Një kopshtar i ri pers i thotë princit të tij:
– Më shpëtoni! Takova Vdekjen dora vetë këtë mëngjes! Më bëri një gjest kërcënues! Sonte, mrekullisht, duhet të jem në Ispahan!
Princi dashamirës i huazon kuajt e tij. Në të perënduar, princi takon Vdekjen dhe e pyet:
– Pa më thuaj, përse kishe kërcënuar kopshtarin tim herët në mëngjes?
– Nuk qe kërcënim, – i përgjigjet, – por gjest befasie. Duhet ta merrja me vete në Ispahan këtë mbrëmje, ndërkohë ai gjendej ende këtu.
Përktheu Antonio Çikollari


Leave a comment