Mbi mendimin estetik të Aristotelit

Published on

in

, ,

Fillimisht  kujtojmё se nё filozofinё e tij Aristoteli e kundёrshton Platonin pёr konceptin e idesё kur thotё se njohja njerёzore nuk ёshtё vetёm mendore, as vetёm shqisore, por  shqisore dhe mendore njёkohёsisht. Njё koncept i rёndёsishёm tek Aristoteli ,  i cili ka njё lidhje organike  nё qёndrimin e tij ndaj artit ёshtё teza se njё qytetar  moralisht i pёrsosur nuk rrjedhon nga shuarja e e ndjenjave , por nga nxitja e tyre. Po kёshtu nё kuadёr tё ideve estetike ёshtё e rёndёsishme teza e tij, sipas tё cilёs “e mesmja” ёshtё kulmi i virtytit dhe i cilёsisё. Kjo tezё e mesit tё artё tek Aristoteli  nuk duhet kuptuar  si pajtim i tё kundёrtave, por si njё sintezё nё kёrkim tё asaj qё ёshtё mё fisnike, mё e vёrtetё dhe mё e bukur. Kёto virtyte sipas Aristotelit gjenden mes dy palёsh tё kundёrta. P.sh; nё rrafshin etik virtytet mё tё vlerёshme gjenden mes dy skajeve nё mes tё frikёs dhe guximit tё ç,endur gjendet trimёria, nё mes kopracisё dhe abuzimit gjendet bamirёsia etj. Duke u rikthyer tek konceptet e tij pёr estetikёn Aristoteli thotё se nё mes tё filozofisё abstrakte etafizike dhe filozofisё praktike gjendet filozofia poetike, pra si njё e mesme mes kёtyre dy skajeve. Kujtojmё se shumё kohё mё pas nisur nga kjo tezё e Aristotelit, Shellingu do ta cilёsojё artin si formёn mё tё lartё tё njohjes njerёzore. Nё filozofinё qё ka Aristoteli pёr tё bukurёn  mbizotёron teza se baza dhe esenca e bukurisё sё pёrsosur  rrjedhon nga harmonia e lёndёs nё format e pastra abstrakte. Ky koncept estetik i Aristotelit edhe sot nё funksion tё plotё tё zhvillimit tё artit gjendet nё trajtё “tё fshehur” ose imlicide nё disa shprehje tё tij: Bukuria ёshtё unitet  nё shumёsi  ose ёshtё e bukur gjithёsia edhe pse tё veçantat  mund tё jenё tё shёmtuara. Megjithatё, meqёnёse Aristoteli ishte nxёnёs i Platonit ai thekson se shpirtёrorja ёshtё qёllimi i vёrtetё i artit. Arti vetёm se shprehet me mjete shqisore. Aristoteli thekson se ideja e sё bukurёs  nuk ёshtё diçka e abstrakte, por  njё e pёrveçme  konkrete e cila si çdo e pёrveçme e bukur  ёshtё njёkohёsisht edhe tipike, ёshtё pasqyra mё e plotё, mё e bukur e llojit apo gjinisё sё vet. Nё veprat e kёtij filozofi sidomos te poetika dhe te retorika gjejmё shumё pёrkufizime . P.sh: kur thotё se e bukura ёshtё njё e mirё qё na shkakton kёnaqёsi.

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.