Në muzeun e Reims-it | Daniele Del Giudice

Fillova ta doja pikturën prej kur mësova se do të verbohesha. Ndoshta të duash nuk është fjala e duhur, pasi në gjendjen time është e vështirë të provosh një ndjenjë rreth diçkaje të jashtme, e për më tepër gjendja ime tashmë nuk më lejon të shoh mirë, dhe prandaj nuk mund të them me siguri... Continue Reading →

Oh, të ishim indianë lëkurëkuq | Franz Kafka

Nëse do të mund të shkundnim një shkop magjik dhe kaq thjeshtë të shndërroheshim në indianë lëkurëkuq mbi një kalë që ecën me galop mespërmes erës; që ndiejmë tronditjen e tokës nën këmbët tona; që tundim mamuzet dhe pse nuk kemi mamuze, hedhim frerët dhe pse nuk kemi frerë, mezi duke parë zbrazëtinë, hapësirën e... Continue Reading →

Magda Szabo

...njeriu i Neandertalit me siguri mësoi të qajë kur kuptoi për herë të parë se qe tërësisht i vetëm pranë trupit të bizonit që e kishte tërhequr deri te shpella, që nuk kishte askënd me të cilin të ndante aventurat e gjahut, askënd që t’i tregonte trofeun ose plagët e marra... ©Aleph, përktheu Viola Adhami

Polemizuesit | Luis Antuñano

Në kafenenë e përhershme disa të rinj bisedonin mbi shkrimin dhe fonetikën. Santiagasi Albarrasin që nuk dinte as të lexonte e as të shkruante, por mendonte që edhe Kabrera e shpërfillte analfabetizmin e tij; pohon se fjala sjellka nuk mund të shkruhet. Kristiano Kabrera, gjithashtu analfabet, këmbëngul se cilado fjalë qoftë, për aq kohë sa flitet... Continue Reading →

Gjesti i Vdekjes | Jean Cocteau

Një kopshtar i ri pers i thotë princit të tij:- Më shpëtoni! Takova Vdekjen dora vetë këtë mëngjes! Më bëri një gjest kërcënues! Sonte, mrekullisht, duhet të jem në Ispahan!Princi dashamirës i huazon kuajt e tij. Në të perënduar, princi takon Vdekjen dhe e pyet:- Pa më thuaj, përse kishe kërcënuar kopshtarin tim herët në... Continue Reading →

Princi Je dhe dragonjtë | Shen Buhai

Princi Je mbahej për pasionin e zjarrtë që kishte për dragonjtë. Qe marruar aq shumë pas tyre, sa nuk kish lënë kënd të shtëpisë pa pikturuar një të tillë. Dragoi i vërtetë i qiejve, me të dëgjuar për të, u kthye në tokë dhe futi kokën e tij mespërmes portës së shtëpisë të princit Je,... Continue Reading →

Çaj dhe kafe | Slawomir Mrozek

- Çaj apo kafe? – pyeti nikoqirja.Mua më pëlqejnë të dyja dhe në këtë rast isha i detyruar të zgjidhja. Kjo do të thoshte se ajo synonte të kursente ose çajin ose kafen. Jam aq i kulturuar sa të mos shfaq pikën e neverisë përballë një koprracie të tillë. Të jem i drejtë, isha i... Continue Reading →

Heroi | Slawomir Mrozek

Një ditë të bukur, duke ecur përbri një lumi, papritmas pashë një djalë që po mbytej. Duke e njohur vendin, dhe duke e ditur që nuk është e aq thellë, vendosa të pres pak sa të mblidheshin dhe disa shikues më tepër. U ula në një stol dhe nisa të këqyr rrotull. Dëgjoja djaloshin tek... Continue Reading →

Octavio Paz

Shkrimi është proces i dhimbshëm që kërkon preokupime të mëdha dhe net pa gjumë. Përveç kërcënimit të blloqeve të shkrimtarit, ekziston ndjesia e dështimit të pashmangshëm. Asgjë nga këto që shkruajmë nuk është diçka të cilën ne dëshirojmë ta shkruajmë. Shkrimi është mallkim. Pjesa më e keqe është ankthi që i paraprin aktit të shkrimit... Continue Reading →

Create a website or blog at WordPress.com

Up ↑