Çfarë shesin tani nëpër dyqane | Daniil Kharms

Published on

in

, ,

Koratigin u nis për tek Tikakjejevi dhe nuk e gjeti në shtëpi.
Kurse Tikakjejevi në këtë kohë ish në dyqan ku bleu aty sheqer, mish dhe kastraveca.
Koratigini u vërdallos përqark dyerve të Tikakjejevit dhe gatitej t’i linte shënim, kur befas sheh vetë Tikakjejevin ngarkuar me rrjeta dhe trasta.
Me ta vënë re Koratigini, iu gërmush Tikakjejevit:
– U bë një orë e tërë që po ju pres!
– S’është e vërtetë, – i thotë Tikakjejevi, – gjithëqysh ka njëzet e pesë minuta që kam dalë nga shtëpia.
– Ehu, nuk e di unë, – thotë Koratigini, – po një orë fiks po të pres.
– Mos rreni tashi! – tha Tikakjejevi. – Turp me rrejt.
– O Zot i madh e i plotfuqishëm! – tha Koratigini. – Mundohuni t’i zgjidhni shprehjet.
– Unë e konsideroj… – deshi t’ia nisë Tikakjejevi, porse e ndërpreu Koratigini.
– Nëse ju e konsideroni… – tha ai, por këtu Koratiginin e ndërpreu Tikakjejevi dhe i tha:
– Vetë jeni i tillë!
Këto fjalë aq shumë e xhindosën Koratiginin, sa ai shtypi me gisht njërën flegër, kurse me tjetrën fryu qurret mbi Tikakjejevin.
Atëherë Tikakjejevi rrëmbeu nga rrjeta kastravecin më të madh dhe ia veshi Koratiginit për kaptine.
Koratigini zuri kokën me duar, u shemb përtokë dhe vdiq.
Ja, pra, se çfarë kastravecash shesin tani nëpër dyqane!

Përktheu nga rusishtja Agron Tufa

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.