Një plakë, nga kurioziteti i papërballueshëm u hodh nga dritarja, ra dhe u përshesh.
Në dritare qiti krye një plakë tjetër e po bënte sehir mbi të përsheshurën poshtë, por nga kërshëria e papërballueshme edhe ajo u hodh poshtë, ra dhe u përshesh. Pastaj nga dritarja u hodh plaka e tretë, mandej e katërta, mandej dhe e pesta. . .
Por, kur u hodh dhe plaka e gjashtë, mua m’u shpif kjo pamje dhe shkova në pazarin e Malcjevskijt, ku thonë se një të verbëri i paskan dhuruar një shall të thurur me dorë.
Përktheu nga rusishtja Agron Tufa


Leave a comment