Një libër në ditë: Festa e Cjapit, Mario Vargas Llosa

Published on

in

Duke lexuar kapitujt njëri pas tjetrit të veprës së Losas nuk mund ta evitosh të ulurën në karrige, të hedhësh sytë nga dritarja, dhe të kuptosh që asgjë nuk është duke ndodhur, pasi një mesazh i shkruar në më shumë se 500 faqe do kohë dhe përqëndrim të kuptohet, gjithashtu të bën të rimendosh mjaft gjëra të cilat ende nuk i ke vënë re. Të lexosh Festa e Cjapit është si një letargji danteske, si një udhëtim vajtje-ardhje në ferr, një realitet që e shohim vetëm nga dritarja e shtëpisë sonë dhe çdo shtëpi tjetër e qytetit tonë na duket mjaft larg, thuajse mosekzistuese, si një shpikje e një mendjeje makabre. Është idiotësi të mendosh se me një shikim të vetëm prej asaj tek dritareje të shtëpisë sonë të mund të shohësh të gjithë lagjen teksa kthehet prej punës, siç është po aq e pamundur të dëgjosh dikë të thotë “Gjërat shkonin më mirë gjatë Procesit, kishte më pak vjedhje”. Dhe në një farë mase këto mendime e bëjnë përdorimin e lirisë së mendimit një lloj shfrytëzimi në një mënyrë më të thjeshtë të të kuptuarit të realitetit, sepse në çdo rast të kujtojnë të shkuarën ashtu si amerikanolatinët të detyrojnë me patjetër të mendosh për të tashmen që të mund të sigurosh të ardhmen, sepse në historinë e Amerikës Latine gjithmonë vendosemi në pritje të një “Cjapi”.

Rafael Leonidas Trujilo nuk ka ardhur në pushtet nga një ditë në tjetrën; rrugëtimi i tij nisi si telegraf, në vijim si pjesë e një grupi të rrumbullakët “42” gjatë promovimit të shkallëve hierarkike ushtarake, dhe me sukses e pas shumë vitesh arriti të ishte oficeri të cilin të gjithë e respektonin apo dhe e kishin frikë. Kështu ai pati mundësinë të jetë shpresa e re e Republikës Domenikane, Bamirësi, Kryekomandanti. Iluzioni u shndërrua në një ujk veshur me lëkurë deleje.

E kaluara jonë ka me siguri shumë prej këtyre liderëve, që mbërrijnë në krye si “populistë”, që vijnë me shpresën e madhe të të bërit mirë, e më pas shndërrohen në darë të mbyllura duke shuar çdo shpresë zhvillimi apo mirëqenieje. I kujtojmë më pas si “të paemër”. Dhe ndodh ndoshta për të mos dashur të harrojmë historinë tonë, a është e nevojshme t’i kujtojmë, apo më keq, të rikthehemi të jetojmë ferrin që na privon demokracinë, lirinë apo e thënë më thjeshtë të gjitha të drejtat e fituara që në lindje në bazë të anëtarëve të një shoqërie që me dëshirë kërkon të quhet moderne?

“Ndoshta ishte e vërtetë që për shkak të qeverive të mëvonshme shkatërrimtare, shumë dominikas e dëshiron me shpirt në këto çaste Trujilon. Ata i kishin harruar abuzimet, korrupsionet, vrasjet, spiunazhet, frikën: kthehet miti në horror…”

Kjo është një bukuri e thjeshtë dhe delikate që na rrethon dhe rregullon jetën tonë, duke na bërë të mendojmë se gjërat do të përmirësohen, dhe besojmë se çdo gjë do të shkojë mirë. Të gjithë personazhet në tekstin e romanit janë në një realitet të dukshëm të largët që i jep Trujilo si babai i republikës, deri sa një ditë magjia prishet, Cjapi u shkakton atyre dëm të pariparueshëm që gjeneron një lloj dëshire atëvrasje përreth pothuajse të gjitha karaktereve. Vdekja e Trujilos është e pashmangshme, është e nevojshme për ringjalljen e demokracisë dhe zhdukjen e barbarisë në të cilën qytetërimi është zhytur. Frojdi ka zhvilluar një tezë të tërë që shpjegon këtë fenomen, por që ka më shumë lidhje me “zhvillimin e qytetërimit”, i cili në vetvete kërkon festën e sakrificës së cjapit për të krijuar një shoqëri të re. Por a është e nevojshme kjo gjakderdhje në ditët e sotme? P.sh. shoqëria argjentinase ende ka kujtime të freskëta në lidhje me ngjarjet e vitit 2001.

Pse sot, shumë vite pas vdekjes së Trujilo, ne dështojmë në atë shoqëri aq shumë të dëshiruar? Pse pas kaq shumë vitesh, pasi kemi arritur majat, rrëzohemi përsëri? Ndoshta sepse mekanizmat e elasticitetit njerëzor nuk janë në gjendje për tu mbrojtur kundër tekave dhe tejkalimit të caqeve të një diktatori i cili ka shkërmoqur të gjithë strukturën mbajtëse të Amerikës Latine, duke e lënë kështu në një boshësi që do të jetë shumë e vështirë për tu rikuperuar.

“Harrojini djegiet, plagët nëpër këmbë, frikën. Ato nuk lëvizin. Kthehen në të padukshme, thuajse si të mos kenë qenë.”

“Të gënjeva, unë nuk kam dashnor kushërirë. Nuk kam pasur e as nuk do të kem. Ami, babai dhe Shkëlqesia e tij më kthyen në gërmadhë.”

Nëse dikur Trujilo ishte në gjendje për të sunduar mediat, sot ne jemi të rrethuar nga një pasuri informacioni, pra si do të mund ta kuptojmë realitetin nëse e vërteta shtrembërohet gjithmonë? I gjithë realiteti politik i së tashmes duket sikur manovrohet nga fjala “kundërshtim” dhe mediat e komunikimit përfshihen në një luftë me qeverinë e radhës.

Historia makabre e Gjeneral Rafael Leonidas Trujilo ringjallur nga Mario Vargas Llosa na bën të kujtojmë të kaluarën, duke e rimenduar dhe duke u përpjekur për të kuptuar të tashmen, sepse nëse ne harrojmë të shkuarën, është e sigurt që do të dëmtojmë të ardhmen. Sepse së pari liria e shoqërisë sonë është një borxh që ne kemi ndaj saj, na bën të kuptojmë jo vetëm një qëndrim, por edhe dy a mos më shumë, na bën të përpiqemi të mos biem pre e përshkallëzimit të “mosdijes” sonë. “Festa e Cjapit” është një syhapje për të parë më qartë atë që na rrethon.

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.