Si lind një tekst | Jorge Luis Borges

Published on

in

, ,

Fillon me një lloj zbulimi. Por unë e përdor këtë fjalë në mënyrë modeste, aspak ambicioze. Kjo do të thotë, se papritmas e di se diçka do të ndodhë dhe ajo që do të ndodhë mund të jetë, në rastin e një tregimi, fillimi dhe mbarimi. Në rastin e një poezie, jo: është një ide më e përgjithshme, që ndonjëherë mund të ketë qenë vetëm vargu i parë. Domethënë, më është dhënë diçka, dhe më pas ndërhy unë, dhe pas kësaj ndoshta gjithçka humbet.

Në rastin e një tregimi, për shembull, mirë, unë e njoh principin, pikënisjen, e di edhe fundin dhe qëllimin. Por më vonë duhet të zbuloj, përmes mjeteve të mia të kufizuara, atë çka ndodh mes fillimit dhe fundit. Dhe më pas ka probleme të tjera që kërkojnë zgjidhje; për shembull, nëse ngjarja duhet rrëfyer në vetën e parë apo të tretë. E më pas duhet kërkuar koha; pra, sa për mua “kjo mbetet zgjidhje personale”, besoj se mua më përshtatet më së tepërmi dekada e fundit e shekullit 19. Unë zgjedh “nëse bëhet fjalë për një rrëfenjë diku në Buenos Aires”, në brigje, le të themi në Palermo, apo në Barrakas, Turdera. Dhe data, le të marrim 1899-n, vitin tim të lindjes. Sepse, kush mund ta dijë me siguri se ç’u tha e ç’u bë nga ata bregdetarë tashmë të vdekur? Askush. Pra, kështu unë mund të rrëfej i qetë. Në të kundërt, nëse një shkrimtar zgjedh një temë bashkëkohore, atëherë lexuesi nis e bëhet inspektor dhe dyshon: “Jo, në një lagje të tillë njerëzit nuk flasin në këtë mënyrë, njerëzit e një klase të tillë nuk do ta përdornin kurrë këtë apo atë shprehje”.

Shkrimtari i parashikon të gjitha këto dhe nis të ndihet i bllokuar. Ndaj, unë zgjedh një kohë më të largët; dhe kjo më jep liri mbi të cilën vendos të fantazoj dhe të arrij deri aty sa edhe të mashtroj. Mund të gënjej pa e vërejtur kush, dhe mbi të gjitha, pa e kuptuar vetë, pasi është e nevojshme që shkrimtari i cili shkruan një fabul “sado fantastike”, të besojë, për tani, në realitetin e fabulës.

Përktheu nga spanjishtja Antonio Çikollari

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.