Koment mbi “Shtatë të çmendurit” | Roberto Arlt

Published on

in

, ,

Një lektor më shkruan:
I nderuar zotëri: kam dëgjuar se ka dalë një roman i ri i juaji me titull Shtatë të çmendurit. Meqenëse kam pak para për të investuar në libra, do të vlerësoja nëse mund të më thoni diçka më tepër në lidhje me të, për të ditur nëse ia vlen apo jo të shpenzoj kohë apo pesos për ta lexuar.
Hezitova një çast. Pastaj i thashë vetes se, duke folur për kaq shumë vepra të të tjerëve, mbase kisha të drejtë të flisja dhe për veprën time. Për më tepër, nëse ka njerëz që kënaqen të njohin përbërjen e një romani, pa u munduar të lexojnë apo të shpenzojnë disa kacidhe për ta blerë, unë do t’u jap lexuesve një përsiatje, pa pagesë.

Burrat e këtij qyteti
Ngjarjet zhvillohen në një kohë të shkurtër. Përfshin tri ditë dhe tri net; marrin pjesë njëzet personazhe. Nga këta njëzet, shtatë janë qendrorë dhe përbëjnë boshtin e rrëfimit. Shtatë sëpata, thënë më qartë, që godasin një protagonist; Erdosaini, nyjen e vërtetë të romanit.

Përmbajtja
Përmbajtja është e thjeshtë. Një nga personazhet, i quajtur Astrolog, kërkon të organizojë një shoqëri sekrete për të revolucionarizuar dhe për të thyer gjendjen aktuale të punëve. Për ta realizuar këtë plan, i nevojiteshin para. Në këto rrethana, Erdosaini i ofron mjetet për ta përvetësuar. Bëhet fjalë për rrëmbimin e një të afërmi që e ka goditur me shuplakë.
Rrëfimi nis me ditën e parë të romanit. Ditën e dytë ndodh rrëmbimi i personazhit dhe në pjesën e tretë, apo natën e fundit të tij, tregon jetën e brendshme të personazhit përpara se të kryejë krimin, ose që të lejojë kryerjen e tij.

Tre aspekte
Vetë romani ofron tre aspekte. Atë psikologjik, policor dhe imagjinar.
Organizimi i shoqërisë sekrete, edhe pse duket absurd, nuk është i tillë. Prej pesëmbëdhjetë ditësh, telegramet e botuara në gazetat ditore, jepnin lajmin për arrestimin në Shtetet e Bashkuara të anëtarëve të një shoqërie sekrete të quajtur “Urdhri i Vulës së Madhe”. Qëllimet e subjekteve të lidhura me këtë shoqëri ishin identike me ato që u atribuoheshin personazheve të romanit tim. Me fjalë të tjera, nuk kam bërë asgjë më shumë se të riprodhoj një gjendje reale të anarkizmit misterioz në gjirin e të gjithë njerëzve të çorientuar dhe të çmendur. Aspekti policor dhe juridik i romanit; rrëmbimi, pasi e studiova, u konsultova me një oficer krimesh. Ky, pasi dëgjoi shpjegimet e mia, më pyeti, dhe shihni se sa kurioze është pyetja e subjektit:
– Autorët e krimit, janë profesionistë apo amatorë?
– Amatorë.
– Shumë mirë. Nëse do të ishin profesionistë, nuk do të shkonte – dhe më pas hyri në shpjegime teknike se pse shkonte kaq shumë duke qenë amatorë, dhe duke mos qenë të tillë, do të ishte ide e dështuar.

Jeta e mëparshme
Për mua, veprimet e një krimineli nuk kanë absolutisht asnjë interes, nëse këto veprime nuk shoqërohen nga një jetë e brendshme e shpërqëndruar, intensive dhe e mundimshme. Besoj se çdo amator, nëse ka pak inteligjncë, duhet të kalojë çaste të tmerrshme.
Burra dhe gra, në rrjedhën e historisë së sipërpërmendur, jetojnë tmerrin e situatës së tyre. Në këtë mënyrë, romani zhvillohet në treqindepesëdhjetë faqe. Duke nxjerrë njëqind faqe veprim, pjesa tjetër e librit nuk bën asgjë më shumë se detajimi i mendimeve të njerëzve anormalë, i ndjenjave, i vuajtjeve dhe i ëndrrave të tyre. Ata e dinë të gjithë se iu mohohet lumturia; por, si bisha të lidhura në zinxhirë, revoltohen kundër këtij fati: duan të jetë të lumtur dhe meqenëse e mira ua ka mbyllur dyert, mendojnë për monstruozitete që i mbushin me pendim, për më shumë nevojë për të kryer krime për të mbytur britmën e ndërgjegjes së tyre.
Një shkrimtar i madh rus, Dostojevski, thoshte: “Çdo njeri mbart brenda tij një xhelat të vetvetes”. Jam munduar të vë në dukje këtë realitet në veprimet e personazheve të librit, siç është edhe në jetën e njerëzve të këtij shekulli.

As të çmendur e as të arsyeshëm
Me pak fjalë: këta demonë nuk janë as të çmendur e as të arsyeshëm. Ata lëvizin si fantazma në një botë të errët dhe me probleme mizore dhe morale. Nëse do të ishin më pak frikacakë do të bënin vetëvrasje; po të kishin pak më shumë karakter, do të ishin të shenjtë. Në të vërtetë, janë në kërkim të dritës. Por e kërkojnë dritën gjatë kohës që janë të zhytur kryekëput në baltë. Dhe në këtë mënyrë ndotin gjithçka prekin.
Mua, si autor, nuk më pëlqejnë këta individë. Por thashë ta provoj. Dhe çdo autor, për një çast, është skllav i personazheve të tij, sepse ata bartin në vetvete të vërteta mizore që meritonin të njiheshin.
Si përfundim: në këtë vepër nuk ka martesë, nuk ka kërcime, as deklarata dashurie. Seksi femër mund të mos jetë i interesuar ta lexojë.

Përktheu nga spanjishtja Antonio Çikollari

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.