Heroi | Slawomir Mrozek

Një ditë të bukur, duke ecur përbri një lumi, papritmas pashë një djalë që po mbytej. Duke e njohur vendin, dhe duke e ditur që nuk është e aq thellë, vendosa të pres pak sa të mblidheshin dhe disa shikues më tepër. U ula në një stol dhe nisa të këqyr rrotull. Dëgjoja djaloshin tek ulëriste i lebetitur, dhe përgjatë klithjeve të tij u mblodh një turmë e mirë njerëzish. Prita dhe pak sa të grumbulloheshin të gjithë; më pas u ngrita ngadalë, u afrova pranë ujit dhe i inkurajuar prej britjeve admiruese të publikut nisa të heq përtueshëm këpucën time të majtë. Njerëzit duartrokisnin. Vetëm atëherë vërejta dhe dikë tjetër përbri meje i cili po zhvishej dhe po përgatitej për tu futur në ujë. U inatosa së tepërmi.
– Isha unë ai që mbërriti i pari, – i thashë.
Dhe ai mu përgjigj:
– Mos është gjë yt bir ai që po thërret për ndihmë? – dhe nisi të zbërthejë jelekun.
– Ke të drejtë! – dëgjova të thoshte dikush prej turmës. – Djaloshi është i të gjithëve!
– Pa ngriji ato pantallona, – i thashë. – Ti as që ishe pjellë në kohën kur unë shpëtoja fëmijë prej mbytjes.
– Mbase ke shpëtuar tët gjyshe. – mu përgjigj me një ton ofendues.
– Ndërsa ti mbase ke shpëtuar teton tënde. Pa ik pirdhu që këtu dhe lëre të qetë djaloshin.
Njerëzit po shtoheshin. Disa ishin në krahun tim, ndërsa të tjerët pëshpërisnin se ishte e drejta e kujtdo të shpëtonte dikë të cilin po mbytej. Pashë që gjërat po koklaviteshin dhe se të gjithë po mbanin krahun e atij që zhvishej i pari. Edhe pse ai kishte nisur të zbërthehej pas meje, thuajse po ma kalonte. Fitova vetëm në çastin kur u gjenda me brekë. Duke parë që e humbi mundësinë e tij, u bë gati të kridhej në ujë me të brendshme. Më hipi gjaku në kokë dhe u hodha. Thjesht për të bërë heroin! Nuk e di çfarë u bë me djaloshin që kërkonte ndihmë, pasi ne na dërguan në urgjencë. Unë i nxora shpatullën vendit, ndërsa ai thjesht sa më theu disa dhëmbë.
Shpëtimi i dikujt në ditët e sotme kërkon sakrifica dhe vlera të mëdha.

Përktheu nga spanjishtja Antonio Çikollari

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.