim nё shoqёri. Sipas Platonit ky ndikim i artit nё shoqёri ishte krejtёsisht negativ. Platoni thotё se poezia dhe arti nuk mbёshteteshin nё dije, por nё frymёzim. Pёr pasojё nuk ka njё karakter racional, objektiv por emocional. Artistёt thotё ai nxisin tek individёt ato pasione tё cilave çdo njeri i mençur do tu shmangej nё jetё. Nё librin “republika”ai shkruan: “Shkёlqimi i skenёs na çon nё njё vlerёsim tё gabuar tё asaj qё meriton tё admirohet. Ne do tё turpёroheshim po t`i bёnim vet tё tilla marrёzi, tё ciat i pranojmё me kёnaqёsi kur jemi vetёm shikues. Nga kjo shprehje e Platonit kuptojmё se pёr tё e kёndёshmja apo argёuesja nuk mund tё veçohet nga e drejta dhe e vёrteta. Megjithatё Platoni nuk ёshtё krejtёsisht refuzues ndaj artit. Ai pranon kёnaqёsinë qё mund tё vijё nga format gjeometrike (njё pararendje pёr artin abstrakt apo nga muzika). Platoni thotё se nuk duhet tё ndodh qё diçka tё cilёn e refuzojmё nё jetёn e pёrditshme, tё arsyeshme, ta nxisim nё art pёr tё pёrfituar njё kёnaqёsi tё gёnjeshtёrt. Vlera morale pёr Platonin  ёshtё mbi çdo vlerё artistike. Duket qartё qё nё kёtё rast Platoni nuk  flet si njё admirues i artit, por si njё burrё shteti. Nёse njё vepёr arti me vlera artistike ёshtё e padobishme pёr shtetin  ajo duhet ndaluar. Atributet duhet tё prodhojnё art tё vlefshёm pёr shtetin. Ata krijues qё nuk e bёjnё kёtё qofshin edhe mjeshtrat  mё tё mёdhenj duhet tё dёbohen nga shteti. Kёtu Platoni nuk kursen edhe poetin mё tё madh Homerin.

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.