Duket e pamundur paraprakisht ose të paktën e vështirë për të marrë në një botë që çdo ditë bëhet më skeptike, që narratori i këtij romani përcjell jo vetëm temën e dashurisë, por edhe erotizëm dhe joshje në një mënyrë kaq të ndërlidhur saqë nuk mund ta ndash, të paktën radikalisht.
Kam ngritur rendin e temave si më poshtë: “Joshje, erotizëm, dashuri”. Kjo ndodh me Otilian – personazhin kryesor të romanit – në të cilën dominon nevoja për të joshur e para, dorëzohet më pas në një erotizëm që është për të paraprak dhe gradual, për të përfunduar – jo në të gjitha rastet, mundësisht vetëm në një – në formën e veçantë të dashurisë që ajo pretendon prej protagonistit të romanit.
Rikardo dhe Lili, Rikardo dhe Arleta për të përmendur vetëm dy nga momentet ciklike që sjellin antagonistët në këtë luftë të papërmbajtshme që mbështesin përmes asaj çka duan: e para, të mbajë dhe të përjetësojë momentin, dhe e dyta, të provojë një qasje për të cilën ajo nuk është e bindur, ndërkaq një zë i brendshëm i bërtet që diçka për të cilën ende nuk e kanë njohur ka për tu zënë sytë.
Le të shohim në plan të parë motivin poetik të joshjes. Kur Arleta – fytyra e dytë simbolike e Otilias – mbërriti në Paris, fokusi i brendshëm kapi tre apo katër karakteristika të personalitetit të të rinjve që shkojnë atje përtej atributeve të thjeshta individuale, për të ankoruar në një mënyrë jo të plotë paragjykimi, por që përcaktojnë karakteristika të nënkuptuara të një personaliteti karizmatik për dashurinë dhe seksin.
Ajo ka një siluetë të këndshme, lëkurë të ngrohtë, dhe pavarësisht veshjes shumë të thjeshtë dhe disi groteske, nuk është një sinjal që mund të perceptohet, gjen prekjen femërore shprehur në mënyrën e ecjes dhe veprimit, pasuar gjithashtu prej lëvizjes së buzëve të trasha teksa flet për tema jo tërësisht transhendente.
Ajo nuk është një aktore e vetëdijshme për rolin e saj, është më tepër një person i cili në mënyrë të menjëhershme luan një rol të panjohur dhe të përkryer atëherë kur përvoja ia lejon, kështu shihen prej nesh rezultatet e kënaqshme.
E thënë në një mënyrë tjetër, bëhet fjalë për një grua që është në gjendje të kapë në rrjetë lëvizjet e saj joshëse për të parandaluar përkeqësimin e situatës. Ndërthur pëlhurën e saj me materialet që i ka dhënë natyra; kap viktimën e saj dhe e gllabëron në heshtje. Ai kënaqet dhe vuan në të njëjtën kohë, sepse e di se shumë herë gjërat shkojnë mirë, por në raste të veçanta ndodh krejt e kundërta.
Një tjetër atribut që shtrihet gjithashtu në fytyrën e saj janë sytë e zinj dhe ekspresiv; e thënë më mirë, sy gabimisht ekspresivë dhe simbolikisht të errët; nuk do të kalojmë më tej në referenca racore duke analizuar ngjyrën e zezë të syve në këtë drejtim, por mund të ndalemi në sugjerimin e nënkuptuar në ta. Ashtu si Tabare de Zorilla me sytë e tij blu prezantonte bashkimin e detyruar të dy kulturave, gjithashtu edhe vajza e prapë me sytë e saj të errët fsheh bashkimin e një gruaje tipologjike, pothuajse mund të themi “të përbashkët dhe aktuale”, me një tip tjetër më pak të përbashkët dhe aspak aktual; e kam fjalën për femrën e formuar me shkollën e nevojshmërisë dhe të kërkesës dhe që formon në po të njëjtën shkollë një personalitet që ka, nënshtron dhe erotizon.
Magjia e saj konsiston pikërisht në mostregimin e asnjë formule magjike, apo e të mos pasurit kapacitet për ta zotëruar viktimën dhe për ta ushqyer gradualisht.
Për më tepër, sytë e saj dërgojnë shumë mesazhe njëkohësisht, që aludojnë “ekzistencën e saj në botë”, për nevoja që duhen marrë parasysh, nënkupton rininë joshëse, nevojën për tu dëshiruar; në fund më tepër se i ngatërruar, viktima gënjehet nga ai shikim duke rënë pre e joshjes dhe e provokimit, e kështu e ka më të lehtë të bëhet kokë turku. Mund të thuhet gjithashtu se është një vështrim në të cilin nuk duhet përgjigjur me shikim, pasi mund të trazohet paqja shpirtërore dhe qetësia që të jep – në shumë raste kështu ndodh – pafajësia e një jete të paangazhuar me paraqitjet që të ofron dashuria.
Narratori fokusohet dhe në memorien e brendshme, thotë: “Veç prej saj vazhdonte të buronte ajo dinakëri që nuk mund ta harroja kurrë.”
Duke e njohur, Rikardo sheh tek ajo grua atributet e përhershme të një femre nga ku mund të heqësh paralele prej Dostojevskit: “Sa e bukur është! Po të ishte naive do të shpëtonim të gjithë!” për më tepër mund të thuhet që vajza e prapë nuk ka rënë ende në humnerat e thella aksiologjike të veprimeve të saj të mëvonshme që fati i ka rezervuar.
Mund të arrijmë në mendimin se kjo dinakëri mund të jetë një rrugë shpëtimi prej poshtërsive morale që e ndjekin. Por Otilia e përdor këtë dinakëri në mënyrë komplet të kundërt, siç është moraliteti si qëllim; lejon ta përdorin atë vetë si një karrem për të arritur atje ku ajo dëshiron.
Në secilin prej takimeve që pasojnë dhe që udhëheqin Rikardon me vajzën e prapë, mund të shihet se si një djalë i mirë është joshur në formë të përtërirë, ndërsa erotizmi është imponuar me po të njëjtin karakter për të mbërritur në fund të asaj që quhet “dashuri” në kontekst të analizës.
Duhet të ndalemi një moment në konceptin e “korrupsionit” që është i pandashëm nga karakteri. Nga rruga e dyshimtë e joshjes ajo vazhdon të kryejë detyrën e përpiktë me një çoroditje tjetër. Tek Rikardo ky proces vjen me takimet në mënyrë të dendur për pak kohë. Por jo tërësisht, sepse nuk arrijnë në ekstrem të shaktërrimit fizik për shkak të disa rreziqeve natyrore ndaj infektimeve të vazhdueshme të marrdhënieve të saj me shumë burra, por ka arritur – besoj se është më e rëndë se e para – një shkallë veprimi të përdhosur në kushtet shpirtërisht patologjike. Korrupsioni i Rikardos ofrohet në shifra bindëse varësie dhe degradimi, në një mënyrë të paraqitjes me vetëdije dhe në të njëjtën kohë pavetëdijeje që gruaja hedh gradualisht në humnerën e vetmisë së tij, duke lënë vetëm mundësinë për të treguar historinë e tyre, që është “i thoni asaj” në të njëjtën kohë me “tregojeni pikërisht kështu” dhe – për këtë rrugë – do të kthehet të jetojë, ashtu si Enea i Virgjilit (Eneida) dhe Françeska e Aligerit (Komedia hyjnore), tmerrin e përsëritjes së diçkaje që kanë vendosur ta harrojnë.
Me Lili kiliankën, ekziston shkëlqimi verbues i një të riu pothuajse fëmijë. Joshja mund të shihet këtu në terma neoplatonikë me një gamë të pafajësisë shpirtërore. Mungesa e trupave na autorizon për të ndaluar vetëm te shpirtrat, dhe Lili është tashmë një “vajzë” që kërkon vetëm të joshë. Dimë që Rikardo bie në dashuri dhe reciprociteti nuk ndodh. Kur ndahen, ajo ia ka arritur qëllimit që t’ia injektojë helmin e dashurisë përmes procesit të aftësive që vetë ajo di t’i menaxhojë, pavarësisht se nuk ka eksperiencë.
Me Arletën termat ndryshojnë vendet, sepse “guerilja” prezanton tani të zakonshmen pragmatike që shoqëron në tekst supozimin e fytyrave të ndryshme që ajo shfaq. Shndërrohet në guerile që të mund të udhëtojë, ndërkohë që tregon indiferencë të plotë për çështjen politike që gjoja do t’i duhet ta mbrojë; kështu që kur ajo përballet me faktin e transferimit në Kubë për trajnime guerile, i lutet Rikardos që ta shpëtojë nga ky detyrim jo i menduar mirë. Përpara se t’ia kërkojë këtë gjë, i jepet fizikisht me një indiferencë të ftohtë. Ndërkohë që Rikardo beson se po prek retë me anë të këtij erotizmi, ajo nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka joshur. Ajo vazhdon të lëvizë në drejtim të pushtimit, pasi ai tashmë ra në grackën e sensualitetit. Indiferenca e gruas duke përdorur trupin e saj është një simbol dhe një traskript i një zemre të papajtueshme që nuk heziton në asgjë për të arritur qëllimet e saj. Në fund, shoqja Arletë e braktis Rikardon gjatë përpjekjeve të tij për të shmangur udhëtimin drejt Kubës. Atje ajo bëhet dashnorja e komandantit të njohur Kaçon, të besuarit të Kastros. Shkrimtari që është pas narratorit drejton një shkelje syri të pandershëm kur vajza e prapë hyn radhët e revolucionit të Fidelit.
Tek UNESCO ai takohet përsëri me vajzën e prapë që tashmë quhet madamë Arnoks. Kjo grua e re dhe e vjetër e qorton atë që ajo e konsideron tradhëti, dhe padyshim Rikardo mendon se duhet të ishin krahët e tij në vend të komandantit Kaçon. Faktori “shans” drejton hapat e vajzës së prapë, ndërsa djali i mbarë lëviz si një kukull rreth saj. Në këtë të tashme ajo e shoqëron atë më shumë se kurrë: “… shihesha çdo ditë me madamë Arnoks, nga e hëna në të premte, pasi mbaronte kursin deri në katër apo pesë mbasdite…” Në këtë hapësirë ata bëjnë dashuri për herë të dytë dhe këtu erotizmi është përshtatur në një kontekst të kotë seksual dhe nuk vlen më për të joshur: “Sikurse herën e kaluar, më la ta përkëdhelja, ndërsa dëgjonte e heshtur dhe pasive fjalët e zjarrta e të vrullshme që dëgjonte e heshtur që i thoja në vesh apo në gojë, në përpjekje për t’i hapur buzët.” Hapat e analizës me madamë Arnoks janë të rëndësishëm në analizë pasi zbulojnë diçka të re. Ajo është ende e ftohtë dhe kalkuluese, megjithëse tani jep përshtypjen se ndërsa ajo është dorëzuar detyrës së joshjes, gjithashtu është duke u përpjekur të nënshkruajë lidhjen me Rikardon, e nëse kjo gjë nuk arrihet, i duhet të përgatisë planin për një tjetër “dashuri”. Ajo më mirë se kushdo e di që nuk mund të qëndrojë me djalin e mbarë: “Po të kisha dashnor vetëm ty, do të isha katandisur në një lypëse, mor picirruk.” Vetë Rikardo e thotë me zë të lartë në një nga monologjet ku nënvetëdija del mbi vetëdijen: “Isha i sigurt që do ta doja gjithmonë, në lumturinë time dhe në mjerimin tim.” Zheneti thotë se një tipar i autodiegjezës është ajo që quhet “Kufizimi i fushës” dhe kjo është parë edhe kur protagonisti thotë se di diçka, por vepron sikur të mos dinte asgjë, apo të paktën sikur e di në mënyrë të pjesshme.
Përballja e katërt me dinakërinë e saj ndodh kur ajo shfaqet si zonja Riçardson, bashkëshorte e një burri anglez që krekosej me të madhe në gjithë zonën e tij prej pronave dhe stallave kilometrike në Londër. Ritakimi përshkruhet kështu: “… kur u binda se në atë fotografi ishte pikërisht ajo, rimishërimi i ri i personalitetit të saj të ndryshueshëm e që tani ndodhej vetëm 50 milje larg Londrës.” Kështu ndryshimet vazhdojnë të ndodhin dhe ai kthehet përsëri te gruaja, duke iu përgjigjur kontekstit të pagabueshëm dionisian të lindur dhe të rilindur në një mënyrë ciklike. Siç mund të shihet, hapësira ndryshon gradualisht, pre Mirafloresit, në Paris, Kuba, vende aq të ndryshme socio-politiko-ekonomike, pastaj përsëri në Paris, e tani së fundmi në Njumarket, ku ambienti është relaksues, ku kuajt e racës bëjnë krenarë pronarët, ku këta të fundit lejojnë vajzën e prapë të vazhdojë krimet e saj të erotizmit dhe dashurisë së lëkundur për interesa materiale.
Pas takimit, Rikardo e bind nën kërcënimin e së vërtetës dhe ajo pranon ta takojë disa ditë më vonë. Hoteli Rusel u bë pikëtakimi i tyre ditëve të premte. Të premten e dytë kemi përsëri manipulimin erotik prej vajzës së prapë kundrejt djalit të mbarë dhe në po të njëjtën kohë ata angazhohen në një bisedë në lidhje me periudhën e zhdukjes së saj.
Ndërkohë që manipulimi bëhet më bindës dhe joshja jep goditjen përfundimtare kur ajo i thotë: “Unë kurrë nuk i them ‘Të ndjej’, ‘Të dua’ prej vërteti, askujt. I them për të gënjyer. Sepse kurrë nuk kam dashur njeri Rikardito. I kam gënjyer të gjithë, gjithmonë. Besoj se i vetmi burrë që nuk e kam gënjyer kurrë në shtrat je ti, vetëm ti.”
Pavarësisht kufizimit të fushës semantike ai thotë: “I vetmi burrë që nuk kam gënjyer”, e më pas: “në shtrat”, tashmë është përparim i madh që Rikardo mund ta dëgjojë rrëfimin nga një grua e shqyer prej mërzisë dhe kërkesave të pareshtura. Dhe pavarësisht nga ironia e qartë në fjalët: “Pa shiko, e thënë nga ti, kjo është një deklaratë e pastër dashurie.”, duket se vajza e prapë ka ndërmarrë hapin e joshjes së erotizmit të parë, dhe më vonë ky eros është shtysa e parë drejt territorit të dashurisë.
Për të ajo vajzë e prapë ishte si një zjarr që i jepte kënaqësi të përkohshme dhe dhimbje të përhershme. Protagonisti u bë padashur viktimë e joshjes së një gruaje të pazakontë e cila ishte gjithmonë në kërkim të pasurisë materiale. Mania e saj vazhdon edhe më vonë, kur ajo shndërrohet në një tjetër personazh, Kuriko, e dashura e një japonezi quajtur Fukuda. Ajo ishte në mbrojtje të tij duke dhënë si shpërblim trupin e saj. E kishte joshur dhe të nëpërmjet lojrave të saj. Por Fukuda e shfrytëzonte dhe për bizneset e tij, duke e lënë në dorë të cilitdo. Këtu vemë re atë çka u tha më sipër. Ajo lejon të përdoret për aq kohë sa merr në këmbim atë që dëshiron.
Por jo çdo gjë është ashtu siç duket. Në gjithë këtë rrëmujë të vërtetash dhe gënjeshtrash, Kuriko e fton Rikardon në një tjetër natë erotike. Ndjenjat e tij nuk mund të refuzojnë. Ai mendon se gjithçka po bëhej në fshehtësi të Fukudës, por gjatë erosit të tyre ai dallon hijen e bosit japonez. Largohet prej vendit i nevrikosur pasi e ka të vështirë të pranojë që u përdor në mënyrë brutale prej Otilias së tij.
Pas kësaj here ai e takon vajzën e prapë me identitetin e saj të vërtetë. Ajo tashmë ishte shumë sëmurë, thuajse drejt vdekjes. Gjithçka që Rikardo pati në fund prej kiliankës së tij ishte kjo qenie gjysmë e gjallë për të cilën u kujdes deri në vdekje. Ai plotësoi dhe dëshirën e saj të fundit, duke e bërë subjekt të romanit të tij, pasi Otilia gjithmonë kishte dashur ta shihte djalin e mbarë si një krijues. Të paktën kjo dëshirë e fundit mund të mos quhet joshje për arritjen e tekave të saj. Ose ndoshta po, pasi Rikardo nëpërmjet librit të tij e bëri atë të pavdekshme.
Një libër në ditë: Vajza e prapë, Mario Vargas Llosa

Read Next:
Hey!
Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀
Join the Club
Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.
Categories
Tags
Agron Tufa Alban Tufa Aleph Andrea Koroveshi anila balla Anna Kove Antonio Çikollari antonio çikollari anxhela lepuri Arka e Noes art Bajram Karabolli Bashkim Shehu blog Elena Garro Enrique Vila-Matas franz kafka fund i lumtur Gazmend Krasniqi Gjergj Fishta Gustav Flaubert Herta Müller Ismail Kadare Joan Benesiu Korab Hoxha letersi Letërsi shqipe Malcolm Lowry Mali magjik margaret atwood Mario Benedetti miguel de unamuno Mikhail Lermontov Oliverio Girondo Pesë vdekje poezia Përkthime roman jakobson Satira shqip Thomas Mann Tregim Umberto Eco Under the volcano Zonja Bovari

Leave a comment