Nëse do të mund të shkundnim një shkop magjik dhe kaq thjeshtë të shndërroheshim në indianë lëkurëkuq mbi një kalë që ecën me galop mespërmes erës; që ndiejmë tronditjen e tokës nën këmbët tona; që tundim mamuzet dhe pse nuk kemi mamuze, hedhim frerët dhe pse nuk kemi frerë, mezi duke parë zbrazëtinë, hapësirën e sheshtë që shtrihet përpara syve, dhe papritur nuk mund të shohim as qafët dhe kokat e kuajve tanë.
Përktheu nga anglishtja Antonio Çikollari


Leave a comment