Një libër në ditë: Dera, Magda Szabo

Published on

in

Pak para më shumë se një viti, në vitrinën e një prej librarive të Tiranës vërejta titullin Dera të Szabo. Letërsi hungareze, thuajse e palëvruar prej meje. Nga ballina dukej interesant, nga brendia doli të qe edhe më interesant. Gjatë kërkimeve munda të lexoja vetëm: “Dera është një eksplorim shqetësues i marrëdhënies midis dy grave krejt të ndryshme. Magda është shkrimtare, e shkolluar, e martuar me një akademik, me shpirt publik, me një marrëdhënie të paqëndryeshme me autoritetet komuniste hungareze. Emerenca është një fshatarkë analfabete, e padurueshme, surprizuese dhe e pamoshë”. Dhe kjo gjë më grishi. E lexova. Një stil i veçantë, figuracion i harmonizuar dhe gërshetim në balancë thuajse të përkryer i së tashmes me të shkuarën. Deri diku një dokuroman hungarez, i cili prek jo vetëm pjesën e historisë së vendit ku zhvillohen ngjarjet, por edhe një pjesë të errët në mendjet njerëzore mbi krimet e luftës dhe ato komuniste.

Nëpërmjet personazhit të Emerencës, Magda vendos të gjitha të vërtetat e kërkimeve të saj mbi atë periudhë. Denoncon dhe dëshmon për një tematikë të cilën sot e konsiderojnë të konsumuar. Gjithashtu, po me anë të këtij personazhi të mirëndërtuar, duket sikur kërkon të nxjerrë në pah dhe një pjesë të traditës. Emerenca përshkruhet si një personazh me një stil jetese unik, e veçuar nga bota, nursëze, e grindur, e vetmuar, nikoqire, e mbajtur. Dhe kjo për shkak të të shkuarës dhe fëmijërisë. Për të, gjithçka që kishte rëndësi ishte mendimi i botës, paraqitja e saj në sytë e tyre. Dhe me ketë mendim ajo detyrohej të mbyllej pas një dere. Shtëpiza e saj dhe bota jashtë dukej të ishin si dy kohë që ndaheshin pikërisht prej asaj dere. Ajo derë ishte portali kohor i dy realiteteve krejt të ndryshme. Me të kaluar pragun, hyje në një vend ku dukej se koha kishte ndalur. Dhe Emerenca ndihej kaq e qetë në mikrobotën e saj. Nuk lejonte kënd ta përdhoste. Madje as familjarët apo të afërmit.

Lidhja e saj (si personazh) me Magdën qe diçka krejt e natyrshme, (edhe pse duket sikur ka njëfarë kundërshtie) si një kërkesë për tu bërë pjesë e një jete të mbyllur, e cila ishte në kërkim të dritës. Ndaj, në anën artistike, e gjithë dëshmia kryhet në respekt të të gjitha normave letrare dhe morale. Asgjë nuk cënohet, e as shëmtohet me përshkrime të vagullta, të pavërteta apo sipërfaqësore. Personazhi i Emerencës përfaqëson më shumë se një individ, më shumë se një mendësi dhe ky roman e shfaq dhe e mbron me fanatizëm.

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.