Xhelati | Arthur Koestler

Published on

in

,

Historia bën fjalë për një xhelat me emrin Uang Lun, i cili jetoi gjatë mbretërimit të perandorit të dytë të dinastisë Ming. Ishte i njohur për aftësinë dhe shpejtësinë me të cilën priste kokat e të dënuarve, por gjatë gjithë jetës së tij e kishte bërë punën me një synim sekret që ende nuk ishte realizuar: të presë aq shpejt qafën e dikujt sa koka e të ndjerit të qëndrojë ende mbi trup. U përpoq dhe u përpoq dhe më në fund, në ditëlindjen e tij të gjashtëdhjetegjashtë e plotësoi këtë ambicie.
Ishte ditë e ngarkuar me ekzekutime dhe ai e kalonte cilindo burrë dorësh me një shpejtësi fisnike; kokat vërtiteshin në pluhur njëra pas tjetrës. Mbërriti tek i dymbëdhjeti, i cili nisi të ngjitej në skelë, dhe Uang Lun, me një të goditur të shpatës, ia preu kokën aq furishëm, sa viktima ende ngjitej nëpër shkallaren e vogël. Me të mbërritur në krye, iu hakërrye xhelatit:
-Përse e zgjatni agoninë time? – e pyeti. -Duhet të jeni njëlloj i mëshirshëm si me të tjerët.
Ky qe çasti i shumëpritur i Uang Lun; ai kishte kurorëzuar punën e gjithë jetës së tij. Në fytyrë iu shfaq një buzëqeshje e qetë; u kthye nga viktima dhe i tha:
-Kini mirësinë të mënjanoni kokën ju lutem.

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.