Një libër në ditë: Të thuash gati të njëjtën gjë, Umberto Eko

Published on

in

Sinonimet e altavistës

Përkufizimi i përkthimit është detyra më e vështirë e mundshme. Në fjalorë të ndryshëm gjenden shpjegime të ndryshme, por si më i saktë dhe shkencor merret shpjegimi i Webster New Collegiate Dictionary ky përkthimi përkufizohet si “të përcjellësh apo të kthesh nga një tërësi simbolesh në një tjetër.

Por fjalorë të ndryshëm flasin për kalimin nga një gjuhë në një tjetër, dhe një gjuhë fut në lojë bashkësi simbolesh që përçojnë kuptimet.

Fati i keq i çdo teorie përkthimi është se duhet të niset nga një nocion i kuptueshëm dhe i patundur i “ekuivalencës së kuptimit”, ndërsa ndodh jo rrallë që në shumë faqe të semantikës e filozofisë së gjuhës, kuptimi të përkufizohet si ajo që mbetet e pandryshuar në proceset e përkthimit.

Jo medoemos ekuivalente në kuptim duhet të jenë fjalët sinonimike. Kjo gjë varet prej secilitdo. Por çështja e sinonimisë është pengesa e çdo përkthyesi. P.sh. baba dhe at’, janë sinonime, por nuk mund të përdoren gjithmonë me të njëtin kuptim, pasi at’ përdoret dhe në terma fetarë. Apo shembulli tipik për përkthimin e Xha Gorio si në shqip, ashtu edhe në anglisht. Në origjinal (frëngjisht) është Le pere Goriot, ndërkohë që në shqip vjen në Xha Gorio dhe në anglisht e lenë po Le pere Goriot, duke mos e marrë guximin ta përkthejnë Daddy Goriot apo Father Goriot.

Kthyeshmëria dhe efekti

Shembulli i marrë prej Ekos në trajtimin me këtë çështje është një film televiziv frymëzuar nga Zemra e De Amicis. Kush e njihte librin, mund të gjente elementë të ngjashëm në personazhe dhe në përshkrimet e ambienteve, etj. Problemi i vërtetë që ngrihet prej shkruesit të librit është nëse do të mundej Pierre Menard borgjezm, që nuk e njihte librin e De Amicis, ta rishkruante pothuaj njësoj duke u nisur nga film televiziv. Pas qasjeve përkthimore del përfundimi që  ajo çfarë mungon është incipiti me fjali emërore, koha e kryer e thjeshtë në fillim të fjalisë së dytë shërben për të përcaktuar kohën tekstit.

Gjithashtu nga përkthimet në një gjuhë në tjetrën vihen re gafa të cilat në shikim parësor do të quheshin të pafalshme. Eko i mëshon përkthimit në frëngjisht të Pinokut, ku nxjerr në dukje vendosjen e vijës përpara fjalisë së parë. Kjo vizë është e domosdoshme në veçimin e dialogjeve (fjalëve të personazhit), ndërkohë që francezët e kanë përdorur në fjalët e rrëfimtarit. Ky veprim është cënim i tekstit. Ndërkaq, problemi është pikërisht këtu, sesi vjen kjo spërdredhje tek lexuesi, pasi rrëfimtari dhe personazhi ndryshojnë prej njëri tjetrit, dhe vështirësia për lexuesin e vogël është shumë më e madhe sesa për një lexues të rritur.

Ky trillim metarrëfimtar i Kolodit ka shumë rëndësi pasi, duke ardhur menjëherë pas “na ishte njëherë”, e përcakton gjininë e tekstit si tregim për fëmijë, më pas, nëse kjo do të ishte e vërtetë, dhe nëse Kolodi donte t’u fliste të rriturve, kjo është çështje interpretimi, por nëse këtu ka ironi, ajo ekziston pikërisht sepse teksti sjell, dhe jo si një batutë dialogu e kushedi se kujt, një mesazh të qartë tekstor.

Dy përkthimet e përmendur në këtë kapitull qëndrojnë në dy pozicione të ndryshme, në një shkallëzim kthyeshmërie. Si i pari ashtu dhe i dyti sigurojnë kthyeshmëri pothuaj të plotë, përsa i përket fabulës së mirëfilltë, por i pari  i bën shumë të kthyeshme edhe disa tipare stilistike dhe një strategji kumtuese, ndërsa i dyti e bën shumë më pak këtë gjë.

Pas gjithë sa u tha, kthyeshmëria nuk është përmasë paralele, por një lëndë shkallëzimesh pafundësisht të vogla. Shkohet nga një kthyeshmëri maksimale si atëherë kur Pinoku i kthyer në film humbet disa elementë ku Zana Flokëkaltër kthehet në Zana e Kaltër apo Bulkthi shndërrohet në një personazh simpatik, gjithashtu shohim se nga fillimi i filmit nuk mund të rindërtohet fillimi i tregimit gojor, ashtu siç nga ana tjetër humb e gjithë strategjia kumtuese e Kolodit si zë rrëfyes.

Kthyeshmëria minimale mund të simbolizohet fare thjeshtë me tregimin guatemalas i cili ka shkruar atë që konsiderohet si tregimi më i shkurtër i gjithë letërsisë botërore: Kur u zgjova, dinosauri ishte ende aty.

Interpretimet janë dy, personi fjeti në krah të dinozaurit dhe kur u zgjua dinozauri ishte ende aty, ose personazhi fjeti, ëndërroi një dinozaur dhe kur u zgjua, ajo çfarë ëndërroi, pra dinozauri, ishte ende aty. Interpretimi i dytë ngjan më kafkian, por ajo çfarë regjizori duhet të bëjë, është të zgjedhë një prej interpretimeve për të vënë në jetë një film me metrazh të shkurtër.

Një parim i arsyeshëm i kthyeshmërisë do kërkonte që thëniet dhe shprehjet idiomatike të përktheheshin jo fjalë për fjalë, por duke zgjedhur shprehjen që përkon me to në gjuhën e përkthyer. Por ka edhe përjashtime, pasi përkthime të tilla mund të tingëllojnë çuditshëm për gjuhën ku përkthehet teksti, ndaj edhe përkthyesi ndonjëherë bën disa manovra të rrezikshme, ku jo gjithmonë dalin të suksesshme. Shembulli i Ekos është mbi përkthimin që Pavese ka bërë mbi veprën e Xhejms Xhojsit.

Sipas Bruni-t, përkthyesi duhet t’i besojë edhe gjykimit të dëgjimit, për të mos prishur e trazuar atë çka shprehet me elegancë dhe ndjenjë ritmi.  Për të ruajtur nivelin e ritmit, përkthyesi mund të çlirohet nga detyrimi i të respektuarit fjalë për fjalë tekstin e burimit.

Kuptimi, interpretimi, negociata.

Duke mos mundur të përcaktohet kuptimi përmes sinonimisë, s’mbetet të bëhet tjetër veç të kuptohet si gjithë sa një zë i fjalorit apo i enciklopedisë bën të përkojë me një term të caktuar. Në fund të fundit, duket një kriter i mirë, edhe për të shmangur dukuri të pamatshmërisë mes gjuhëve, meqë një fjalor i mirë i një gjuhe duhet të shpjegojë se në cilat kontekste fjala dru do të thotë dru ndërtimi dhe në cilat të tjera, dru i punuar apo pylli.

Ky kriter përputhet me semiotikën e konceptuar sipas Ch. S. Peirce. Sipas tij, interpretues i një representamen është një tjetër shfaqje a shprehje e të njëjtit “objekt”. Për të përcaktuar kuptimin e një shenje apo tërësi shenjash, që nga ana e vet mund të interpretohet nga një tjetër shenjë apo tërësi shenjash, e kështu me radhë.

Në rrafshin leksikor interpretuesi mund të jetë madje një sinonim, një shenjë në një tjetër sistem semiotik me gishtin drejtuar mbi një objekt të vetëm që dëftohet si përfaqësues i klasës së objekteve, të cilës i përket një përkufizim, një përshkrim.

Interpretuesi mund të jetë një përgjigje sjelljeje dhe emotive. Peirce do të ketë folur për energetic interpretant, në kuptimin që një e qeshur mund të kuptohet si interpretimi i një batute hokatarë. Pikërisht një nocion kaq i gjerë i interpretuesit thotë se, nëse një përkthim është sigurisht një interpretim, jo gjithnjë një interpretim është një përkthim. Të përkthesh nuk mjafton të krijosh një interpretues të termit, të fjalisë apo të tekstit origjinal. Interpretuesi është ai që të bën të dish diçka më shumë, dhe sigurisht nëse interpreton topo si “gjitar brejtës”, mëson disa veti të miut që ndoshta nuk i njihje më parë.

Humbje dhe kompesime.

Ka humbje që mund t’i quanim absolute. Janë rastet kur s’është e mundur të përkthejmë, e nëse, ta zëmë, i hasim këto raste gjatë përkthimit të një romani, përkthyesi përdor të fundit mundësi, vendos një shënim në fund të faqes i cili fundos njëherë e mirë humbjen në tekst.

Përpara se të flasim për varfëri leksiku lipset të arsyetojmë mbi lojën e përputhjeve që teksti krijon mes figurave të ndryshme. Pra, rregulli duhet të jetë i tillë që edhe kur jemi të tunduar për ta bërë këtë, s’mund të pasurojmë asnjëherë leksikun e autorit. Për fat të keq, ndonjëherë përkthyesi është i detyruar të veprojë ndryshe. Kjo gjë ndodh shpesh me përkthime që vijnë në gjuhën shqipe, ku përkthyesit dalin jashtë kontekstit vetëm e vetëm të mos prishin vargun, të plotësojnë rimën, të ruajnë ritmin, apo shumë më keq se kaq, në prozë presin paragrafë të tërë për të përcjellë emocionin që gjendet në origjinal. (shtojcë)

Ka raste në të cilat humbja, nëse i përmbahemi pikë për pikë tekstit, është e pandreqshme. Këtë gjë e vërejmë në përkthimet e gjuhëve të vogla të cilat nuk i plotësojnë dot kërkesat dhe rastisin në prerje të tekstit apo në kompesim të fjalëve me sinonime apo fjalëkuptueshmëri të gabuara.

Të pafundme janë rastet kur del se është i pamundur një përkthim i përshtatshëm, prandaj autori e autorizon përkthyesin të kapërcejë fjalën ose gjithë fjalinë, nëse kupton se në ekonominë e përgjithshme të librit, kjo humbje është e pallogaritshme. Një rast tipik është ai i listës së fjalëve të çuditshme e atyre që s’përdoren më. Nëse ndër 10 fjalë të një liste njëra del që është e papërkthyeshme, lista do të ishte e mjaftueshme edhe me 9 fjalë. Këtë gjë e vërejmë mrekullisht te përkthimet e Nolit, ku në krahasim me origjinalin, ka mungesë fjalësh të cilat janë të papërkthyeshme dhe të papërshtatshme për gjuhën shqipe. Por ndodh që sot ato fjalë të gjenden në shqip në një mënyrë të tërthortë, nëpërmjet huazimeve dhe përshtatjeve.

Ndonjëherë problemi nuk qëndron në zëvendësimin e fjalëve sesa kur hiqet një pjesë e tërë. Me një saktësi të pamëshirshme te përkthimi i Nolit gjendet me saktësi 5% pjesë të hequra në përkthimin në shqip. Ndaj këtij gjesti Noli jep një deklaratë ku thotë që pjesët e hequra nuk kanë rëndësi për lexuesin, dhe heshturazi i përmbahet parimit përmendur në hyrje prej Ekos, sipas të cilit përkthimi duhet të respektojë juridikisht “thënien e autorit” apo “thënien e tekstit në origjinal”.

Të shohësh gjërat dhe tekstet.

Kur e pyetën ekon sesi arrinte t’i përshkruante aq saktë hapësirat, ai u përgjigj se vizatonte skica dhe harta që tu jepte mundësi personazheve të lëviznin, pra ai gjendej në botën e tyre si mbret apo krijues i hapësirës.

Hipotipoza është efekti retorik, në sajë të të cilit fjalët mund të bëjnë të dukshme objektet. Mjerisht, të gjitha përkufizimet e hipotipozës janë si një rreth vicioz, që do të thotë që përcaktojnë si hipotipozë atë figurë përmes së cilës paraqiten apo evokohen përvoja vizuale nëpërmjet fjalëve. Vitet e fundit më ka rastisur të merrem me tekste të shumta letrare (kryesisht në spanjisht, anglisht, portugalisht) për të përcaktuar teknikat e ndryshme me të cilat një shkrimtar realizon hipotipozën, prandaj për këtë çështje duhen marrë punët individuale me tekstin.

Kryesisht në këtë pjesë të tekstit kemi përvoja personale të Ekos, apo shembuj letrarë të cilët nevojiten si pikë referimi që në punë e sipër të mund të hasen prej secilit prej nesh.

Përfundime dhe ide

Kapitujt e shqyrtuar më sipër janë ata që tërhoqën vëmendjen dhe ngacmuan interesin tim në lidhje me çështjet përkthimore. E gjithë vepra është një ndihmë e madhe në procesin e punës së një përkthyesi dhe ndan me secilindo një eksperiencë e cila mbetet si epiqendër e punimeve.

Po të njëjtat nëntema më ndihmuan në krijimin e disa detyrave. Përkthimi është një ndër misionet më të vështira pasi në përdorimin e një fjale mund të prishësh një rrjet të tërë i cili funksionon në mënyrë harmonike. Gjatë rrugës për tu bërë dhe unë një përkthyes (minimumi gjatë një detyre kursi), kuptova që gjithçka është ashtu siç Eko përmend, madje ndihmon në shmangien e problematikave dhe jep zgjidhje të shpejta dhe ideale për një punim. Normalisht që ka pika ku mund të kundërshtohet, por në këtë detyrë e kam të ndaluar të jap një kritikë.

Idetë që më nxiti kanë të bëjnë kryesisht me ripërkthime veprash të cilat kanë ardhur në mënyrë të shpejtë dhe të gabuar në dorën e lexuesit, dhe në këtë mënyrë vjen dhe një krijimtari e tjetërsuar, për të mos thënë një vepër e re. Nëse shkrimtari krijon diçka unike, përkthyesi duhet ta përcjellë tek lexuesi i gjuhës së tij po në mënyrë unike, e jo në mënyrë të tjetërsuar apo të personalizuar, përvetësuar apo të deformuar.

(Analizë e pjesshme)

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.