Një burrë, kur është gati të mbushë të tridhjetat, mendon për vitet e kaluara dhe për vete; dhe vendos që ka ardhur momenti për t’u rritur, për të qenë i rritur, për t’u sjellë si i tillë. Megjithatë, në këtë çast, takon një mikun e tij pedagog, i cili e çon në shkollë sërish. Atje, në një mjedis absurd dhe surrealist, i drejtuar nga impulset jetësore të të rinjve, ai do të shohë se si ata përpiqen të jenë të rritur kur nuk janë, ose përpiqen të bëhen edhe më të papjekur. Pedagogu do e çojë për të jetuar në shtëpinë e një lidhjeje me ide të avancuara ku një vajzë e re kolegji do e tërheqë në mënyrë të pakontrollueshme. Ka tre “episode” në libër, të ndara nga një lloj parathënieje e stilit të Gombrowicz, një digresion i gjatë i ndarë që ndan, por që s’janë tjetër veçse tregime mbi krijimin letrar, artin, filozofinë dhe mënyrat për t’i parë nga ana e shoqërisë dhe “kulturës” sunduese. Dy nga episodet janë cituar më lart, i treti është një udhëtim i bërë në fushë ku do të njihet me rrënjët e antikes, të botës “idilike”, gjendur mes bujqish të rrënuar dhe punëtorësh të trembur.
***
Argumenti është shumë i shmangshëm nëse duhet ditur drejtimi i librit, jo sepse nuk tregon gjerësisht drejt ku shkohet, që e bën, por sepse këtu nuk duket që është Gombrowicz. Është i vështirë për t’u shpjeguar dhe nuk dihet nëse mund t’ia dalësh. Nën mbrojtjen e maskës së groteskut , a mund të analizohet jeta në formën e duhur? A mund të kalibrohet në një shoqëri, në një formë edukimi, në art? Në botë? Proza e tij e ekzagjeruar, përsëritëse; idetë e veta, kompozimi i librit, e gjitha paraqet një libër në dukje të thjeshtë, optimist, por që fsheh një sulm frontal drejt formave letrare në përdorim, jo vetëm për epokën kur është shkruar, por edhe për autorët e mëparshëm – dhe një kritikë mbi idetë shoqërore, kulturore, pedagogjike të epokës (mbi të gjitha konceptin e artit, për të cilin duhet të jetë shprehja e unit të autorit, duke qenë se pjesa tjetër, artisti i madh, vepra e madhe e artit, është thjesht një konvencion shoqëror që ndryshon…) Këtë konvencion, këtë ide të pranuar nga shoqëria, e kritikon në gjithë aspektet e jetës, dhe në fushën artistike, si dhe në klasat sociale, në politikë dhe në marrëdhëniet njerëzore. Gombrowicz përsërit në mënyrë obsesive disa fjalë, ide ose shpërthime, ndoshta duke ndjekur idenë që ai vetë e vendos në gojën e të rinjve : “përsërit! , përsërit!, nga përsëritja krijohet mitologjia”. Metafora, surrealizëm, autokritikë: Çfarë është kjo vepër? Roman, përkujtimore, memorandum, parodi, …?” dhe mbi të gjitha kemi përdorim konceptesh të lidhur me formën, me estetikën e sjelljes, të gjestit; për Gombrowicz forma në të cilën bëhen dhe thuhen gjërat, forma e vendosjes, pozimit, vështrimit, gjestikulacionit… është pjesa më esenciale e individit, forma me të cilën qarkullon në jetë, është esenciale në kuptueshmërinë njerëzore, ajo sjell sinqeritetin ose gënjeshtrën. Por gjithashtu simetria duhet t’i mbështetë gjërat edhe pse thjesht për kompensim. Konceptuar në formën e disa kujtimeve, imazhi që lë libri është imazhi i një libri argëtues – mes absurdes, groteskes dhe surrealistes – ku logjika që jepet është e Gombrowicz. E keqja e botës është një luftë, ku luftohet mes papjekurisë dhe pjekurisë – në seksualen, në letraren, në krijuesen, në marrëdhëniet shoqërore – ku antikja dhe modernia përballen, por nuk ekzistojnë – nuk munden njëra pa tjetrën; ku bota rurale shpërbëhet nga vetë shkatërrimi i një bote ku të pushtetshmit jetojnë vetëm për të sunduar, vetëm për këtë. “pamundësia” është e përgjithshme në botën që nuk ndryshon dhe duhet të ndryshojë pavarësisht gjithçkaje. Është e vështirë të gjesh dikë që të ngjasojë sadopak me autorin polak, aq më pak format e tij, ashtu si dhe botën absolutisht të veçantë që krijon në veprën e vet.


Leave a comment