Isha duhanpirës kokëfortë. Një mbrëmje më kaploi gjumi me cigare ndë buzë. U zgjova i trembur. Mesa duket e dija: kisha lindur krah lakuriqit të natës. Duke mos e pranuar këtë fat, në errësirë, nisa të kërkoj hanxharin. E preva copash. Në agim, me të dalë drita, pashë të qe një grua e zeshkët, të cilën vendosa ta dashuroja. Për këtë më plasën në burg.
Përktheu Antonio Çikollari


Leave a comment