Kthimi | Antonio Di Benedetto

Published on

in

, ,

I thashë Horacios:
-Sot mora ftesën për shfaqjen e Manuelit që vihet në skenë të hënë.
Horacio më tha:
-Temë e bukur për një tregim fantastik.
Nuk ma tha si, por ma la mua barrën.
Vendosa të kthehem të hënë, por shfaqja qe shtyrë. Tashmë dua të kthehem të enjte, ditën kur fola me Horacion.
Ama kthimi nuk ndodh të enjte, por të premte. Ndërkohë të enjte ka ndodhur që…
Mendoj se më ka ndodhur tjetër gjë. Duhet të kërkoj diçka, diçka nga e kaluara, një grua. Madje ndodhi se edhe ajo po më kërkonte njëkohësisht. U kthyem, por secili prej frymëzimit të vet, pa e pranuar aspak atë që ndjenim.
Kurrë nuk mundëm ta gjejmë ditën e saktë pavarësisht përpjekjeve, dhe kështu ne humbëm jetët tona.
Çdo herë shkonim më tej në kalendar.
Në fund kuptova që, pavarësisht njërës apo tjetrës eksperiencë, munda të nxjerr një përfundim, megjithëse të hidhur: Nuk mund të kthehemi kurrë në atë që kemi dashur me shpirt.

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.