Çaj dhe kafe | Slawomir Mrozek

– Çaj apo kafe? – pyeti nikoqirja.
Mua më pëlqejnë të dyja dhe në këtë rast isha i detyruar të zgjidhja. Kjo do të thoshte se ajo synonte të kursente ose çajin ose kafen. Jam aq i kulturuar sa të mos shfaq pikën e neverisë përballë një koprracie të tillë. Të jem i drejtë, isha i zënë duke biseduar me profesorin, fqinjin tim në tryezë, të cilin po e bindja për epërsinë e idealizmit ndaj materializmit dhe bëra sikur nuk e kisha dëgjuar pyetjen.
– Çaj, – u përgjigj profesori pa më ndërprerë. Natyrisht, ajo kafshë ishte materialiste dhe po shkonte drejt grykësisë.
– Dhe ju? – u drejtua përsëri nga unë.
– Ndjesë, por më duhet të dal.
Lashë pecetën mbi tavolinë dhe u drejtova kah tualeti. Nuk e kisha të domosdoshme të bëja gjë, por ishte e vetmja mënyrë për të reflektuar dhe për të fituar kohë. Nëse do të zgjidhja kafenë, do të humbisja çajin, dhe e anasjellta. Nëse burrat lindin të lirë dhe të barabartë, atëherë ashtu duhet të jetë dhe kafeja me çajin. Nëse do të zgjidhja çaj, atëherë kafeja do të ndihej e ofenduar, dhe e anasjellta. Një shkelje e tillë e Ligjit të Natyrës mes kafes dhe çajit është në kundërshtim me ndjenjën time të drejtësisë si një Qenie Superiore. Por nuk mund të qëndroja përgjithmonë në paradhomën e tualetit, megjithëse gjendesha aty vetëm prej Idesë së Pastërtisë së Tualetit, pa një qëllim tjetër, por duhet thënë se paradhoma ishte një vend normal dhe i zakonshëm veshur me pllaka. Kur u riktheva , e gjithë bota tashmë ishte duke pirë çaj apo kafe. Ishte e qartë që më kishin harruar.
Kjo gjë më preku jashtëzakonisht shumë. Asnjë vëmendje, asnjë përplasje shikimesh. Asnjë vëmendje, as edhe një vëmendje për individin. Nuk urrej asgjë më shumë sesa një shoqëri pa shpirt, ndaj vrapova drejt kuzhinës për të gjetur të Drejtat e Njeriut. Duke parë një samovar me çaj dhe një kusi me kafe mbi tryezë, kujtova se nuk e kisha zgjidhur ende dilemën time fillestare: çaj ose kafe, apo kafe ose çaj. Sigurisht, ishte e nevojshme të kërkoheshin të dyja në vend që të pranohej nevoja për një zgjedhje. Sidoqoftë, unë jam jo vetëm i arsimuar mirë, por edhe pak delikat nga natyra. Kështuqë me mirësi i thashë zonjës së cilës punonte në kuzhinë:
– Gjysmë kafe, gjysmë çaj, të lutem.
Më pas i bërtita:
– Dhe një birrë!

Përktheu nga spanjishtja Antonio Çikollari

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.