Trishtim | Rosario Barros Peña

Published on

in

, ,

Profesori më dha një shënim për time ëmë. E lexova. Thotë që ka nevojë të flasë me të për shkak se nuk jam mirë. E lashë mbi tryezë, nën tasin e qumështit bërë gati për mëngjesin e ardhshëm. Kam vendosur në mikrovalë tortilën e ngrirë të ngrënë përgjysëm që bleva në market. Gjysmën e mbetur e kam vendosur në një pjatë përbri tasit të qumështit. Mamaja është po e njëjta, me sytë e kuq që as nuk shohin dhe me flokët tashmë pa shkëlqim, të shpërndara mbi nënkresë. Dhoma qelb erë djersë, por kur bëj të hap grilën, nis e bërtet. Thotë se nëse nuk e sheh diellin, është si të ndalësh kohën, por nuk është e vërtetë. E di që ditët rendin pasi rrobalarësja është përplot me ndërresa të ndotura dhe pjatalarësja nuk mban më, por mbi të gjitha e di prej trishtimit që mbartin mobiljet. Trishtimi është pluhuri i bardhë që mbulon gjithçka. Në fillim është kënaqësi. Mund të shkruash mbi të “ai që e lexon është budalla”, por ditën pasardhëse fjalët zhduken sërishmi, pasi mbi to bie edhe më shumë trishtim. Profesori thotë që jam keq për shkak se në klasë shpërqëndrohem nga mendimet se një ditë i gjithë ai pluhur i bardhë do të mbulojë krejt qenien e nënës sime, madje edhe mua vetë. Dhe kur im atë të kthehet, trishtimi tashmë do e ketë fshirë atë “të dua” të cilën e shkruante kaq shpesh mbi tryezën e kuzhinës.

Përktheu nga spanjishtja Antonio Çikollari

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.