Princi Je mbahej për pasionin e zjarrtë që kishte për dragonjtë. Qe marruar aq shumë pas tyre, sa nuk kish lënë kënd të shtëpisë pa pikturuar një të tillë. Dragoi i vërtetë i qiejve, me të dëgjuar për të, u kthye në tokë dhe futi kokën e tij mespërmes portës së shtëpisë të princit Je, ndërsa bishti i stërgjatë mësyu nga dritarja. Princi Je, me ta parë, nisi të lemetisë dhe të bërtasë si i çmendur prej frikës.
Në këtë mënyrë e kuptuan të gjithë se princi Je, në të vërtetë, nuk se i donte dhe aq fort dragonjtë, ashtu siç edhe mburrej.
Përktheu nga spanjishtja Antonio Çikollari


Leave a comment